Papunësia dhe varfëria determinuese të standardit jetësor
Për jetë të rehatshme e të qetë, stabile dhe jo depresive, njerëzit kanë nevojë për plotësimin e një vargu të kërkesave personale dhe familjare. Shekullit XXI ka sjellë një jetë më ndryshe dhe me shumë karakteristika të veçanta nga jeta tradicionale, por, pavarësisht kohës kur jetohet, njerëzve në vazhdimësi, ju duhet t’i plotësojnë disa nevoja bazike si: sigurimi dhe marrja e ushqimit, strehimi i sigurt, veshmbathjet, mundësia e marrjes së medikamenteve në rast të diagnostifikimit të sëmundjes etj, sikur, në anën tjetër, ju duhet edhe qetësia shpirtërore, relaksimi psikik dhe fizik etj, të gjitha këto në funksion që vet individi dhe familja të ndihen sa më shkëlqyeshëm dhe vital në aspektet e lart përmendura. Po të jetë prezentë në shoqëri fenomeni i Papunësisë dhe Varfërisë në përmasa ekstreme, si i tillë është i predispozuar të shkaktoj të kundërtën e elementeve pozitive të sipër përmendura.
Papunësia dhe varfëria, fenomene sociale, të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, efektet e para i manifestojnë në standardin e jetesës së qytetarëve. Me këtë rast, Kosova, vuan nga këto dy probleme, sipas hulumtimeve të kryera nga institucionet e ndryshme, vendore dhe ndërkombëtare, si Banka Botërore (BB) dhe Enti i Statistikës së Kosovës (ESK) etj, papunësia dhe varfëria, llogariten të jenë në shifra enorme, po sipas këtyre hulumtimeve, shumë qytetarë jetojnë me të ardhura jashtëzakonisht të ulëta për kokë banori. Për rrjedhojë, papunësia dhe varfëria kanë dimensionet e reflektimit, shtrihen më së paku në dy sosh, shtrirje kjo që determinon standardin e jetesës së qytetarëve.
Dimensioni social
Të papunët dhe të varfrit, burra apo gra, të ri apo të reja, në të shumtën e rasteve janë të detyruar të heqin dorë nga një mori aktivitetesh sociale të jetës publike apo private, Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, njëkohësisht vendi me papunësinë më të lartë në Evropë, pamundësia për të punuar, sjellë varfërinë, shumë të ri ambicioz për ndjekjen e shkollimit janë detyruar të heqin dorë, nga pamundësia e mbulimit të kostos financiare që del nga ky mision. Pastaj, mungesa e absorbimit për dijen e informatikës dhe teknologjive të tjera komunikuese po ashtu mbetet sfidë, për faktin që një absorbim i tillë ka faturën e vet financiare. Por jo vetëm kaq, derisa shumë bashkëmoshatarë realizojnë vizita të ndryshme si sezonale, apo të karakterit njohës e pushues, të varfrit dhe të papunët duket se e kanë të vështirë, por, në mes grupit social të bashkëmoshatarëve shpesh dalin ide për të bërë party apo diçka të ngjashme, sigurisht që i varfëri nuk ka mundësi për të qenë pjesë e procesit social të asaj ngjarje, për shkak të pa mundësisë së mbulimit financiar. Bota moderne ka sjellë shumë veçori, disa kanë mundësi të jetë në Objektet e Edukimit Sportiv, e disa të tjetër në kurset e Gjuhëve, të Matematikës e të Muzikës, derisa të varfrit nuk kanë mundësi për të qenë pjesë në organizime të tilla.
Dimensioni shëndetësor
Në Kosovë, në shumë raste tek të varfrit janë evidentuar kushtet e banimit si tejet të vështira, ku për shkak të mos mundësisë për punë premisat për ngritjen e standardit të banimit e për rrjedhojë të jetesës janë të vështira, Psikologu social, Edmond Dragoti, në librin e tij Psikologjia Sociale shkruan se statusi socialekonomik e ndikon dukshëm shëndetin, ballafaqimi me lagështin në objektet e banimit në disa raste mbetet mjaftë serioz, për rrjedhojë edhe konsumi i ushqimit jo kalorik tani më është prezent. Fare mirë dihet, që për një funksionim të efektshëm të organizmit, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është konstatuar se organizmit i duhen për absorbim 1200 kalori në ditë, ndër të tjera, shfaqja e sëmundjeve eventuale kërkon kosto të lartë të diagnostifikimit dhe kurimit, kjo për shkakun që teknologjia medicionale ka avancuar bukur shumë në raport me kohen e kaluar.
Përfundim
Konceptet e papunësisë dhe të varfërisë janë mjaft të gjëra dhe multi dimensionale, dy fenomeneve aq komplekse, për t’ju gjetur zgjidhje domosdoshmërisht duhet konsultuar arritjet dhe hulumtimet e shkencave sociale etj. Kosova vuan nga këto dy fenomene, por cilat janë disa solucione, në mes shumë solucioneve të tjera. Është mbase nevojë urgjente, hartimi i një strategjie kundër varfërisë dhe papunësisë, strategji e cila do të ishte në përputhje të plotë me të gjitha Kartat Evropiane si: Karta Sociale e Evropës, Karta e Përbashkët e të Drejtave Themelore të Punëmarrësve, Konventa Evropiane për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i kushtoj vëmendje më të theksuar nënshkrimit të kontratave për punësim sezonal jashtë Kosovës. E rëndësishme po ashtu është edhe nënshkrimi i kontratave me kompani vendore të cilat punojnë në Kosovë, si në rrafshin infrastrukturor, ambiental etj. Kuvendet Komunale është e rrugës të shikojnë mundësi reale për përfshirje të punëtorëve në iniciativat ndërtuese në bashkëpunim me kompanitë punëkryese, pasatj vënia në qarkullim e parave të privatizimit do të kishte efekte të theksuara socialekonomike, për shkak të mundësisë së hapjes së shumë projekteve të rëndësishme ekonomike dhe sociale. Sot shtetet e botës janë të zhvilluara në masë të konsiderueshme, në saje të ngritjes së industrive prodhuese. Qeveria e Kosovës, gjithsesi para vetës duhet të ketë mision ngritjen e industrive të ndryshme të prodhimit. Kosova, me statistika të larta të papunësisë dhe varfërisë, dhe me synim për integrim në Bashkimin Evropian, gjithsesi duhet të marrë masa urgjente për plotësimin e kritereve evropiane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër