LAJMI I FUNDIT:

Të kujt janë resurset natyrore dhe pasuritë e Kosovës

Sa është e pasur Kosova me resurse?

Sipas disa kërkimeve të mëhershme, në basenet e Kosovës, rezervat e lignitit janë mbi 15, 7 miliardë tonë, ose siç kishte deklaruar dikur UNMIK-u, këto rezerva janë gjithsejtë 8.3 miliardë tonë. Në bazë të kësaj mund të llogarisim se këto rezerva do të përdorën gjatë 150 apo 200 viteve të ardhshme. Nëse këtë e llogarisim me çmimin minimal për tonelatë, ligniti i Kosovës vlen 250 miliardë dollarë. Resurset natyrore dhe pasuritë e Kosovës shpesh herë janë tema studimi jo vetëm në Ballkan, Evropë, por edhe në botë. Sipas shkrimeve dhe debateve serbe të cilët thonë se arsye e vetme për intervenimin e NATO-s në Kosovë ishin pikërisht resurset dhe pasuritë e Kosovës, e jo çështjet humanitare, del konstatimi se serbët po shpalosin gënjeshtrën e tyre shekullore se e donin dhe e duan Kosovën jo për arsye “rrënjësh” “mitesh” apo arsye fetare, por ata në të vërtetë e duan atë (Kosovën) thjesht për arsye koloniale.

Sidoqoftë, Banka Botërore kishte vlerësuar se vetëm rezervat minerare të Kosovës, vlejnë 13.5 miliardë euro. Rezervat e plumbit dhe zinkut thuhet se janë më pak se 7, nikelit dhe kobaltit deri në 13.3 milionë tonelata, xehja e boksitit 1.7 milionë tonë kurse për rezervat e magnezit thuhet se mund të arrijnë deri 5.4 milionë tonë edhe pse sipas disa vlerësimeve tjera këto arrijnë deri 8 milionë tonë. Përveç kësaj në Kosovë eksploatohen edhe xehet e argjendit, hekurit, e gjithashtu edhe mineraret e rralla si indiumi, kadmiumi, germaniumi, taliumi dhe galiumi. Edhe pse nuk janë bërë kërkime të mjaftueshme, njihen edhe gjetjet me ar, platin dhe bakër. Gjithnjë sipas studimeve serbe mendohet se 60% e resurseve natyrore dhe pasurive gjenden në territorin e Kosovës. Përveç qymyrit që sipas shënimeve te deri tashme janë mbi 20 miliardë tonelata (thuhet se tëre regjioni shtrihet mbi qymyr), në Kosovë gjenden edhe elemente shumë të shtrenjta strategjike si kadmiumi, kobalti, nikeli etj.


Të kujt janë lumenjtë tanë?

Dikush mund të më tall apo injoroj me këtë pyetje që e shtrova në këtë opinion, por fjala e fundit në këtë nëntitull tregon se lumenjtë janë tanët. Me fjalën “tanë”, kuptojmë të këtij vendi, të këtij populli, të qytetarëve të Kosovës, të çdo individi veç e veç sepse kur nuk i ruajmë kur i ndotim, kur i degradojmë (pavarësisht se tërë këto dëmtime kryesisht i bëjnë kompanitë private profitere), anatema e degradimit të lumenjve dhe mjedisit bie mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Pra thellë në ndërdijen e profiterëve dhe grupeve kriminogjene ekologjike ekziston bindja se ata po përfitojnë nga të mirat e përgjithshme, nga të mirat që janë pronë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Detyrë e institucioneve tona është që të ruhet ky resurs jetik dhe strategjik për qytetarët e këtij vendi dhe për gjeneratat e ardhshme duke pas parasysh parashikimet botërore se në 100 vitet e ardhshme luftërat kryesore do të shkaktohen për resurset ujore – ujin e pijshëm.

Shteti duhet të kujdeset që asnjë kompani private mos të vendos monopol mbi lumenjtë tanë, mbi burimet e ujit të pijshëm dhe duhet të kujdeset që secili njeri të mund të shfrytëzojë këtë ujë pa pagesë. Mund të ndodhë që një ditë kur uji të bëhet aq i domosdoshëm dhe aq i shtrenjtë, kompanitë dhe individët e pa përgjegjshëm të ruajnë burimet e ujit me ushtritë e tyre private dhe mos të na lënë as ta shuajmë etjen me ujin tonë e lëre më që ta përdorim për nevojat tjera. Dhe kjo kohë mund të vijë shumë shpejt. Ujërat janë e mirë e përgjithshme (common goods, biens communs), dhe në këtë mënyrë i përkasin njerëzimit, kurse ata që e shesin ujin, pronën tonë të përbashkët janë armiqtë e njerëzimit dhe është mirë që t`u pamundësohet këtyre kapitalistëve tregtia me ujin tonë të përbashkët.

E kujt është rryma e jonë?

A është e arsyeshme dhënia e shfrytëzimit të lumenjve me koncesion, privatizimi i sistemeve elektro energjetike si dhe ndërtimi i hidro dhe termocentraleve, institucioneve ndërkombëtare dhe kompanive multi nacionale? Nisur nga logjika e thjeshtë kjo edhe mund të jetë pjesërisht e arsyeshme por nëse pyesim se pse këto shtete dhe kompani nuk ndërtojnë kapacitete të tilla të tejkaluara në vendet e tyre pasi që këto qenkan kaq fitim prurës? Kur është ndërtuar termocentrali i fundit në Evropën perëndimore? Këto vende që moti janë përshëndetur me këto gjëra sepse janë ngopur me ndotjen e ambientit, kishin shkatërruar thuaja se tërë ekosistemin e tyre, kishin shkaktuar një klimë jo të favorshme për jetë dhe as që u shkon ndërmend ta bëjnë për herë të dytë të njëjtin gabim.

Kompanitë e mëdha multinacionale janë të interesuara që përmes grupeve të ndryshme të marrin me koncesion resurset tona kështu që paratë nga shitja e energjisë nuk do të ndalen në vendin tonë e as të mbushin buxhetin e institucioneve tona por do të përfundojnë në xhepat e individëve dhe xhirollogaritë anë kënd botës, përveç Kosovës. Ngadalë po shkojmë drejt sistemit i cili të drejtën në pronën private e kupton si të drejtë për jetë, kuptohet që pushtet mbajtësit kudo nëpër botë (rregull e egër e politikës kapitaliste) për gjithçka të gjallë dhe jo të gjallë mbi këtë tokë e kanë caktuar pronarin.

Vetë ideja e pronës mbi natyrën është absurde. Mënyra se si do t’i qasemi pronësisë ndaj resurseve dhe zgjidhja e drejtë e kësaj çështje do të determinojë të ardhmen jo vetëm të vendit tonë por tërë planetit tokë, bimëve dhe kafshëve, neve vet dhe gjeneratave që do të vijnë. Shtetet serioze i kushtojnë një kujdes të madh energjisë, për këtë arsye nuk rreshtin ditë as natë duke bërë studime për alternativat e mundshme energjetike, qoftë për shkak të kostos, qoftë për shkak të mos pasjes apo ruajtjes së resurseve të tyre ose thjesht për shkak të ruajtjes së mjedisit. Nga disa hulumtime në Kosovë, si mundësi alternative e burimit të energjisë janë:
– Menaxhimin i energjisë solare;
– Menaxhimi i mbeturinave dhe
– Menaxhimi i erës.

Ushqimi

Kosova dikur ishte një vend i pasur dhe një vend i cili mund të siguronte për banorët e saj ushqim të bollshëm dhe të shëndetshëm. Tani çdo ditë e më tepër tokat bujqësore po zëvendësohen me blloqe betoni deri sa një ditë do të na marr malli të shohim pak dhe toke pa beton. Bujqësia, dhe blegtoria, me tërë degët e tyre tani vetëm sa janë një sinonim simpatik i të së kaluarës. Mos të flasim për bioproduktet malore qoftë ato ushqyese apo shëruese.

