Edukata shtetërore
Një natë, së bashku me dy shokë tjerë dolëm për të shëtitur në qytet, për të pirë nga një pije më vonë në ndonjë lokal të qytetit. Shkuam në njërin prej lokalëve, mirëpo aty nuk kishte asnjë tavolinë të lirë. Përveç që nuk kishte tavolinë të lirë, kishte shumë njerëz tjerë në këmbë që prisnin të lirohej ndonjë. Për çudi, në lokalin tjetër, më pak se një metër larg tij, të gjitha tavolinat ishin të zbrazura. Instinktivisht u kërkova shokëve të ulemi në lokalin me tavolina të zbrazura, jo për t’i ikur guzhmës së njerëzve në lokalin tjetër apo për të mos pritur në rend si të tjerët, por për të zhbiruar arsyen se pse në njërin lokal njerëzit prisnin në rendë për t’u ulur, ndërsa në tjetrin pranë tij nuk shkonte askush.
Pasi që ishte kohë nate dhe pash shumë pije alkoolike në tavolinat e lokalit me shumë njerëz, një përgjigje automatike më erdhi në mendje: ndoshta lokali me tavolina të zbrazura nuk shërben alkool dhe kjo është arsye pse të tjerët nuk dëshirojnë të ulen aty. Pasi u ulëm dhe erdhi kamerieri të merrte porositë, unë pa treguar fare respekt për shokët, i pari porosita: Një birrë Peje të lutem! “Nuk shërbejmë pije alkoolike”, u përgjigj kamerieri. Hallall! – Ia ktheva unë, dhe porosita diçka tjetër. E shikoni u thashë shokëve, hallall i qoftë pronarit; përkundër humbjeve të mëdha ekonomike, ai prapëseprapë i mbron qëndrimet e veta dhe respekton rregullat e fesë.
Mirëpo, fatkeqësisht, dëshpërimi ndodhi më pas. Kur erdhi koha pagesës, sërish me tendencë, i kërkova faturën kamerierit, ndërsa, ai, i stresuar, u largua menjëherë pa më dhënë asnjë përgjigje. Me gjasë kujtonte se unë dhe shokët tjerë ishim inspektorë tatimorë! Ndërsa, lokali, përveç që nuk ishte i pajisur me arkë fiskale, ata nuk kishin asnjë lloj fature tjetër. Kamerieri, pasi foli me punëtorët tjerë u largua nga lokali dhe u kthye pas rreth pesë minutave.
Ne vazhdonim të prisnim faturën, ndërsa, ata dikur arritën të na sillnin një letër të thjeshtë, duke kërkuar falje se u është prishur arka fiskale, ndërsa modelin e vjetër të lëshimit të faturave nuk e kishin më. Në rregull u thamë, dhe u larguam. Ndërsa, unë, i shqetësuar, atë natë, të nesërmen dhe pasnesërmen, jo me faktin se lokali nuk posedonte arkë fiskale, por me pyetjen që i parashtroja vetes: Si ka mundësi që një njeri që respekton lart rregullat e fesë, deri në masën sa sakrifikon ekonominë dhe mirëqenien e vetë dhe familjes së tij, i njëjti nuk kujdeset fare për respektimin e ligjit të shtetit të tij.
Përgjigjet vinin: mungon vetëdijesimi për ligjin, mungon dashuria për shtetin, mungon edukata shtetërore, mungon puna e institucioneve që mbikëqyrin respektimin e ligjit, mungon puna e instancave që shqiptojnë dhe ekzekutojnë dënime për ata që s’respektojnë ligjin, mungon edhe ajo, mungon edhe kjo tjetra, ndërsa vetë personi, ndonëse ka shumë faj, ai mund edhe të mos jetë shumë fajtor. Ai është vetëm viktimë e një sistemi të brishtë i thosha vetes. Të qenit pjesë e një akti jo të mirë nuk do të thotë domosdoshmërisht se personi i përfshirë në atë akt, në individualitetin e brendshëm të tij është po ashtu jo i mirë.
Një veti apo veprim djallëzor i një individi në vend dhe kohë të caktuar nuk e djallëzon totalitetin e atij individi, sikurse edhe prania e një fenomeni patologjik në shoqëri nuk e deformon tërë strukturën e asaj shoqërie. Megjithatë, prania e një fenomeni, gjendje, veprimi etj., tek një individ apo shoqëri sadopak shqetëson dhe krijon parehati, ashtu siç shqetëson dhe krijon parehati dhimbja e një pjese të trupit, të tërë strukturën trupore.
Kështu, edhe prania e lartë e korrupsionit në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës, ndonëse nuk e deformon tërësinë e tyre, pa dyshim se shkakton lëndime të rënda në shtet dhe shoqëri. Ndërsa, të implikuarit në afera korrupsioni, ndonëse kryejnë veprim joligjor dhe të pamoralshëm, nuk na lejon neve që domosdoshmërish t’i kualifikojmë ata kriminel dhe të pamoralshëm në tërësinë e tyre.
Qytetarët tanë, përveç se ende mund të kenë averzion ndaj shtetit, rezultat i përvojës me regjimet e pushtetit në të kaluarën, ata ende edhe sot nuk kanë arritur që të krijojnë dashamirësi të madhe për shtetin. Qytetarët tanë janë të edukuar dhe janë të ngritur moralisht që të respektojnë traditat dhe fenë, por nuk janë të edukuar sa duhet që të respektojnë shtetin. Ndërsa, ky i fundit nuk është kujdesur mjaft që të fitojë respektin nga qytetarët e vetë. Në bazë të këtyre paradigmave i zbërtheva vetes paradoksin më lart.
Mirëpo, zbërthimi i paradoksit apo gjetja e shpjegimit në asnjë mënyrë nuk nënkupton arsyetimin apo legjitimimin e sjelljeve joligjore dhe të pamoralshme. Veprimi joligjor është joligjor, dhe bartësit e atij veprimi domosdoshmërish duhet të marrin dënimin meritor.
Personi i cili respektonte ligjin e fesë e ka të ngulitur në kokë se gabimet e tilla janë të patolerueshëm nga Zoti, ndërsa po i njëjti është toleruar dhe mendon të tolerohet nga shteti. Ai ka marrë edukatë të mjaftuar nga prijësit e fesë, por nuk është trajtuar dhe edukuar sa duhet nga shteti. Në këtë mënyrë, fuqia e presionit të ndërgjegjes për të respektuar rregullat e së dytës është shumë më e ulët sesa ndërgjegjja për të respektuar rregullat e së parës. Në këtë mënyrë i mbetet shtetit që brenda kompetencave dhe përgjegjësive që ka t’i edukojë qytetarët e vetë. Në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë edhe më tutje që të mos brengosen shumë për shtetin, dhe pasojat do të jenë ato çfarë ne i shohim çdo ditë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-28-780x439.jpg)
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër