LAJMI I FUNDIT:

Serbia mbetet çerdhe dhe sponsorizuese e neofashizmit

Kosova nuk mund të viktimizohet për demokratizimin e Serbisë

Të presësh demokratizimin e Serbisë, me gjithë atë aparaturë kriminelesh në pushtet, është vetëm utopi. Politika serbe ende nuk po lexohet ashtu si është. Të gjitha ledhatimet që vazhdojnë t’i behën Beogradit nga bashkësia ndërkombëtare, vetëm sa e shtyjnë në pafundësi paqen në Ballkan.

Krejt çka po ndodh këto ditë në veri të Kosovës është parë tashmë 20 vjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Jogurt” revolucioni, “Balvan” revolucioni, mbyllja e rrugëve, mediet e orkestruara informative serbe në shërbim të krimit dhe terrorizimit, vazhdojnë veprën e Milosevicit. Fytyra e njohur tashmë e politikanëve aktualë serbë u pa edhe gjatë këtyre ditëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Borko dhe Bogdanovic u prinin paramilitarëve vrasës të popujve të Ballkanit, që nga koha e Milosevicit. Kamera të shumta regjistruan dirigjentet terroristë duke i prirë ekstremit fashist serb. Kur pamjet e këtyre ditëve nga Jarinja u shfaqën në mediet anekënd botës, nuk ka si të mos pyes njeriu, se si Serbia vazhdon të flasë për integrime, me rrugë të përgjakura e të bllokuara. Derisa vetë presidenti serb Tadic, kategorikisht mohon çdo mundësi të kushtëzimit të Serbisë për anëtarësim në BE me njohjen e realitetit në Kosovë, në terren veprojnë paramilitarët si në kohën e vozhdit.


Nuk mund të gjendet dëshmitar i kohës që ka lexuar apo dëgjuar se Serbia ka respektuar ndonjë marrëveshje. Serbia ka njohur dhe njeh vetëm politikën e forcës. Serbia gjatë gjithë ekzistencës së saj historike nuk ka fituar kurrë asnjë luftë. Serbia njihet vetëm për krime mbi popullatën civile gjithandej ku nuk ka pasur mbrojtje. Serbia ende ëndërron se mund të hedhë valle lufte në Ballkan e pastaj të shpërblehet me pjesë territoresh të reja të vendeve dhe popujve fqinj, siç ka ndodhur shumë herë më parë, gjatë historisë. Nëse popujt e Ballkanit, të gjithë pa përjashtim, nuk kanë mësuar nga ballafaqimi i tyre me Serbinë deri më sot, atëherë ata do të vuajnë edhe shumë kohë nga gabimet e tyre.

Serbia, u tha se kreu obligimin ndaj GJND-së dhe brenda dy tre ditësh bota e pa të vërsulej atje ku kishte lënë luftën në vitin 1999. Ata serbë që u gjykuan në Hagë zor se kanë vrarë dikë në terren. Vrasësit dhe masakruesit e Bosnjës dhe Kosovës janë të gjithë gjallë, të lirë dhe të financuar mirë. Ata që u pasuruan nga gjaku i myslimanëve të Bosnjës dhe i shqiptarëve te Kosovës, sot jo vetëm që enden të lirë, por gëzojnë privilegje te mëdha kudo nëpër Serbi. Vrasësit e deridjeshëm, jo që nuk u ndëshkuan, por ata sot financohen mirë nga qeveria serbe dhe janë aktivë plotësisht në Pjesën Veriore të Kosovës dhe në Republika Srpska. Askush dhe në asnjë rast, as që është marrë me emrat e vrasësve të vërtetë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve. Politikës serbe, pas këtyre ditëve, mund t’i besojë vetëm i marri.

Terrorizmi në Norvegji, rrënjët në Serbi

Ka plot dëshmitarë të gjallë që mbajnë mend kur një terrorist serb pati vrarë kryeministrin e Suedisë. As atëherë e as sot, pak kush është marrë me seriozitet me rrënjët e krimit, gjurmët e të cilit çojnë në Serbi.

Akti terrorist në Norvegji dëshmoi se regjimi i Beogradit ka qenë dhe mbetet jo vetëm destabilizues i rajonit, por dhe i mbarë Evropës. Fotografitë e vrasësit masiv te qytetarëve të pafajshëm norvegjez, vërshuan mediet elektronike e të shkruara të Serbisë me komente të cilat lavdërojnë veprën e tij terroriste, të pa parë që nga lufta e dytë botërore.

“Është dashur njëzet vjet që të shfaqet ky njeri për t’i treguar botës se Serbia paska qenë viktimë e terrorizmit nga të tjerët”, thuhet në komente të gjera në shtypin serb. Vetëm gazeta “Press novine”, nxjerr citate të tëra nga i ashtuquajturi manifest i vrasësit nazist duke theksuar se Britaninë, SHBA-të dhe vendet tjera anëtare të NATO-s i ka penguar ndikimi rus ne Ballkan dhe kjo e ka shpëtuar Serbinë. Monstrumi nazist, i cili masakroi mbi 97 të rinj norvegjezë, paska pasur të drejtë të dëshmojë se Serbia po e mbron krishterimin në gadishull, thuhet në shtypin serb. Për gazetat serbe, fajtore janë edhe mediet perëndimore, të cilat përherë kanë demaskuar përpjekjet e Beogradit për të vendosur rend në Ballkan, sipas masës serbe.

Serbia e mbushur me kriminelë

U gjet Norvegjia për të bërë një masakër të tillë, mu pse u shfrytëzua njëri nga vendet me demokratike dhe më të qeta të botës së civilizuar. Bota demokratike dënoi krimin, ndërsa Serbia dhe mediet e saj i thuren himne kriminelit duke e krahasuar atë me një hero të ruajtjes se krishterimit. Derisa fotot e monstrumit vërshuan mediet në të katër anët e botës, askush nuk pati rast të shohë skenat e masakrimit të njerëzve të pafajshëm. Gjithsesi, në këtë plan, mediet serbe, sikur edhe në rastet tjera, shpejtuan të arsyetojnë krimin dhe akuzuan NATO-n e SHBA-të për qëndrimin e tyre ndaj Serbisë. Dora e zezë serbe veproi duke shfrytëzuar mundësi reale për një masakër të tillë. Krimi serb, mbeti i pa dënuar edhe pas aksidentit fashist, në ndeshjen e futbollit Itali- Serbi. Gjithë ai huliganizëm terrorizues në stadiumin e Genoas, mbeti vetëm në film dhe nuk mori dënimin e merituar. Mediet serbe, aktin e tillë vandal e lartësuan si patriotizëm.

As rasti i vrasjes se simpatizuesit francez të futbollit Taton nga huliganët serbë, me rastin e një ndeshjeje sportive ne Beograd, nuk ia hapi sytë bashkësisë ndërkombëtare. Me dhjetëra kriminelë serbë, ditë më parë u arrestuan në disa vende të Amerikës Latine si bosa e bashkëpunëtorë të narko-kartelave më të njohur mafiozë. Në vendet arabe, këto ditë të trazuara, veprojnë me qindra vrasës serbë me pagesë. Këto dhe shumë raste tjera ku shërbimet sekrete serbe kanë gisht në krimin e organizuar ndërkombëtar, dëshmojnë se dora e zezë serbe, jo vetëm që nuk ka marrë dënimin e merituar, por ajo ka në dorë edhe paranë edhe armët. Një hetim serioz për gjithë krimin që ndodhi në Norvegji, do të dëshmonte se atje ka dorë krimi serb. Vrasësit serbë dalin në shesh vetëm aty ku mungon një mbikëqyrje e duhur. Të gjitha gjurmët e krimit çojnë në Serbi.