Sipas analizave vendore dhe ndërkombëtare (AZhER), Kosova është një importues i madh i produkteve bujqësore ( rreth 25 % te vlerës se tërësishme të importit vendor). Bujqësia në Kosovë karakterizohet me ferma të vogla, produktivitet të ultë dhe një shërbim të dobët këshillë dhënës. Kjo lëmi në Kosovë përfshin rreth 1800 kooperativa dhe kompani që merren me bujqësi dhe gati 143 mijë ekonomi familjare, ku dy të tretat e tyre janë ferma me më shumë se një hektar tokë.

Shembulli degradues i Regjionit të Prizrenit

Hardhia e Rrushit – Prizreni para luftës në sektorin shoqëror kishte 1500 ha të mbjella me hardhi të rrushit ndërsa sektori privat kishte sipërfaqe gati tri herë më shumë dhe me lloje të ndryshme. Ky regjion ishte më i njohuri në Ballkan për rrush dhe verë cilësore. Nga ky regjion eksportohej verë me vlerë prej mbi 100 milionë euro në vit. Në dekadën e fundit është për keqardhje ajo çfarë ka ndodh me vreshtat dhe verarinë e regjionit të Prizrenit kur të merren parasysh kushtet e volitshme agroklimatike dhe tokësore për kultivimin e hardhisë së rrushit. Për fat të keq Prizreni, Suhareka dhe Rahoveci si kultivues të hardhisë dhe verës, po shtrydhen nën darën e çeliktë të privatizimit, i cili do të ketë pasoja shkatërruese për këtë degë të bujqësisë.

Trendët botërore – A ka bota një strategji të përbashkët në luftën kundër fantazmës së urisë e cila vetëm sa po vije duke u përhapur? Paralajmërimi madhështor i samitit të FAOS në kryeqytetin e Italisë në vitin 2008 kishte filluar me thirrjet shqetësuese për solidaritet të të pasurve ndaj të uriturve, për premtimet e mëdha në miliarda euro ndihmë të prekurve, por edhe me kritika të ashpra zhvillimit të tashëm. Prodhimi botëror i ushqimit duhet të rritet për 50% deri në vitin 2030, në mënyrë që të plotësohen nevojat e rritura të kërkesës, ka deklaruar sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, në samitin e Romës, samit i cili po i kushtohej problemit të kërcimit të madh të çmimeve të ushqimit. Presidenti i FAO-s Zhak Diuf ka tërhequr vërejtjen se: në luftën kundër urisë, gjithnjë e më gjithëpërfshirëse, pjesa e pasur e botës duhet të kalojë nga fjalët në vepra, në të kundërtën, uria nuk do të mund të çrrënjoset as deri në vitin 2150”. Ndërkohë që, nga fushat pjellore anekënd botës vijnë informacione për një korrje shirje rekorde.

Uria e cila sot po merr botën nuk mund të ç‘rrënjoset lehtë për arsye se zgjidhja e krizës së tashme nuk u shkon për shtati kompanive multinacionale, dhe një numri të caktuar të qarqeve punëdhënëse”, ka tërhequr vërejtjen, organizata joqeveritare Jugafrikane e quajtur: “Aksioni për Ndihmë”. Në fjalimin për pjesëmarrësit e Samitit të FAO-s, papa Benedikti 16-të, ka tërhequr vërejtjen se botës nuk guxon ti mungojë solidariteti.

Njeriu i shek. 21 dëshiron ti ruaj të mirat e përgjithshme si : ushqimin, ujin dhe energjinë, të cilat për fatin tonë të keq janë atakuar në mënyrën më barbare dhe më të paskrupullt nga kompanitë dhe korporatat multinacionale.

Pronë e kujt janë dhe kush duhet ti menaxhojë resurset natyrore dhe pasuritë kombëtare

Të gjitha resurset dhe pasuritë kombëtare si lumenjtë, liqejtë, pyjet, xehet dhe mineraret, janë elemente jetike për bashkësinë njerëzore të një vendi dhe natyrisht janë pronë e tij. Mbijetesa e bashkësive që e popullojnë një territor është tërësisht e varur nga kushtet klimatike dhe resurset e atij vendi, për këtë arsye edhe quhen pasuri kombëtare. Duke pas parasysh këtë logjikë, mund të konkludojmë se e mirë është vetëm ajo që shkon në dobi të bashkësisë dhe mjedisit jetësor, kurse në të kundërtën është e keqe dhe e dëmshme gjithçka që dëmton bashkësinë dhe mjedisin jetësor. Sipas këtij principi do duhej që mënyra e drejtë dhe përgjegjshme për të menaxhuar dhe ruajtur resurset do të ishte që të gjithë qytetarët e atij vendi të kenë qasje të njëjtë në resurse, në mënyrë që të gjithë së bashku të kujdesen për ruajtjen e tyre dhe mjedisit jetësor.

Në natyrë mbretërojnë ligjet e ndër varshmërisë, kështu që zhdukja e një lidhjeje në ekosistem dhe në zinxhirin ushqimit do të thotë shkelje e balancit natyror që shkakton zhdukjen e shpejtë të llojeve të tjera. Duke i shkoqitur të gjitha këto që i thamë më lartë, biem në konkludim se mënyra më e mirë për të mbrojtur dhe menaxhuar resurset natyrore dhe pasuritë kombëtare është ajo demokratike, mënyra përmes së cilës kuptojmë se të gjithë ne, së bashku të marrim pjesë në vendim marrjet prej të cilave varet mbijetesa jonë, e ardhmja e jonë. Mënyra demokratike e menaxhimit të resurseve natyrore, pasurisë kombëtare dhe resurseve strategjike do të ishin debatet publike në të gjitha nivelet që nga sensibilizimi i fëmijëve nëpër shkolla, forume rinore, gjeneratës së mesme dhe të vjetër, niveleve akademike dhe nëse është e nevojshme pse jo edhe përmes deklarimit të qytetarëve me referendum për mënyrën e shfrytëzimit të resurseve. Kjo do të ishte mënyra e vetme dhe më demokratike e ruajtjes së resurseve natyrore dhe pasurisë kombëtare.

Kush do të përfitojë nga shitja e resurseve?

Nga procesi i privatizimit në Kosovë deri tash kemi vërejtur se në vend të zhvillimit dhe prosperitetit, kompanitë e privatizuara kanë sjell vetëm papunësi enorme, të drejta të shkelura të punëtorëve, falimentime, privatizime të dyfishta, të cilat edhe mund të mbushin arkën që nuk e dimë se të kujt por asnjëherë dhe shumë rrallë kemi parë një kompani që është e suksesshme pas privatizimit në Kosovë. Shembujt nga vendet të cilat e kanë kaluar procesin e privatizimit na flasin për një përvojë të hidhur p.sh. çmimet e energjisë elektrike pas privatizimit në ato vende ishin rritur në mënyrë drastike, kurse kualiteti i shërbimeve ishte zvogëluar në minimum. Sidoqoftë është e vërtetë se më së shumti në rastet e privatizimit do të goditen banorët e zonave ku do të ndërtohen ta zëmë termocentrale apo hidrocentrale, sepse kështu do të ndryshojë tërësisht klima, do të ndodhë ndotja, shkatërrimi dhe zhdukja e florës dhe faunës, e në vend të suksesit dhe prosperitetit do të shkaktojmë një ekocid të pafalshëm të llojit të veçantë.

(Autori është zyrtar i lartë për Planifikim Emergjent në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës)

Në trend

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kalo në kategori