Dhuna në shkolla, dukuri shqetësuese për të gjithë
Kjo dukuri e dhunës në shkolla duhet të jetë shqetësuese për gjithë shoqërinë tonë, pasi kjo ndikon direkt edhe në cilësinë e mësimit, si dhe mund të ketë pasoja edhe te vetë nxënësit të cilët shprehen se ndihen shumë të shqetësuar kur shohin akte të dhunës në shkollat e tyre.
Andaj këtu nevojitet një bashkëpunim i të gjithëve nga Ministria e Arsimit, organet e rendit, shoqëria civile prindërit si dhe nga vetë nxënësit për të dhënë kontributin e tyre për ndalimin e kësaj dukurie shumë te dëmshme për shoqërinë tonë.
Dhuna në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovën e pasluftës ka shënuar një rritje të madhe. Kjo dukuri shumë shqetësuese ka ditur që të marr edhe me dhjetëra jetë nxënësish. Vetëm ne gjysmën e vjetorin te parë të vitit 2010, sipas të dhënave të policisë janë shënuar 210 raste të shfaqjes së dhunës në nivel të Kosovës prej te cilave edhe me pasoja të rënda. Ndërkaq zënka e fundit e cila i kushtoi me jetë një nxënësi të shkollës “Sami Frashri”, në Prishtinë, tregon se kjo dukuri vazhdon të jetë ende shqetësuese, përkundër deklarimeve të atyre që janë të angazhuar për sigurinë në shkolla se kjo dukur po shënon rënie.
Institucionet e vendit më saktësisht, Ministria e Arsimit, së bashku me Policinë e Kosovës, janë përpjekur që përmes disa planprogrameve të parandalojnë këtë dukuri, por kjo deri më tash nuk është treguar edhe shume e suksesshme.
Por pse po ndodh një gjë e tillë ne shkollat e Kosovës? Arsyet janë nga më të ndryshmet. E para është se në shkollat tona mungon një komunikim i mirëfillte prind, mësues, nxënës. Fatkeqësisht kjo lidhje është shumë e largët ndonjëherë për fajin e prindërve, disa prej të cilëve ndodhë që fëmijët e tyre ta përfundojë shkollimin dhe ata të mos vizitojnë asnjëherë institucioni arsimor ku fëmijët e tyre shkollohen. Por këtu duhet fajësuar edhe udhëheqësit e shkollave të cilët nuk i kushtojnë shumë rëndësi mbajtjes së rregullt te mbledhjeve me prindërit e nxënësve.
Arsyeja e dytë është se afër shkollave ose edhe brenda oborreve të shkollave janë ndërtuar një numër i madh i kafenesh, madje në kryeqytet një kazino është ndërtuar ngjitur me objektin e një shkolle. Këto kafene, të cilat nuk frekuentohen vetëm prej nxënësve të shkollave, shpeshherë kanë qenë vendet ku kanë filluar zënkat te cilat me pastaj shpeshherë janë shndërruar në çerdhe të konfliktit, më pas grupe të ndryshme nxënësish të cilët mbajnë edhe armë të ftohta me vete, e në disa raste edhe arme zjarri, kanë qëruar hesapet në mes vete në objekte shkollore. Këto objekte do duhej që të mbylleshin dhe shkollat të kenë bufetë e tyre brenda objektit, të cilat do të ishin në shfrytëzim vetme nga nxënësit e shkollave.
Gjithashtu, problem tjetër i cili ka qenë nxitës i dhunës në shkolla është edhe qëndrimi i personave, të cilët nuk janë nxënës, në oborret shkollore. Këta persona duke qenë badihavxhinj siç thotë populli, qëndrojë në oborret e shkollave pa u penguar nga askush. Ata, shpeshherë janë provokues dhe nxitës te përleshjeve, si dhe pengues në procesin mësimor. Institucionet arsimore duhet të jenë më të vendosura në parandalimin e këtyre dukurive duk marr masa konkrete. Objektet shkollore duhet të jenë të rrethuara në mënyrë që personat të cilët nuk janë nxënës të mos kenë mundësi që të hynë brenda objektit shkollor.
Gjithashtu respektimi i uniformave shkollore nga nxënësit do duhej te ishte i domosdoshëm pasi kjo do të ndihmonte ne mënyrë më të lehtë për identifikim e tyre.
Ministria e Arsimit si institucion përgjegjës për arsimin ne Kosovë do duhej që të siguronte kompani private për sigurimin e shkollave. Po ashtu, edhe objektet e shkollave përbrenda do duhej të ishin të pajisura me kamera të sigurisë.
Kjo dukuri e dhunës ne shkolla duhet te jetë shqetësuese për gjithë shoqërinë tonë, pasi kjo ndikon direkt edhe në cilësinë e mësimit, si dhe mund të ketë pasoja edhe të vetë nxënësit të cilët shprehen se ndihen shumë të shqetësuar kur shohin akte të dhunës në shkollat e tyre. Andaj këtu nevojitet një bashkëpunim i të gjithëve nga Ministria e Arsimit, organet e rendit, shoqëria civile prindërit si dhe nga vetë nxënësit për të dhënë kontributin e tyre për ndalimin e kësaj dukurie shumë të dëmshme për shoqërinë tonë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër