Mediet dhe diplomacia serbe ende në luftë
Borko dhe jashtëtokësorët nga Kosova
Çka tha përfaqësuesi serb pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel, me përfaqësuesen shqiptare të Republikës së Kosovës?
Dikush mund të thotë se gazetari e ka nxjerrë nga konteksti titullin e shënimit i cili u botua në faqen e parë të një gazete serbe. Diplomati i Beogradit, tekstualisht tha: “Më bëhej sikur po bisedoja me (jashtëtokësorët) njerëz të një planeti tjetër.
Diplomacia e tij e mesjetës u shfaq serish si në kohen e Car Dushanit, kur murgjit serbë vizatonin harta të mbretërisë së tyre serbe (e cila çuditërisht e krahason vetën me atë britanike apo ruse), dhe e cila nuk pati asnjë primesë të behej ashtu siç u bë, dhe të jetë ashtu siç ishte për shumë vite,veçanërisht gjatë gjithë shekullit të kaluar, pas kapitullimit të Perandorisë Osmane. Përfaqësuesi serb i mbeti besnik shkollës së tij të diplomacisë, të cilën e kishte themeluar Nikolla Pashiqi, i cili shqiptarët i kishte paraqitur në Evropë njerëz me bishta, apo si V.Qubrilloviqi, që kishte zyrtarizuar planin për dëbimin apo shfarosjen definitive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Ai harroi se të parët e tij, fara e të cilëve erdhi nga Karpatet, nuk kishin shijuar asnjëherë pemë të buta dhe ishin ushqyer më shumë me mish të papjekur ndërsa tokat e reja i hapnin duke djegur çdo gjë para vetës.
Përfaqësuesi serb e din mirë anën tjetër të historisë të cilën nuk e lanë të shkruhet asnjëherë “pogllavarët” e Kishës Ortodokse serbe. Jeton ai ende me mendje në mesjetë duke harruar se shqiptaret më nuk nënshkruajnë dokumente të shkruara nga kuestorët serb si dikur, duke vendosur gjurmë të gishtit, pa ditur shkrim lexim. Beogradi duhet ta ketë të qartë se shqiptarët më nuk do mund t’i mashtrojë askush, e aq më pak pushtuesi i deridjeshëm serb.
Harroi të thotë përfaqësuesi zyrtar i Beogradit se historia serbe u ndërtua mbi historinë dhe monumentet ilire-shqiptare. Diplomati serb e di mirë se, ato kisha, të cilat nuk i heq asnjëherë nga goja, janë ndërtuar e ruajtur me dekada e shekuj nga shqiptarët autokton. E di mirë Borko Stevanoviq se Patriarkanën e Pejës deri vonë e kanë ruajtur familje të njohura të malësorëve të Rugovës, ashtu siç e ruajtën kishën e Deviçit shqiptarët e Llaushës. Nuk do t’i gjendeshin as gjurmë kishave e manastireve serbe po të mos ishin shqiptarët gjatë gjithë pushtimit osman, por edhe më vonë. Pse i kanë ruajtur shqiptarët ato monumente kulti, kjo le të mbetet temë tjetër dhe për një herë tjetër.
Mediet dhe politika serbe po vrasin për së dyti viktimat e luftës
Paraqitjen skandaloze e të akuzuarit për gjenocid ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë, kriminelit R.Mladiq, mediet serbe e transmetuan si fitore të madhe mbi Gjykatën ndërkombëtare te drejtësisë. Thjeshtë GJND-ja u vu në lojë, ndërsa Mladiqit, pas përjashtimit nga salla e gjyqit, mediet serbe ngarendën t’i thurin himne përsëri.
Kështu, mediet dhe politika serbe vazhduan të vrasin për së dyti viktimat e luftës. Njësoj si në kohën e Vozhdit, në masë dhe vëllim të njëjtë, shkruhet për serbët që ranë për mbrojtjen e atdheut të tyre, duke mos përmendur asnjëherë, se si gjithandej, nga kaluan ushtria dhe policia serbe, mbeti vetëm hiri. Edhe në rastet kur botohet një shënim për krime lufte, ai bëhet në mënyrë djallëzore, sa gjithnjë fitohet përshtypja se fajtor ekskluziv për gjithë tragjedinë që ndodhi në Ballkan janë, jo kasapët serbë, por shqiptarët, boshnjakët e kroatët.
Për mediet dhe politikën serbe, fajtor ishin dhe mbetën mijëra fëmijë, nën moshën pesë vjeçare, të cilët i dogji e poqi soldateska serbe.
Qeveria serbe financon libër të ri për vozhdin
“Të tillë e kam njohur” mban titullin libri më i ri kushtuar S. Milosheviqit, i botuar e financuar nga qeveria serbe dhe i promovuar ditë më parë në Beograd, nga një Ministër aktual i qeverisë serbe. Politika e Beogradit edhe më tutje vazhdon te promovojnë vozhdin duke e krahasuar me Car Lazarin dhe Sveti Saven. Serbia me të gjitha mënyrat dhe mjetet po vazhdon shndërrimin në mit të kriminelit më të madh në Ballkan.
Janë botuar e vazhdojnë të botohen pa ndërprerë libra e shkrime me të cilat mohohet masakrimi i mbi 8367 boshnjakëve nga çetnikët në Srebrenicë. Tragjedia e popullit boshnjak të Srebrenicës vazhdon të mohohet nga politika dhe mediet serbe. Mohohet skajshëm vetë origjina e popullit malazez, ndërsa KOS-i serb nuk po ia ndan zullumin Republikës se Malit të Zi.
Tash për tash, së paku kur është fjala për shqiptarët e Kosovës, lëre më pavarësia, por as barazia e tyre, në rend të parë si qytetar, as që mund të paramendohet nga Serbia.
Lëvizja liberal-demokrate qytetare serbe, numerikisht ende nuk ka gjasa të promovojë as demokracinë e as qytetërimin evropian në Serbi. Ideja e liberal demokratëve serbë për demistifikimin e politikes se vozhdit ende mbetet larg realizimit. Kjo lëvizje botoi këto ditë librin me titull “Keqpërdorimi i Institucioneve” ose “Kush ishte çka në Serbi, 1987 -2000”.
Promovimi i librit shkaktoi reagime të mëdha të audiencës serbe, vetëm dy ditë pas botimit. Në libër përmenden emrat e më shumë se njëmijë njerëzve të periudhës së Millosheviqit, të cilët kishin pozita të larta dhe ishin pjesë e regjimit. Në atë libër përmenden emra të njohur politikanësh e biznesmenësh që edhe sot mbajnë pozita të larta politike ose janë bërë milioner. Ata me njëmijë makinacione sot gëzojnë mijëra privilegje. Në libër përmenden midis të tjerëve edhe Vladika Irinej, biznesmeni serbo amerikan Milan Paniq dhe Vuk Drashkoviq, i cili nga ujku i dikurshëm çetnik i Ravna Gorës, tani paraqitet si engjëll.
Libri ua sjell ndërdije të gjithëve, se, ata që sot shtihen demokrat, nuk janë asgjë tjetër përveç bashkëpunëtorë, shërbëtor e zbatues të dikurshëm e të sotëm të politikës së vozhdit. Gjenden në ketë libër edhe shumë emra gazetarësh në mesin e të cilëve edhe sekretari i përgjithshëm i tanishëm i shoqatës së gazetarëve të Serbisë, Nino Brajoviq, që edhe më tutje është aktiv ne mediet serbe dhe nuk është çudi se si edhe sot ato vazhdojnë të njëjtën politikë. Ata që dikur me penë vranë po aq njerëz sa edhe paramilitarët e Arkanit e të Sheshelit, sot, pa kërkuar falje dhe pa u dënuar për shkrimet e tyre të tmerrshme luftënxitëse, vazhdojnë edhe të shpërblehen.
Fashizmi ende jeton e vepron në Serbi
Evropa duke ledhatuar Serbinë nuk mund të realizojë kurrë asnjë pretendim te saj për demokratizimin e fqinjit tonë veri-lindor.
Nëse dikush mendon se ka ndryshuar diçka në politikën serbe atëherë ai nuk e ka të qartë se fashizmi ende jeton në Serbi. Kjo dëshmohet edhe me faktin se dita e kryengritjes serbe kundër fashizmit moti është hequr nga kalendari, ndërsa qeveria, tashmë ka rehabilituar Drazha Mihajloviqin, kreun famëkeq të çetnikëve, të cilët bënë kërdi veçanërisht mbi popullatën e pambrojtur boshnjake. Çetniket e Mihajlloviqit të cilët bënin gara se kush ka prerë më shumë koka boshnjakësh myslimanë, apo kush ka nxjerrë më shumë sy e ka prerë vesh myslimanësh, sot janë rehabilituar në Serbi. Reagimet lidhur me këto dukuri në Serbi, ende janë të vogla e të pa fuqishme, ndërsa gjasat për ndryshimin e gjendjes mbetën minimale. Synimet e Evropës që me ledhatime, Serbinë ta kthej në rrugën e demokracisë, tash për tash janë krejt utopi.
Nëse SHBA-ja nuk inkuadrohet vendosmërisht në të gjitha lëvizjet në Ballkan, ketë rajon e pret një e ardhme e pasigurt. Analist eminent euro-amerikanë potencojnë edhe më tutje se, Ballkani me politikën e tashme serbe edhe më tutje mbetet vatër potenciale, jo e krizës, por e një lufte reale edhe më të tmerrshme, në të cilën, sipas të gjitha gjasave, do të digjet vetë Serbia. Popujt e Ballkanit, nëse nuk kanë mësuar edhe pas të gjitha tragjedive që pësuan, zoti ua bëftë dermanin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale