Deri ku shkon etja për pushtet?
Kemi dëgjuar se etja për pushtet ka shkuar deri te vëllavrasja siç kemi shembuj të shumtë gjatë periudhës së perandorisë osmane. Kemi raste edhe me të renda siç është ai i vrasjes së babait, që kishte ndodhur në kohën e perandorisë romake kur i biri i perandorit Marcus Aurelius, Commoddus-i kishte vrarë të atin për qëllimin e vetëm, marrjen e fronit të tij.
Edhe në fillimin e shekullit 20, hiç më larg se në Shqipëri kemi shenja të etjes për pushtet kur, Esad Pashë Toptani tradhton Shqipërinë për qëllime personale. Por populli nuk heshti dhe falë Avni Rrustemit dhe disa ‘avni rrustemëve’ të tjerë që nuk duronin tradhti e as mizori të tilla, fati i Esadit të etur nuk zgjati edhe aq, dhe kështu një i etur tejmase, përfundimisht ngopet jo nga pushteti, por nga dheu.
Po të marrim shembuj se çfarë rastesh ka pasë kur njerëzit gjatë historisë medoemos e dëshironin pushtetin, besoj që do të nevojiteshin ditë të tëra duke i rrëfyer ato. Mirëpo sot gjendemi para një shekulli kur krejt këto janë veç pjesë e historisë, pasi që sot, në botën demokratike ka forma dhe mënyra tjera për të arritur pushtetin. Duke vjedhur ose vrarë për pushtet siç ka ndodhur, sot cilësohet si krim, edhe atë shumë i rëndë.
Shqipërisë po i bëhen gati një muaj e gjysmë që ende nuk ka zgjedhur të parin e bashkisë së kryeqytetit pasi që votat janë duke u numëruar ende. E kjo është duke ndodhur pasi që etja për pushtet dhe jo për qeverisje të mirë, është duke e kaluar çdo normë. Populli shqiptar është ai që është duke pësuar për shkak këtyre zotërijnëve me kollare të modës së fundit.
A duhet të fajësohet populli për këtë krizë të radhës? Padyshim që po, duke parë tërë këtë komplikim që po rrjedh si pasojë e këtyre dy njerëzve, duhet ta dinë se nuk varet Shqipëria veç nga këta dy ose veç nga subjektet politike te këtyre dyve. Pasqyrimi i kësaj ngjarje në Evropë nuk është edhe aq i mirë. Shqipëria interes primar ka anëtarësimin në BE, e nëse shikojmë gjendjen faktike ose nëse krahasojmë me vendet që janë duke plotësuar kushtet për anëtarësim, atëherë Shqipëria, nuk është duke dalë edhe aq mirë.
Populli shqiptarë duhet të vetëdijesohet një here e përgjithmonë, nuk mundet sistemi të ekzistojë pa ne, tendencat e një shteti janë konkurruese, e jo të futet në greminë politike. Shqipëria me tërë ato kilometra plazhe është shtet konkurrues, ka resurse që shtete ballkanike si Serbia e Maqedonia nuk i kanë, por sa vlejnë tërë këto kur etja për pushtet e elitarëve kalon etjen për qeverisje të mirë.
Si përfundim, Faik Konica kishte të drejtë kur thoshte, “Nëse Shqipëria ndonjëherë do të vdiste, në epitafin e saj do të shkruhej : Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga POLITIKANËT “. Shqipëria dhe Kosova veç janë duke vdekur nga politikanët e etur për pushtet, i vetmi shpëtim është një frymë e re politike pasi që këta të sotmit, janë duke na varrosur të gjallë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja
Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë
Taktika e joshjes, Alban Bushi tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha
Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde
Martohet ish-e dashura e Don Xhonit, modelja ruse Ariana Lirey
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë