Tregu i telekomunikacionit në Kosovë po lëviz drejt pjekurisë dhe konkurrencës
Ekonomia e Kosovës është e vogël dhe shumë e hapur. Krahasuar me standardet rajonale, Kosova është relativisht e varfër me një bruto produkt vendor(GDP) për kokë banori prej rreth 1,760 € në vit. Importet përbëjnë rreth 60% të GDP-së dhe, deri tani, karakteristika kryesore që më së miri e ilustron ekonominë e Kosovës ishte niveli shumë i lartë i të ardhurave nga burimet tjera jashtë atyre të eksportit, të cilat kryesisht janë remitancat apo dërgesat nga diaspora dhe ndihma e donatorëve.
Njëkohësisht, Kosova ka punësimin me përqindje më të ulët në Evropë: shkalla e papunësisë ka arritur në 48 përqind dhe shkalla e punësimit është shumë e ulët (26 përqind). Si rrjedhojë, varfëria mbetet e vazhdueshme dhe e përhapur, ku 45 përqind të popullatës vlerësohet të konsumojnë më pak sesa kufiri i varfërisë kombëtare, ndërsa 17 për qind janë skajshmërisht të varfër. Investimet e huaja janë ende relativisht të vogla, pjesërisht të penguara nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike. Procedurat e kushtueshme dhe të gjata për regjistrimin e biznesit dhe licencimit largojnë veprimtarinë sipërmarrëse, ose të paktën i shtyjnë ndërmarrjet drejt veprimtarisë informale.
Lidhja e Kosovës me Euron (€) ka ndihmuar që inflacioni të mbahet në nivel të ulët. Në përgjithësi, politikat makro-ekonomike të Kosovës gjatë viteve të fundit mund të karakterizohen si të qëndrueshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian (BE) janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
Si pjesë e Ballkanit Perëndimor, Kosova gëzon një perspektivë të zgjerimit në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të ekonomisë së Kosovës, industria e telekomunikacionit përgjithësisht përbën një sektor të fuqishëm të ekonomisë së Kosovës, duke siguruar një burim kryesor të punësimit, duke kontribuar me një pjesë të rëndësishme të Bruto Prodhimit Kombëtar (rreth 10% e GDP-së së Kosovës), si dhe duke shërbyer si një katalizator për krijimin e një fuqie punëtore me kualifikim të lartë për një ekonomi të bazuar në dije.
Çdo vlerësim i tregjeve të telekomunikacionit duhet të shihet në raport me karakteristikat e vendit, institucionet e qeverisjes, strukturat e tregut, popullsinë, performancën e përgjithshme të ekonomisë, (niveli i saj në krahasim me ekonomitë tjera) dhe normat e rritjes relative. Si institucione të qeverisjes dhe si akter kryesor në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë përpos Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës janë edhe Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), Komisioni i Pavarur për Media (KPM) dhe Ministria e për Zhvillim Ekonomik (MZHE).
Nëse i bëhet një analizë strukturës së tregut të telekomunikacionit në Kosovë mund të konstatojmë se sektori i shërbimeve mobile në Kosovë është më konkurrues se sektori i shërbimeve fikse. Janë dy operatorë të telefonisë mobile GSM- Operator të Rrjeteve Mobile (MNO) dhe dy operator të shërbimeve mobile virtuale (MVNO) të cilët ofrojnë shërbime në Kosovë dhe janë të licencuar nga ART.
Me liberalizimin e tregut të shërbimeve telekomunikuese mobile pas vitit 2007 me futjen në treg të operatorit të ri IPKO, pjesa e tregut të operatorit dominant Vala është ulur, por ky operator ende ka abonentë që shpenzojnë më shumë. Ndërsa pjesa e tregut të Vala-s për sa i përket përdoruesve është 66% dhe IPKO ka 32%, diferenca e pjesës së tregut në aspektin e të ardhurave është shumë e madhe ku 80% ka Vala, dhe 20% IPKO. Kjo tregon një avantazh të madh të operatorit dominant në krahasim me operatorët që kanë hyrë rishtas në vendin tonë ku rregullativa ende nuk është e zhvilluar shumë.
Ndërsa nëse e analizojmë sektorin e shërbimeve telekomunikuese fikse shihet se edhepse penetrimi është në shkallë shumë të ulët 4.81%, shërbimet e telefonisë fikse vazhdojnë të qëndrojnë në numra të njëjtë apo kanë rënë pak në gjashtë vitet e fundit në Kosovë. Në krahasim me vendet e rajonit dhe BE-së, ky penetrim është shumë i ulët. Mesatarja e shkallës së penetrimit të tetë shteteve të rajonit është 26% (Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnja&Hercegovina, Shqipëria, Turqia, Mali i Zi dhe Kosova ) ndërsa në vendet e BE-së mesatarja e penetrimit është rreth 40%.
Duke analizuar strukturën e tregut të telekomunikacionit në Kosovë kemi vlerësuar se edhe sektori i shërbimeve të internetit është shumë më konkurrues në Kosovë. Janë 13 operatorë të licencuar për ofrimin e shërbimeve të internetit (ISP-të). ISP-të kryesore në treg janë IPKO, PTK, dhe Kujtesa. Përqindja në treg e operatorit dominant është e vogël (rreth 20% për nga numri i lidhjeve), IPKO ka 60% të tregut, ndërsa Kujtesa rreth 17%. Penetrimi i internetit ka arritur në 36%, ku më shumë se 6% janë lidhje brezgjera. Shumica e lidhjeve brezgjëra ofrohen nga ISP-të alternative përmes infrastrukturës pa tela dhe asaj kabllore.
Nga hulumtimet e bëra të strukturës së tregut të telekomunikacionit në Kosovë na bënë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një treg i cili prej ditës në ditë po lëviz drejt pjekurisë dhe konkurrencës së shëndoshë duke i lëshuar rrugë paraqitjes së ofertave/produkteve të reja nga të cilat përfitues nuk janë vetëm operatorët por edhe konsumatorët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër