Turp e për faqe të zezë
“Shyqyr që ra kjo dekë e u pamë”, është thënie e vjetër e femrave pjesëmarrëse në ceremoniale mortore. Ato e shfrytëzonin fatkeqësinë e dikujt që i kishte ndodhur vdekja, për t’u takuar në mes veti dhe për të bërë muhabete të ndryshme. Thënia e mësipërme, shikuar në kuptimin figurativ të saj, është një thënie mjaft e fortë filozofike. Me fjalë tjera, një rast bëhet shkaktar e nxjerr në shesh shumë të vërteta për realitetin ekzistues të diçkaje. Në rastin tonë konkret provimi shtetëror i maturës, i mbajtur ditë më parë, i përcjellë me rezultatet mjaft të dobëta të treguara nga maturantët, kanë demaskuar deklaratat e krerëve të qeverisë së vendit se arsimi është prioritet nacional. Edhe përkundër rezultateve të fryra të testit të maturës, prapëseprapë po vërehet me kthjelltësinë më të madhe një element, e ai është se sistemi arsimor në Kosovë është në një krizë mjaft të thellë, e vendi po shkon drejt një analfabetizmi klasik. Me fjalë tjera, shkollat tona sot prodhojnë nxënës të cilët ngritjen intelektuale e kanë të nivelit çfarë duhet ta ketë nxënësi i klasës së dytë të shkollës fillore.
Kjo gjendje e krijuar është si rezultat i dështimit total të reformës së bërë në ketë sektor, e cila është kryer sipas metodës së “kutisë së zezë” nga njerëz joprofesionistë. Realiteti i krijuar duhet ta alarmojë veçmas MASHT-in, i cili nuk mund të mburret vetëm me disa objekte shkollore më shumë, me disa fjalë për planprogramet apo tekstet e reja. Cilësia e mësimdhënies dhe nxënies është vendimtare për suksesin, apo dështimin, siç është rasti me maturën. Shkolla tek ne po përballet me një krizë të thellë dhe si shihet qartë, as rritja serioze e pagave nuk ka bërë punë. Shkollat tona janë të pajisura me kuadro mjaftë të dobëta dhe joprofesionale sidomos në lëndën e matematikës, lëndë kjo e cila është kyçe në formimin intelektual të nxënësve. DKA-të tona kanë gjetur një metodë, të dështuar që në fillim, për mbulimin e orëve të matematikës me njerëz të shkolluar në fakultetet e edukimit tek ne, kuadro të cilat nuk kanë as njohuri elementare për matematikën, e lerë më ta ligjërojnë atë nëpër shkolla.
Në një rast rektori i UP, Dr. Mujë Rugova, e bëri një lapsus të madh në media, duke propozuar mbylljen e degës së matematikës në kuadër të FSHMN- së, me arsyetimin se nuk ka njerëz të interesuar për ta studiuar ketë lëndë. Kjo thënie e rektorit, i cili përkrahë ideologjinë e qeverisë sonë, ishte mjaft e rëndë. Shihet qartë se qeveria e Kosovës në përgjithësi, e MASHT – i në veçanti, nuk lodhën fare për ta bërë një strategji për stimulimin e studiuesve të matematikës si lëndë kyçe kudo në botë, qoftë atë duke hapur gjimnazin matematikor, duke iu dhënë bursa të majme studentëve të matematikës, duke iu dhënë bursa nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme që tregojnë interesim të posaçëm për mësimin e matematikës, etj.
Është për çdo kritikë dhe keqardhje rasti i gjeniut tonë Valmir Krasniqi, i cili me punën që ka bërë në lëminë e funksioneve speciale, ka arritur famë në mbarë botën shkencore dhe matematikanët më eminentë e konsiderojnë si kolegë të nivelit të tyre. Për numrin e madh të punimeve nga fusha e matematikës dhe botimin e tyre në revista prestigjioze me recension ndërkombëtar , po të ishim në ndonjë vend të zhvilluar dhe që e përkrahë progresivitetin, Valmir Krasniqit jo vetëm se do t’i jepej titulli më i lartë i mundshëm shkencor, por do t’i siguroheshin kushtet e jetës dhe punës që i ka rrallë kush nga presidentët e shteteve, e qeveria jonë nuk ka forcë atij të ia ndajë ndonjë bursë studentore, e lere më të tjerat. Shikuar në aspektin politik, Valmir Krasniqi ka bërë punë më të madhe se edhe shumë funksionarë tonë në drejtim të prezantimit ndërkombëtar të Kosovës si shtet i pavarur. Ai në të gjitha punimet e tij nëpër revista shkencore, paraqitet si shtetas i Republikës së Kosovës. Valmiri këtë e bënë jo për çështje të biznesit privat, por për t’i treguar botës se edhe në mesin tonë ka njerëz që merren me shkencë.
Është për t’u befasuar për të mirë, se si ato vende që kanë qenë haptas kundër pavarësisë së Kosovës ose nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, në revistat e tyre i botojnë punimet e Valmir Krasniqit, në adresën e të cilit figuron emri – Republika e Kosovës. Vende të tilla janë si Kina, India, Spanja, Rumania etj. Këtu duket qartë se çfarë vlere shkencore kanë punimet e Valmirit, sa që vendet kundërshtare tonat i lënë anash inatet politike dhe i botojnë ato vetëm e vetëm për ta ngritur autoritetin e tyre në botë. Valmir Krasniqi së bashku me José Luis-Barerro (spanjoll), profesor në universitetin e Barcelonës, është kryeredaktor i revistës ndërkombëtare “Probleme matematikore”, në të cilën botohen probleme të matematikanëve eminentë nga mbarë bota. Revista është elektronike dhe ka filluar të dali në Prishtinë, në nëntor të vitit 2010. Si anëtarë të këshillit redaktues të revistës figurojnë edhe emra të matematikanëve me famë botërore si Mihály Bencze (Rumani), Polo Perfetti (Itali), József Sándor (Rumani) , Armend Shabani (Kosovë) etj.
Valmir Krasniqit kohëve te fundit i ka afruar mundësi bashkëpunimi profesional profesori universitar kinez Feng Chi, emër mjaft i njohur në lëminë e matematikës, e së bashku kanë ardhur në rezultate mjaft interesante nga aplikimi i masës në teorinë e funksioneve speciale, punim ky i cili pritet të botohet në njërën nga revistat më prestigjioze me recension ndërkombëtar, e cila botohet në Francë. Duke u mahnitur nga aftësitë si shkencëtar i rangut profesional nga fusha e matematikës, bindje kjo e fituar gjatë përpunimit të punimeve të Valmir Krasniqit, atij para disa ditësh (përmes një email-i) i ka bërë kërkesë një student i doktoratës nga India, me anën e të cilës kërkon që Valmiri të bëhet mentor i disertacionit të doktoraturës së tij.
Si përfundim kisha për të thënë se është koha e fundit që qeveria jonë rastin e Valmir Krasniqit duhet ta trajtojë në mënyrë meritore, e jo të jetë krejtësisht indiferente dhe mjaft e heshtur në ketë drejtim, sepse ai është krenaria jonë në aspektin ndërkombëtar , e trajtimi jomeritor i tij është fyerje dhe poshtërim për të gjithë neve. Në anën tjetër, shkollës sonë i duhet një rimëkëmbje, për të dalë nga ky batak në të cilin është aktualisht. Niveli i përgatitjes intelektuale të nxënësve të shkollave tona është një turp dhe faqe e zezë për të gjithë, për arsimtarët, për nxënësit, për prindërit e tyre, për drejtoritë arsimore, për MASHT- in, për qeverinë tonë dhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi. Është koha për reflektim të thellë. Me ketë nivel arsimor nuk shkohet askund. Është më mirë të lihen mangët disa tenderë milionësh për objekte të reja dhe të investohet aty ku ka më së shumti nevojë – në rritjen e cilësisë në shkollat tona, sepse nga aty dalin njerëz që do ta marrin një ditë fatin e Republikës së Kosovës në duart e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër