LAJMI I FUNDIT:

Përse në këtë kohë?

Gjatë ditëve që lamë pas, në qendër të interesimeve mediale dhe publike, në Kosovë, ishin disa veprime të EULEX-it, që kishin të bënin, jo vetëm me periudhën e luftës, por edhe me atë pasuesen. Të parës i përkiste seanca dëgjimore për pjesëtarët e UÇK-së në procesin “Kleçka”, me ç’rast, të arrestuarve, ju vazhdua paraburgimi edhe për një afat kohor, ndërsa të dytës, kohës së pasluftës, i përkiste ngritja e aktakuzës kundër kreut të PTK-së dhe doganave. Këto veprime, s’ka se si të mos shikohen dhe analizohen në kontekst të praktikës së deritanishme të EULEX-it, i cili, siç e dimë të gjithë, për mision ka instalimin e shtetit të së drejtës ku do të sundonte rendi dhe ligji. Deri tani, nga përvoja që kemi, disi jemi të bindur se edhe EULEX-i, sikurse UNMIK-u para tij, sa herë që ka ndërmarr një hap për kinse zbatimin e ligjit në Kosovë, gjithmonë ka dal se, më tepër se sa për këtë, veprimi i ndërmarr ka pas në vete më shumë qëllim politik se sa juridik. Po të shikohet edhe veprimi i fundit kundër menaxhmentit të PTK-së në një kontekst më të gjerë kohorë, duke filluar prej kohës kur u bënë bastisjet, përfundimet do të na shpijnë në një konstatim të ngjashëm.

Për ta parë këtë problem në një dritë më të plotë, le ta shikojmë historikun e kësaj aktakuze. Vitin e kaluar, saktësisht me 15 korrik 2010, njësitë e EULEX-it në emër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës bastisën zyrat qendrore të PTK-së në Prishtinë dhe në disa lokacioneve tjera në vend. Me atë rast, u mor vetëm një pjesë e dokumentacionit që kishte të bënte me një kontratë të kësaj ndërmarrje dhe një Operatorit virtual që operon në Kosovë. Po cili ishte konteksti kohor i këtij veprimi? Në këtë kohë, në saje të deklaratave dhe punëve që po bënte Qeveria, sa vinte e po forcohej bindja dhe besimi se në nëntor ose dhjetorë të këtij viti (2010) do të përmbyllej procesi i privatizimit të PTK-së. Ndërhyrja e këtillë spektakulare (diçka që s’mund të thuhet se ishte e panjohur për Kosovën), s’do mend se do të ndikonte në imazhin e Ndërmarrjes dhe rrjedhimisht edhe në vlerën e çmimit të shitjes së saj që, atë botë, pritej të behej brenda më pak se pesë muajve.

Zhvillimet e mëvonshme në skenën politike kosovare të cilat rezultuan me domosdonë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, e suprimuan këtë afat të privatizimit të PTK-së. Prandaj, si duket edhe nuk u pa e nevojshme që të ndërmerret ndonjë veprim i mëtejshëm në këtë drejtim nga ana e atyre që kishin qëllim devalvimin sa më të madh të vlerës së kësaj ndërmarrje. Mirëpo, kur u bë miratimi i buxhetit për vitin 2011 në kuadër të të cilit parashikohej edhe privatizimi i PTK-së, ishte pikërisht ky fakt që riaktualizoi peshën e domosdosë së veprimeve kundër PTK-së. Duke u bazuar në këtë ligj, dhe sidomos në vendosmërinë e Qeverisë që privatizimi të kryhet deri në tetor të këtij viti (këtë afat e ka shpreh edhe Kryeministri në një intervistë të paradokohshme për RTK-në), të njëjtit, si duket e panë të nevojshme që të aktivizohen përsëri dhe PTK-së t’i japin goditjen tjetër të radhës. Tani u kalua në një fazë më të avancuar, duke ngrit një aktakuzë kundër KE-së dhe Kryetarit të Bordit të PTK-së.


Pra, e shikuar në këtë kontekst, edhe këtë herë, veprimi i EULEX-it shihet se përkon me një përpjekje për të rrënuar imazhin e PTK-së, në prag të privatizimit, më shumë se sa për të ndriçuar të vërtetën në lidhje me ato që pretendohen në aktakuzë. Kreu i saj piketohet si kokë turku për t’u godit. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu, sepse sikurse herën e parë kur u bënë bastisjet, ashtu edhe tani, veprimet merren në një periudhë kohore me pak se 5 muaj kur planifikohet të përmbyllet procesi i Privatizimit të PTK-së; Mund të thuhet kështu, sepse askush nuk e ka penguar EULEX-in, që të ndërmarr një veprim të tillë hetimor gjatë gjithë vitit 2009, për atë çështje e cila në aspektin kohor i takon tremujorshit të fundit të vitit 2008; Mund të thuhet kështu, sepse të gjithë besojmë se asgjë nuk do të prishte punë, edhe nëse këto pretendime janë të vërteta, sikur veprimet juridike ndaj të “dyshuarve” të ndërmerreshin menjëherë pas përfundimit të Privatizimit; Mund të thuhet kështu, sepse njëri nga dëshmitarët kyç të kësaj aktakuze, z. Andrea Capusella ish shef i njësisë financiare të ICO-së, nuk mjaftohet me këtë ”fakt” dhe nuk ia lë mundësinë që gjykata ta thotë fjalën e vet, por merr rolin e tellallit në lidhje me këtë çështje dhe përpiqet që paraprakisht, të diktoj të vërtetën përmes mediave, diçka që nuk i shkon praktikës gjyqësore në një vend demokratik.

Në rastet e tilla, në vendet me demokraci të konsoliduar, as nga të tjerët as nga dëshmitarët, nuk paragjykohet e vërteta pa e thënë fjalën e vet përfundimtare gjyqësia. Në rastin tonë, Z. Kapusella, në cilësinë e “ishit” përpiqet të na bind paraprakisht për “fajësinë” e menaxhmentit të PTK-së. Vet fakti që ai bënë këtë gjë na jep një element të fuqishëm për të dyshuar në të vërtetat që pretendohen në aktakuzë, si dhe të drejtën që edhe ne të paraqesim dyshimet e kundërta. Dhe në fund, mund të thuhet kështu dhe të besohet në këtë që thuhet, se përkundër këtyre pretendimeve të aktakuzës, në lidhje me PTK-në dhe menaxhmenitn e saj, ka fakte të tjera që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që mëtohet t’i vishet këtij menaxhmenti: Po i përmendim vetëm tri prej tyre:

E para, KE i PTK-së DR. Shyqyri Haxha, për kontributin e dhënë dhe progresin e arritur si menaxher i kësaj Kompanie, është dekoruar me Falënderim të veçantë nga Monacotelekomi;
E dyta, siç janë njoftuar qytetarët e Kosovës këtyre ditëve përmes njoftimeve tona, NJB e PTK-së VALA, në pesë mujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rritje të të ardhurave për 4.2 milionë euro në krahasim me më shumë së në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa e treta është Raporti i auditorit të jashtëm i cili edhe për vitin 2010, për herë të dytë në historinë e PTK-së, (i pari ishte viti 2009) njofton se PTK ka bërë përgatitjen dhe prezantimin e pasqyrave financiare në përputhje me SNRF (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar). Pra kemi të bëjmë me një Raport pozitiv të auditorit të jashtëm, vlerë kjo që i atribuohet menaxhmenit fillimisht e pastaj të gjithë punëtorëve të PTK-së.

Kur, këtë veprim të fundit e shikojmë në kontekst të të gjitha këtyre ngjarjeve, mund të përfundojmë se sikurse edhe herëve tjera, edhe në këtë rast, veprimet e EULEX-it më shumë kishin karakter të një spektakli se sa të një akti të një faze reale procedurale të drejtësisë. Për fat të keq, si shpeshherë deri tani, edhe në këtë rast, ligji shfrytëzohet si trampolinë për arritjen e efekteve të jashtëligjshme. Në këtë rast goditet kreu i PTK-së jo pse e meriton të goditet, por sepse përmes goditjes së tij mëtohet të goditet imazhi i kësaj ndërmarrje që nga të gjithë pranohet së është më profitabilja në rajon; dhe atë në prag të privatizimit gjë që do të ndikonte në vlerën e çmimit të saj të shitjes (realizimin e interesave të dikujt dhe dëmtimin e ndërmarrjes dhe rrjedhimisht edhe të qytetarëve të Kosovës) i cili privatizim, siç e thash edhe më lartë, planifikohet të përmbyllet këtë vit. Kjo është arsyeja që ky veprim u bë pikërisht tani, në këtë kohë dhe përgjigja më e plotë në atë pyetjen që sot e mundon shumicën e qytetarëve të vendit tonë: Përse kjo gjë u bë pikërisht në këtë kohë?

(Autori i këtij shkrimi është Këshilltar për media dhe marrëdhënie me publikun në PTK)

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Magazina
Kalo në kategori