Evropa, Ballkani, falli serb dhe anekdotat për kaçakët
Serbia dorëzimin e kriminelëve po e tregton mirë për përfitime. Evropa e bashkuar përditë përsërit kushtet që duhet t’i plotësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, së paku, për të ëndërruar pranimin në BE.
E ashtuquajtura tolerancë fetare në Ballkan po duket se nuk është aq e bardhë si thuhej me vite, dekada e shekuj. Kjo po dëshmohet përditë e më shumë. Shtrohet pyetja se a mund të ndodhë që Evropa mund t’ia lërë duart e lira trashëgimtares së Perandorisë Osmane (Turqisë së sotme) që ajo të vendosë rregull në këto hapësira? Këso pyetjesh dhe shumë të tjera po shtrohen përditë.
Gjatë sundimit të perandorisë Osmane klerikët serbë përmes fallit ia dolën të gëzojnë mjaftë privilegje nga Porta e Lartë. Falli serb edhe sot vazhdon të shitet në arenën ndërkombëtare. Kjo dukuri nuk jep shpresë për qetësi në Ballkan. Serbia vazhdon të flasë me gjuhën e miteve. Pakkush është marrë seriozisht me gënjeshtrat dhe trillimet serbe. Për shtetet që dolën nga ish RSFJ-ja, paqja duket e largët. Mediet serbe, me informacionet e tyre, nuk dallojnë shumë nga koha e vozhdit. Përditë nëpër gazeta të Beogradit mund të lexosh trillime të pabesueshme për rrezikun që po i kanoset pjesëtarëve të komunitetit serb. Sipas gazetave serbe, në Kosovë po u ndërrohen emrat pjesëtarëve të pakicës serbe. Monumentet serbe po shkatërrohen. Madje, thuhet se ka presion ndaj serbëve edhe në luginën e Preshevës etj.
Serbia arrestoi kriminelin Hadzic, të cilin e kërkonte GJND-ja tash e 17 vjet. Thuhej se nuk po mund e gjenin, pasi e dinin mirë ku ishte, dhe e kërkonin atje ku nuk mund ta gjenin.
Klerikët serbë janë bërë milionerë. Për abuzime me fonde akuzohet ish kryepeshkopi Artemije, për të cilin flitet së është pronar i shumë firmave ndërtimore dhe i shumë tokave bujqësore. Gjykata serbe e Zveçanit njoftohet së i konfiskoi klerikut Gruic pesë banesa në Beograd, një lokal afarist me sipërfaqe prej 250m katrorë në Prollom Banjë me vlerë prej mbi një milion euro. Të gjitha këto pasuri thuhet se ai i përvetësoi nga viti 1991-2002.
Vlen të theksohet se, sipas një analize të një gazetari të revistës serbe “Vreme”, 21 të akuzuar serbë nga GJND- ja, të cilët i kanë plotësuar kushtet për ndihmë financiare, kanë marrë 180 milionë euro nga shteti serb. Lidhur me këtë ka reaguar zyra serbe për bashkëpunim me Hagën duke thënë se atyre nuk u janë paguar 180 milionë euro, por vetëm 19 milionë dinarë dhe se shuma është shtuar 1.000 herë në shënimin e përmendur.
Sidoqoftë, shihet qartë se për kriminelet e dënuar serbë, burgu i Hagës po del të jetë një biznes me leverdi, kur merren parasysh kushtet që u janë siguruar aty, gjatë vuajtjes së dënimit. Po të kemi parasysh kushtet ekonomike në Ballkan del se ata që tash vuajnë në Hagë, qëndrojnë më mirë materialisht se sa jashtë burgu. Nëse kësaj i shtohet edhe tallja e Sheshelit me këtë gjykatë, për të cilën gjë dinë të gjithë, atëherë mund të shihet se gjykimi është shndërruar në lojë. Dukët qartë se falli politik serb po funksionon mirë.
Kosova, në anën tjetër, nuk ka shumë zgjidhje. Fletarrestimet serbe për shqiptarët që janë me mijëra, vazhdojnë të jenë në fuqi. Qindra ish pjesëtarëve të UÇK-së u rri mbi kokë arrestimi. Kufijtë aktualë të Serbisë, Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe të Kroacisë, nuk duken ende të pacenueshëm.
Po të shikohen mirë kufijtë e tashëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ata gati duken sikur në kohën e Perandorisë Osmane, kur, jo vijat administrative, por një lumë a vargmal ka përcaktuar kufirin. Në instancë të fundit, vetëm aty ku pushtuesi kishte të vendosur baza të forta ushtarake, atë tokë mund ta llogariste territor të vetin. Për çudi në këto treva mitet e trilluara me shekuj sa vinë e realizohen para syve të të gjallëve.
Miti për Betejën e Kosovës
Të informuarit mirë këto ditë kanë pasur rastin të dëgjojnë edhe nga politikanë të lartë serbë se mitet që krijohen në Ballkan dhe gjuha e tyre, madje paskan rëndësi për Evropën. Edhe sot po të analizohet miti për Betejën e Kosovës ai nuk ka asnjë bazë reale. Kur ushtria Osmane kaloi Bosforin, thuhet se diku në Bullgari, zhvilloi Betejën e Maricës, pastaj arriti në Gazimestan, në Fushën e Kosovës, pa asnjë të vrarë. Edhe vet Sulltan Murati ishte befasuar si depërtoi pa hasur asnjë kundërshti, megjithëse kishte dëgjuar shumë përralla për kreshnikët e këtyre viseve. Gjithçka do të mbetej pezull po të mos ishin priftërinjtë serbë që krijuan mitin e Betejës së Kosovës. Lahutarët me dekada kënduan se si, në betejë, lanë kokat shumë trima serbë. Millosh Kopilqi kishte vajtur në çadër të sulltanit për t’ia puthur dorën Muratit. Sipas rregullave, kaçaku ballkanas duhej t’ia puthte këmbën, jo dorën Sulltanit, si shenjë nënshtrimi. Koka e të nënshtruarit, në atë rast shërbeu si kurban për kurorëzimin e Sulltan Bajazitit. Millosh Kopiliqi, sipas të gjitha gjasave, u gjend rastësisht aty kur qëruan hesapet dy të bijtë e sulltanit, ndërsa koka e Milloshit ishte e mirëseardhur si dëshmi për vrasjen e Muratit. Kështu ishte hequr dilema se kush do të mund ta ketë vrarë.
Pa gjuhën e miteve të Ballkanit, edhe skenaristët e Hollywoodit do të ishin më të varfër sa i përket shprehjeve dhe fantazisë së paparë e dëgjuar gjëkundi. Gjithçka do të mbetej keq, sikur Milloshi trim të mos të nisej me kokën nën sqetull drejt kroit të Babimocit.
Dy gra që po lanin petka te kroi, shohin Milloshin duke ecur pa kokë. Të frikësuara gratë bërtasin; “shih Milloshin pa kry”. Për të mos ndodhur edhe ngjitja e kokës së Milloshit, ai që krijoi mitin u kujdes edhe për të mos e finalizuar absurdin. Milloshi kur dëgjoi gratë, dhe i dëgjoi ato tek bërtisnin, thërriti; “Unë pa krye e ju pa sy”. Kështu, pasi i mallkoi gratë, ra për tokë i vdekur, por ato thuhet së u verbuan përjetë. Edhe sot mund të dëgjosh, jo pak politikanë serbë, të thonë se gjuha e miteve të tyre është pasuri e Evropës dhe prej saj mund të nxirren skenar interesant.
Mite për kryeçetnikun D.Mihailovic
Pas rehabilitimit të kryeçetnikut, Draza Mihailovicit, në Beograd filloi edhe gjurmimi i varrezës së mundshme të tij, në vendin e supozuar të pushkatimit. U gjeten disa kocka në Ada Ciganlia dhe u dërguan për analizë në laborator. Pas shumë muajsh dhe pas ngritjes së një pllake përkujtimore, pas vendosjes se shumë kurorave, këto ditë u publikua edhe analiza e ekspertëve, në të cilën thuhet se kockat e gjetura nuk kanë lidhje e as origjinë njeriu.
Krijesa e përçuditshme, me emrin Jugosllavi jetoi gati një shekull. As kur u formua, e as pas një shekulli të plotë, askush nga Ballkanasit e as nga politikanët ndërkombëtarë nuk e tha kurrë se, çka ishte ajo krijesë, dhe çka doli prej saj.
Anekdota për parinë e qytetit, kaçakët dhe Asllan Pashën
Veprimet ndaj shqiptarëve duken si ato në kohën e Perandorisë Osmane.
Rrëfenin pleqtë dikur, se si Asllan Pasha sundonte Pejën. Ndodhi që kaçakët të vrisnin ndonjë ushtar turk. Asllan Pasha thërret parinë e vendit dhe kërkon që ata, pasi po ushqejnë dhe mbajnë në konakët e tyre kaçakët, t’ia dorëzojnë pashait. “Kaçakët do të varen në këmbë të vet”, i thanë paria pashait. Mirë, mirë tha Pashai, por nëse nuk i dorëzoni, ne do të ndërmarrim masa dhe pastaj do të pendoheni. Paria nuk dorëzoi kaçakët, por pashai ndërmori masat. Peja u vendos në karantinë.
Furnizimi i qytetit varej ekskluzivisht nga fshati. Kështu pashai urdhëroi që në të katër rrugët që çonin në qytet, të ngriten shtylla të larta, dhe në maje të tyre të vendosën desh të therur, në pik të verës. Kundërmimi i deshve të varur në shtylla, ishte bërë i padurueshëm.
Ndalimi i hyrjes së fshatarëve në qytet, bllokoi jetën. Paria një ditë kërkoi nga Pashai të heqë stërvinat që po qelbeshin tmerrshëm, në pikë të verës, mirëpo pashai u tha se “deshtë janë të varur në këmbët e tyre”. Atëherë paria vendore kuptoi se duhet të dorëzoheshin kaçaket ose ndryshe populli mund të vdiste nga uria dhe nga ndonjë epidemi. Kaçakët iu dorëzuan pashait dhe dihet si përfunduan. Vetëm pas dorëzimit të kaçakëve, Asllan Pasha hoqi bllokadën e qytetit.
Rëndësia e Sarajevës dhe emri boshnjak
Kur turqit pushtuan Bosnjën nisen ndërtimin e Sarajevës. Duke parë pozitën gjeografike, bukuritë natyrore, klimën dhe një popullatë me prirje afërsie me anadollaket myslimanë, aty u përqendrua ndërtimi i një qyteti të tërë. Sarajeva për nga rëndësia atë kohë ishte krahasuar me vet Stambollin. Madje thuhej se: “Me u prish Sarajeva, Stambolli nuk mund e ndërton” dhe e kundërta “Me u prish Stambolli Sarajeva e ndërton”. Tek populli ynë është folur gojë me gojë se kur popullata e rajonit të Be H pranoi religjionin islam, nuk kishte pranuar edhe ndryshimin e gjuhës. Sulltani i kishte quajtur atë popull me emër boshnjak, duke shtuar se kanë pranuar fenë me zor etj. Vetë boshnjakët, po t’i quante dikush me emrin sotëm, këtë emërtim të tyre e kanë konsideruar poshtërim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin