LAJMI I FUNDIT:

Qindra pyetje për muzikën!

Kuantiteti nuk po mungon definitivisht, por kualiteti? Hmm…, jo në nivelet e duhura për të mos thënë po na ofrohen këngë pa pikë kualiteti, që dëgjohen vetëm, për 2-3 muaj dhe i mbulon pluhuri i harresës dhe nuk i kujton askush, madje as ata qe i bëjnë. Dhe, jam i bindur se do të vije një kohë kur ata që bëjnë këngë të tilla do të turpërohen pse i kishin shkruar ose pse kishin vendosur për t’i orkestruar apo kënduar ato këngë.

Ku mbetën vlerat e muzikës? Vlerat ne tekstet muzikore? Ku mbeten ato këngë që bëheshin e nuk harroheshin dhe gjithmonë tingëllonin nëpër dhëmbët e popullit tonë muzikëdashës? Pse nuk ka këngë si ato te Minatorit, Gjurmëve, Merita Halilit, Nexhmije Pagarushes? Këngë që edhe sot këndohen me endje nga unë e gjenerata ime, edhe pse nuk ishim ende te lindur kur filluan të këndohen.

Pse hupen vlerat ne tekstet e këngëtareve me më nam në vendin e në hapësirën mbarëshqiptare? Pse ne ditët tona që të shitet një këngë këngëtarja duhet të dal e zhveshur dhe të jetë detyrimisht e bukur? Pse kemi arritur deri këtu që të pranojmë çdo këngë që bëhet duke mos i gjykuar tekstin? Ku mbeten këngëtaret që nuk këndonin çdo tekst qe ju binte ne dorë? Ku mbeten këngëtaret me fustane të gjata e me dukje glamuroze që këndonin këngët si: ‘Lule te bukura ka Tirana’, ‘Vijnë vaporat’, ‘Baresha’, etj. Pse u shkurtuan aq shumë ato fustane sa tani mezi mberrijnë një pëllëmbë .


Tani së fundi po flitet se muzika më e dëgjuar tek ne është rep muzika. Kemi rep grupe sa te duash, por çfarë po këndojnë këta reperët tanë? Ku jetojnë këta? Jetojnë në vila multimilionëshe? Pse ne këngët e tyre nuk mund të gjesh realitetin ne asnjë fjali? E dini pse Eminemi është këngëtari më i shitur rep në botë? Sepse nuk zmadhon, nuk hiperbolizon asgjë, por tregon vetëm jetën e tij reale, problemet me nënën, bashkëshorten i shkrinë në këngë. Kurse reperët tanë? Të gjithë bëjnë këngë se si jetojnë në shtëpi super të mëdha, se si udhëtojnë me vetura super të shtrenjta, të cilat jam i bindur që i shohin vetëm ne TV, të gjithë tregojnë sesi ne klube nate janë vetëm ata në sytë e njerëzve, sesi të gjitha femrat vetëm ata i duan dhe shkojnë vetëm me ta… Po ne që s’jemi repera? Çfarë jemi? Sipas tyre ne meshkujt tjerë jemi homoseksualë, sepse në tekstet e tyre të gjitha femrat vetëm me ata shkojnë dhe kësisoj neve na mbeten vetëm djemtë…

Eh, prandaj albumi më i shitur rep konsiderohet një album që shiti 50 mijë kopje në një popullatë dy milionëshe (dhe të them të drejtën ajo CD u shit vetëm për hir të një kënge që ja vlen të dëgjohet dhe nuk do të harrohet për një kohë, kënga ‘Albanian’. Pse nuk behën më këngë të tilla? Pse një këngë bëhet për 10 ditë dhe jo për dy vjet që kur te del në treg të mbetet përgjithmonë në mendjet e njerëzve? Pse duhet të mundohen të na shesin pallavra këngëtarët tanë për gjëra dhe jetë inekzistente për ta e për ne, jetë të cilën ata thonë që e kanë, ndërkohë ne i shohim çdo ditë duke pirë macchiato dhe duke përtypur lugën e plastikës për dy orë rresht pastaj.

Mund t’i numërosh në gishta prej këtij numri të madh këngëtarësh ata që kanë një shkollim adekuat për këngëtarë. Disa kanë një shkollë të ulët të muzikës, ose janë shkolluar për një instrument të caktuar, por ajo nuk do te thotë që mund të jesh këngëtar. Unë p.sh. di t’i bije çiftelisë, por zëri nuk më shkon dhe aty përfundon kjo histori. “Kangen e di, po zani sum shkon”, është një thënie e jona andej nga Drenica , që duhet ta kujtojnë këta këngëtaret tonë nganjëherë. Kulmi i krejt kësaj mesele të këtij mllefit tim është kur njëra prej këngëtareve tona pas te cilës të gjithë i hapim sytë n këngëtarët TV ( jo për punë zëri a kënge, por duke parë pjesët e saj të ekspozuara) dhe thotë që këngëtaret i japin kulturë popullit dhe janë model për popullin. Nuk ia vlen të diskutoj për të sinqerisht, por kjo si shembull për arsyen që e kanë, ju funksionon arsyeja këtyre “vip”-ave tonë?

Dhe e fundit fare është mendjemadhësia dhe servilizmi i tyre. Kurrë s’dëgjova një artist apo artiste tonë që thotë se për drek ha pite, fli apo fasule. Këto janë ato ushqime që i hamë brez pas brezi, ushqime që na kanë rritë me gjenerata e gjenerata, edhe profesorët e doktorët universitarë si pika më elite e shoqërisë (sipas meje) i përdorin këto ushqime. Kurse “vipat” tonë? Në çdo intervistë tregojnë se janë rritur me pica , ushqime e fruta deti. Kulmiii… Këto janë vetëm disa nga mijëra e mijëra pyetje që po më sillen nëpër kokë dhe i ceka disa derisa një këngëtare po këndon një këngë dhe po më bërtet: ‘ti je budall, budall, oh sa budall’, dhe s’ka faj kjo pasi unë ende se kam fikur TV dhe po e dëgjoj deri sa qelizat e arsyeshmërisë po më vdesin dhe kjo ende po çirret!

Në trend

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Kalo në kategori