Arsimi shteteror dhe ai privat
Arsimi ka qenë dhe do të mbetet padyshim shtylla më e fortë që ka mbajtur dhe mban çatinë e shoqërisë. Është arsimi ai që bën të mundur ruajtjen, zhvillimin dhe përparimin e vlerave të individit dhe të kombit. Nëpërmjet arsimit merr hov zhvillimi shoqëror. Është ushqyesi më i qenësishëm i mendjes, por gjithashtu është edhe pishtari i sistemeve. Me arsim merr formë karakteri kolektiv i një brezi, karakter ky herë-herë i ndikuar nga sistemi. Në raport të drejtë me rëndësinë e arsimit ka qenë edhe përpjekja e sistemeve për ta infektuar me ideologji atë. Ky infektim ka zgjatur jo pak, por dyzet e pesë vjet komunizëm, ku përveç shkencave ekzakte, që ndërhyrja është e vështirë pasi dy plus dy bëjnë katër, ka patur ndërhyrje, shformim dhe interpretim të pamëshirshëm të teksteve shkollore në shërbim të ideologjisë. Një marshim çorientues drejt ngritjes së kultit të individit me një literaturë paralizuese dhe shterpë, që nuk i shërbente askujt. Tonelata fletë dhe fjalë pa asnjë dobi. Lasgush Poradeci kur punonte në shtypshkronjë, revoltën e tij ndaj këtij fenomeni të atëhershëm do ta shprehte kështu: “Këtu vijnë shumë të ‘ditur’, po nuk dinë as sa Cuci (qeni) im”
Ky ka qenë pak a shumë fati i arsimit në periudhën famëkeqe 45 vjeçare. Si ka ndikuar tranzicioni mbi arsimin shqiptar në këto 20 vite? Përgjigja e kësaj pyetjeje kërkon një analizë të thellë, por unë shkurtimisht do të cek në disa pika.
Një ndër problemet e para që u shfaq pas viteve 90-të, problem, që në përmasa të vogla vazhdojmë ta vuajmë edhe sot, ishte mungesa e teksteve, pasi tekstet shkollore të mëparshme u dogjën, pasi kështu nevojitej për arsye të përmbajtjes shumë subjektive dhe shterpë. Infrastruktura mbeti në vendnumëro, ato godina funksionale u shkatërruan dhe dolën jashtë përdorimit. Filloi të zbehej dëshira për profesionin e mësuesit. Shkollat e larta mbusheshin me student, që nuk e donin këtë profesion, por për mungesë zgjedhjeje tjetër gjendeshin përballë një pesimizmi të madh në auditore universitetesh.
Ndërkohë, krahasuar me vendet europiane të po kësaj periudhe, shohim që investimi në arsim ishte pakrahasimisht më i lartë se investimi në sistemin arsimor të vendit tonë, që kishte nevojë imediate për rinovim dhe profilizim .
Një ndër fenomenet, që bie më tepër në sy gjatë kësaj kohe tranzicioni padyshim është lëvizja e madhe e njerëzve drejt qyteteve të mëdha të vendit çka automatikisht e përballi vendin tonë me një sfidë të re në fushën e arsimit. Pamundësia për t’i akomoduar të gjithë nxënësit nëpër institucione si dhe heterogjenizimi i madh nëpër klasa solli në mendje të investitorëve shqiptarë dhe të huaj idenë e investimit në arsim.
Filloi kështu epoka e arsimit jopublik në vendin tonë, që me hapa shumë të shpejtë arriti të bëhet markë dhe të bëhet i dëshirueshëm për të gjithë. Në një vend të tillë, me të tillë historik të sistemit arsimor, nuk qe shumë e vështirë shfaqja e këtyre institucioneve private. Në një kohë të shkurtër këto institucione pasuan njëra-tjetrën çka solli rrjedhimisht shtimin e alternativave dhe asaj që quhet konkurrencë dhe që është aq e nevojshme.
Shtimi i institucioneve private në vendin tonë nuk i zgjidhi në mënyrë të plotë problemet e arsimit por u shfaq si alternativë më e mirë se ajo që kishim. Ne aspektin infrastrukturor, që vlen për t’u theksuar, se janë institucionet private që sollën në mënyrë masive kompjuterin në vendin tonë çka për një kohë të gjatë madje dhe sot vazhdon ta ruajë luksin e vet. Janë institucionet private, që mundësuan laboratore, klasa me pak nxënës, si dhe mësues të predispozuar për të zgjidhur problemet e nxënësve. Në kohën kur akoma edhe sot e kësaj dite vazhdojnë problemet me tekstet shkollore për arsye të ankandizimit të prodhimit nga shtëpitë botuese duhet theksuar se, ka shkolla, të cilat ofrojnë tekstet e tyre në përputhje me nevojat e kohës.
Siguria në institucionet arsimore është një element tjetër shumë i rëndësishëm, pasi po bëhemi dëshmitarë shpesh të problemeve qe kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla. Duhet theksuar se institucionet private si domosdoshmëri e plotësimit të kërkesave, mundësojnë ambiente pakrahasimisht më të sigurta se ato shtetërore.
Ky përgjithësim për institucionet arsimore private ka përjashtimet e veta pozitivisht dhe negativisht por krahasuar me institucionet shtetërore qëndrojnë në pozita më të larta .
Janë institucionet arsimore private, që kane masivizuar përdorimin e tabelës elektronike dhe programe interaktive lidhur me të, çka përbën një revolucion në arsim. Është konkurrenca, që detyron këtë përparim, por që në fund të fundit ka rezultat shumë pozitiv .
Shkollat private janë disa fish më shumë të interesuara që të dërgojnë nxënësit e tyre në olimpiada kombëtare ose ndërkombëtare sepse u leverdis suksesi dhe thashethemi pozitiv. Në vendin tonë vazhdojnë të ruajnë traditën olimpiada të tilla si e matematikës, por për arsye të ndryshme nuk ka akoma konkurse projektesh mbi lëndë të caktuara. Ndërkohë që shkollat private u mundësojnë nxënësve të tyre pjesëmarrjen në konkurse që certifikojnë nxënësit me certifikata, që njihen botërisht. Intel, Isweeep, Volvo adventure etj., janë disa nga këto olimpiada të njohura.
Ka shumë për t’u përmendur, por në pikën kritike që ndodhet arsimi shtetëror shqiptar, sidomos nga ana infrastrukturore dhe ajo e sigurisë së fëmijëve, pasi veset e rrezikshme kanë shtrirë kthetrat drejt tyre, duhet të përkrahim fort ata, të cilët investojnë në fushën e arsimit. Sot në vendin tonë ka të paktën dhjetë mijë nxënës, që janë thithur nga këto institucione private . Imagjinoni sikur t’i shpërndajmë këta nxënës nëpër shkollat shtetërore, do të na duheshin disa shkolla të tjera. Pra, vlen të mbështeten investitorët e këtij sektori, që kanë lehtësuar shtetin dhe jetën e qytetarëve. Për sa i përket mosplotësimit të kushteve edhe nga ana e këtyre institucioneve është konkurrenca ajo që ua jep dënimin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëG Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër