Kosova ndërmjet modelit ekonomik evropian dhe amerikan
Zhvillimi ekonomik paraqet sfidën më të rëndësishme të klasës udhëheqëse të një vendi. Progresi në fushën ekonomike është njeri nga indikatorët kryesor për afinitetin qeverisës të një klase politike dhe të shoqërisë në përgjithësi. Shoqëritë e ndryshme, e sidomos ato qe ju kanë bashkuar më vonë konceptit të ekonomisë së tregut, kanë zhvilluar debate të jashtëzakonshme për modelin që duhet të ndjekë klasa e tyre politike për zhvillimin e shtetit dhe të kombit të tyre. Për rreth 200 vjet, debati mbi organizimin ekonomik është sjellë rreth përballjes mes dy sistemeve të mëdha e rivale: kapitalizmit e socializmit. Kjo lloj përballje ka qenë aq e rëndësishme sa qe ka përcaktuar strukturën e vet spektrit politik të një shteti.
Në praktikë, sistemet ekonomike kanë qenë gjithnjë e me të ndërlikuara e vështirë për tu klasifikuar dhe në realitet shoqëritë kanë përgatitur modelet e veta të cilat i kane aplikuar si procese zhvilluese që kanë sjellë përparime apo edhe dështime e stagnime ekonomike. Planifikimi ekonomik centralist si koncept, mbas ndryshimeve të mëdha që ndodhën pas vitit 1989, pothuaj pësoi goditje të madhe apo humbi tërësisht rolin dhe la pasoja të mëdha tek zbatuesit e kësaj filozofie ekonomike. Prandaj është përgjegjësi e madhe përcaktimi i rrugëtimit që duhet të ndjek klasa politike drejt formësimit të opsionit që duhet të përdor në përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik.
Nga përvojat e shteteve që kanë kaluar këtë rrugëtim, rezulton se një rrugë “e drejtë” e ngritjes së një sistemi ekonomik të suksesshëm, nuk ekziston. Në mungesë të një sistemi perfekt ekonomik, ekonomia e tregut u tregua si opsioni më efikas dhe më i mirë për shoqëritë dhe shtetet. Siç duket mbizotërimi i ekonomisë së tregut ndaj antipodit të saj centralist ndodhi për shkak se në themel të të parës qëndron liria. A ka vendi ynë një profilizim ekonomik mbi rrugëtimin e tij në shekullin 21? Cila referencë e ekonomisë së tregut i përshtatet ekonomisë së vendit tonë dhe sa është klasa jonë politike e përgatitur për të futur në veprim njërin nga profilet ekonomike qe ka treguar rezultate të mira?
Nga përvoja e kaluar qeverisëse disavjeçare, një profilizim i tillë nuk pati as kushtet por as përvojën për tu trajtuar seriozisht. Edhe pse u bënë përpjekje të mëdha për të caktuar prioritetet kohore që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit turbulencat e shpeshta politike nuk siguronin konsistencën e nevojshme që vizionet të kthehen në veprime. Në shoqërinë tonë mungojnë debatet e natyrës së tillë, të cilat do të ndihmonin në rrugëtimit e vendit tonë drejt shoqërive të avancuara. Përvoja tregon se ekonomia e tregut është një garë sfiduese për shtetet e vogla dhe të varfra, që kanë një lidërship pa përvojën e duhur dhe që kanë përreth fqinjë që ndjekin diskurs të theksuar nacionalist, siç është rasti me Kosovën.
Prandaj, ndërtimi i një shteti me ekonomi të zhvilluar për shoqërinë dhe institucionet tona mbetet prioritet mbi prioritete. Ne duhet të përcaktojmë cili model ekonomik dhe cilat veprime do na japin fryte afatshkurtra dhe afatgjata, cili do të jetë roli i shtetit në këtë proces dhe si do të krijojmë një buxhet i cili do të mbuloj nevojat e shoqërisë. Këto janë sfidat që ne duhet t’i zgjedhim me ndihmën e modeleve dhe eksperiencave të shteteve të zhvilluara. Po t’i referohemi përvojave të vendeve të cilat kanë pasur zhvillim të mirë ekonomik, kapitalizmi i sipërmarrjes së lirë ka dhënë një rezultat të mire ne Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Parimet e lirisë së tregut kanë ndihmuar për ta mbajtur pronën publike në një nivel minimal dhe të sigurojnë qe furnizimi me të mira materiale vepron pak më shume se sa si një rrjetë sigurimi.
Bizneset amerikane janë tipike të drejtuara drejt fitimit, ku prodhimtaria e lartë dhe fleksibiliteti i tregut të punës shpërblehet. Pa dyshim që SHBA-të kanë avantazhe natyrore që i japin mundësinë që të përfitojë nga zbatimi i parimeve të lirisë së tregut, veçanërisht një tregu kombëtar me përmasa kontinentale, pasurisë në burime natyrore dhe një kulture popullore shumë individualiste. Ky model i kapitalizmit të lirë ka dhënë rezultate të shkëlqyera në këto dy vende të mëdha, duke ju falënderuar edhe vetëdijes së forte dhe misionit kombëtar në fushën e ekonomisë. Një model tjetër që i përshtatet edhe Kosovës është kapitalizmi social që është zhvilluar në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore e asaj perëndimore e në veçanti në Gjermani, Austri, vendet e Beneluksit, Francë dhe në pjesën më të madhe të vendeve skandinave.
Gjermania është shembulli tipik i përdorimit të kësaj ideje për të transformuar vendin e shkatërruar në Luftën e Dytë Botërore, në një fuqi kryesore ekonomike të Evropës. Në Gjermani ky sistem është i mbështetur në lidhjen ndërmjet kapitalit industrial dhe financiar në formën e një marrëdhënie të ngushtë ndërmjet korporatave të biznesit dhe bankave rajonale të cilat shpesh janë aksionare kryesore në këto korporata. Ky ka qenë boshti rreth të cilit është sjell ekonomia gjermane pas luftës, dhe që ka orientuar ekonominë drejt investimeve afatgjata se sa drejt fitimeve afatshkurta.
Ky model i aplikimit kërkon shumë këshillime, negociata dhe koncezus,por aplikimi i këtyre parimeve ka rezultuar me zhvillimin e fuqishëm të shoqërive dhe shteteve që kanë aplikuar këtë sistem. Ky model dhe rregullimi i infrastrukturës ligjore do të kishte dhënë rezultate të mira në zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe të shoqërisë kosovare në përgjithësi.
Prandaj institucionet dhe shoqëria jonë duhet të hapin debatin se cilin vizion zhvillues duhet ta përdorim në Kosovë që të kemi shkallë më të lartë të përparimit ekonomik. Modelet e zhvillimit ekonomik të shteteve skandinave dhe te Gjermanisë do të duhej të shërbenin si një pikënisje e mirë për të ardhur deri tek varianti kosovar që gjithsesi duhet të jetë autentik dhe të ketë parasysh kontekstin lokal dhe rajonal.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-TRUMP-780x439.jpg)
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër