LAJMI I FUNDIT:

Çlirimi i Fizikës

Dy fjalë për lajmin e ri nga CERN-i

Të premten, më 23 shtator 2011, u botua punimi i një ekipi fizikanësh (117 sish!) të cilët në CERN (një laborator gjigant në Gjenevë) në mënyrë eksperimentale vërtetuan se grimcat materiale mund të lëvizin më shpejtë se drita. Nuk u zbulua grimcë e re, por grimcat e njohura me emrin NEUTRINO (grimca shumë më të vogla se sa protoni, neutroni e elektroni) janë shpejtuar në aparate për shpejtim të grimcave (akseleratorë).

Pra, fizikanët arritën ta shpejtojnë neutrinon deri në shpejtësinë 300006 km/s, ndërsa drita në vakuum arrinë shpejtësinë 299792 km/s. Mbaroi shpjegimi. Tjerat kuptohen, nëse kuptohet fakti se “fizika zyrtare” e ka bërë ligj suprem, gur themeltar të fizikës, konstantë univerzale të natyrës pohimin se: shpejtësia e dritës është gjithnjë konstante dhe e patejkalueshme në çfarëdo sistemi referues. Me fjalë tjera, eksperimenti më i ri “rrëzon ligjin suprem të fizikës”, “rrënon gurin themeltar të fizikës” dhe “konstantën univerzale të fizikës” e kthen në konstantë të zakonshme të shpejtësisë së dritës, për një mjedis të dhënë.


Si do që të jetë, mjafton që njeriu të ketë përgatitje solide nga fizika dhe matematika e gjimnazit dhe të kuptojë, se mbi 100 vjet fizika ka qenë në rrugë të gabuar, duke u mbështetur në teorinë e Ainshtainit (Albert Einstein) për lëvizjen relative.

“Lajmi i ri” është i vjetër!

Shpesh ka ndodhur në shkencë, që “zbulimet shkencore” kanë qenë në të vërtetë rizbulime. Edhe tani, kjo ka ndodhur. Pra, a ka pasur më herët grimcë që ka lëvizur më shpejtë se drita? PO! A e ka regjistruar njeriu një lëvizje të grimcave me shpejtësi më të madhe se drita? PO! Madje, një mori eksperimentesh që merren si vërtetim i teorisë së Ainshtainit mbi relativitetin, identifikojnë lëvizjen më të madhe se ajo e dritës, mirëpo, interpretimi i Ainshtainit dhe besimtarëve të tij e kanë mbuluar këtë fakt. Një mori fizikanësh me renome ndërkombëtare e kanë ngritur zërin kundër shkeljes së fakteve. Disa prej tyre edhe nobelistë të fizikës. Por, shumica ishte me Ainshtainin! Politikë! Besim! Shkenca u shkel për një kohë!

Çka do të ndodhë tani me fizikën?

Fizika do të rishkruhet. Mirëpo, ka fizikanë të menqur të cilët edhe kur kanë shkruar libra të fizikës së përgjithshme (madje, të nivelit universitar) kanë pasur kujdes dhe nuk e kanë përmendur qoftë edhe me një fjali ekzistencën e një farë teorie të relativitetit të Ainshatinit. Edhe e kanë shpjeguar për mrekulli fizikën. Pra, këta fizikanë nuk kanë nevojë ta rishkruajnë fizikën. Me fjalë tjera, fizika nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë për teorinë e relativitetit. Mirëpo, e vërteta është se 99% e fizikanëve i kanë besuar Ainshatinit, 99, 99% e librave e përmbajnë teorinë e gabuar. Prandaj, me plotë gojën mund të thuhet se fizika do të rishkruhet.

Sigurisht, do të ketë përpjekje të mëdha nga ana e “fizikanëve relativistë” që edhe kësaj here t’ia hedhin së vërtetës. Por, edhe nëse ndodhë kjo edhe për një kohë, të vërtetën nuk mund ta heshtin përgjithmonë. Teoria relative e Ainshtainit është shumë më e ndërlikuar sot, se sa në origjinën e saj, pikërisht për t’i shmangur faktet të cilat gjatë 100 viteve të kaluara i kanë sjellur fizikanët që mendonin se teoria relative ishte e gabuar. Fakti që ende në fizikë është e pranishme teoria e relativitetit është turp i fizikës së shekullit 21 (shih www.klinaku.com, 2009). Ndërsa, një ndër mashtrimet më të mëdha të njerëzimit përgjithësisht, është mbajtja e Ainshtainit për njeriun më të menqur të njerëzimit. Si duket, tani ky turp dhe ky mashtrim do të lahet shpejt.

Befasi apo lajm i pritur?

Gati si në çdo problem, edhe për teorinë e relativitetit janë dy taborre kryesore ithtarësh. Ata që ishin PËR dhe ata që ishin KUNDËR. Ata që ishin për edhe janë befasuar me lajmin nga CERN-i. Ata nuk e besojnë ende këtë lajm. Por, ata që ishin kundër dhe që kishin punuar në drejtim të zbardhjes së vërtetës, këtë lajm e kanë pritur. Unë e kam pritur çdo ditë. Pres triumfin përfundimtar. Në pritje të këtij lajmi jam përpjekur të argumentoj se teoria e relativitetit e Ainshtainit është e tëra gabim (baza e saj, mënyra e ndërtimit të saj dhe interpretimi që u bënë ajo fenomeneve). Këtë e kam bërë në aspektin teorik dhe duke interpretuar rezultatet e eksperimenteve të mirënjohura që kanë të bëjnë me teorinë e relativitetit. Dy prej disa punimeve të mia në këtë fushë mund të gjenden në këto lidhje interneti: http://link.aip.org/link/?APCPCS/1316/345/1 dhe http://147.96.27.42//getFile.py/access?contribId=30&resId=0&materialId=poster&confId=3

(Autori është profesor i fizikës në Fakultetin e edukimit, Universiteti i Prishtinës dhe është autor i shumë punimeve që shpjegojnë se teoria e Albert Einstein-it mbi relativitetin është e gabuar, autori mund të kontaktohet në: klinaku@uni-pr.edu)

Në trend

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

Magazina
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori