LAJMI I FUNDIT:

Ideja për ndarjen e Kosovës, fillim i ri i bashkimit të trojeve shqiptare

Ideja për ndarjen e Kosovës, është e frikshme për Bashkimin e Evropian, jo e neveritshme, sepse një gjë të tillë do ta kishte bërë edhe tani, sikurse e ka bërë pas Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912. Ku pothuaj deri në vitet 20-të të shek. XX-të, Fuqitë e Mëdha dhe shtetet shoviniste fqinje lakmitare të tokave shqiptare, bënë që populli shqiptar të ndahet në pesë shtete, një pjesë Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe më pak se 50 për qind e mbetur Shqipëri.

Çështja për ndarje nuk është një mëshirë e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, as një iniciativë për t’i bërë nder asaj ta mbaj të bashkuar, duke përjashtuar individualisht shtetet. Arsyeja është se Ballkani ishte tasti i shpërthimit të dy luftërave botërore dhe qëllimi i këtyre te fundit është, të mos ndodhë një herë e tretë, gjë që gishti është shumë afër tastit për të shpërthyer. Këtë herë vendi iniciues i çfarëdo lufte në Ballkan, Evropë apo Botë, mund të jetë Kosova, gjithnjë në saj të asaj, që mund të quhen pretendime të ndarjes se shtetit më të ri të botës. Këtu qëndron delikatesa e një shteti të sapoformuar, që sjell telashe aq të mëdha për bashkësinë ndërkombëtarë, duke u munduar ta ruajnë integritetin e saj, nga fqinjët lakmitar me shekuj të tërë.

Kosova tashme Shtet i Pavarur dhe me Integritet të Plotë që nga 25 korriku 2011, duke mos përjashtuar, brishtësinë që ka ajo zonë e përtej Ibrit, e cila edhe sot e tutje mbetet delikate dhe e paqartë.


Ideja e ndarjes së Kosovës, do të ishte shumë pozitive, në kuptimin e vijës kombëtare për bashkim. Kjo do të ishte një iniciativë shumë efektive për popullin shqiptar të ndarë e të degdisur, nëse bashkësia ndërkombëtare do ta lejonte ta bënte një gjë të tillë Serbinë. Atëherë qëllimet e popullit shqiptarë do të qartësoheshin, do të kthehemi në retrospektivë, duke e kërkuar hapësirën gjeografike të një populli me rrënjë të lashta.
Ndoshta në shikim të parë duket të jetë e çuditshme, absurde dhe e jashtëlogjikshme, por nëse punët ndërmerren më veprim dhe vetëdije të plotë ndaj çështjes kombëtare, sikurse u munduan dhe deri diku e bënë shumë patriot të shek.XIX-XX dhe shumë rilindës me veprimet dhe penën e tyre, në mbrojtje të popullit dhe hapësirës gjeografike shqiptare, atëherë me plotë kuptim e fjalës mund të thuhet se po bëhet një kauzë e përgjithshme e popullit shqiptar për bashkim.

Një gjë e tillë duhet të ndodhë herët a vonë, pse mos të ndodhë tani, është koha e duhur. Duhet t’i shfrytëzojmë synimet tona, tash kur në Ballkan është një situatë e brishtë, t’iu tregojmë se ne si popull i lashtë me kulturë e traditë, i cili asnjëherë nuk ka synuar ta sundoj dikë nëpër etapa të ndryshme historike. Pse mos ta kërkojmë atë që ishte e jona që nga koha e Pirros dhe Skënderbeut në shek.XV-të, asgjë më tepër, pos t’i kthehet dinjiteti dhe integriteti territorial hapësirës shqiptare.

T’i lëmë ana dilemat dhe krenarinë e tepërt dhe mashtrimin logjik të shumë intelektualëve, se populli shqiptarë mund të ndahet në pesë shtete, me pesë variante të gjuhës, me pesë flamuj e kushtetuta. Tek populli nuk ndryshon asgjë, e tëra tek ne është shqiptare, sikurse 1+1=2, si për të mirë si për të keq, ne jemi një, dhe identifikohemi me një. Në Janinë për shqiptarët nuk thuhet se është grek, por shqiptar i Greqisë, poashtu edhe në vende tjera të okupuara thirren të tillë, gjithnjë si shqiptar. Pse mos ta provojmë të themi vetëm shqiptar, pa aluduar në shtetet tjera, por në të vetmin shtet Shqipërinë, me një flamur ekzistues me sfondin e kuq e shqiponjën e zezë dykrenore, me gjuhën shqipe që ishte paralele me atë greke e romake që në antikitet dhe me një libër kushtetutar, si gjithë shtetet e botës.

Sot më shumë se kurrë inteligjenca e popullit shqiptar e ka arritur kulmin, nuk është nevoja të bëhet luftë, gjë që edhe nuk do të lejohet të bëhet, po të dilet hapur në mënyrë paradoksale për qëllimet tona. Ta shfrytëzojmë inteligjencën tonë profesionale intelektuale në mënyrë të unifikuar, duke iu drejtuar të gjithë një zëri me vendosmëri bashkësisë ndërkombëtare, të na e kthejnë atë, që me ndihmën e tyre na e morën fqinjët tanë.

Sot duhet lënë përllogaritjet në pesë formula, duhet t’i bashkojmë ekuacionet dhe ta japim një përfundim, ku zgjidhja duhet të jetë e një mendimi unik, me përfundim të saktë. Pra të jemi larg idesë së ndarjes së mëtutjeshme, por asnjëherë ta largojmë idenë për bashkim.

Në trend

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori