Zgjedhjet dhe reformat zgjedhore në Republikën e Kosovës
1. Çka kuptojmë me sistemet zgjedhore dhe zgjedhjet ?
Sistemet zgjedhore paraqesin bashkim të drejtash, principesh, mekanizmash dhe garancish, mbi bazën e së cilës zhvillohet pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje. Pjesë përbërëse e sistemit zgjedhor janë edhe normat me të cilat garantohen të drejtat e subjektit zgjedhor dhe legjitimiteti në mbarëvajtjen e vet procesit zgjedhor. Bazë themelore për shpjegimin e sistemeve zgjedhore është e drejta e qytetareve për të votuar organet e tyre përfaqësuese duke shprehur vullnetin e tyre të lirë. Vullneti i popullit duhet të shprehet përmes zgjedhjeve periodike dhe të drejta të cilat do të mbahen me votim të përgjithshëm dhe të barabartë, me vota të fshehta apo me procedurat ekuivalente të votimit të lirë. Në demokraci gjithë pushteti del nga populli. Në fakt, ai ushtrohet nga përfaqësuesit e zgjedhur të tij, të mbledhur në organin më të lartë përfaqësues. Sistemet zgjedhore janë ato që i shndërrojnë votat e hedhura gjatë zgjedhjeve, në vende të fituara nga partitë dhe kandidatët e tyre. Rruga më e thjeshtë për t’i shqyrtuar sistemet zgjedhore është klasifikimi i tyre në bazë të shkallës së shndërrimit të votës së fituar të popullit në vende deputetësh në parlament. Në të përcaktohet se kush ka të drejtën e votës, mënyrën e votimit, formulat e përkthimit të përqindjes së votave të fituara nga një forcë politike në përqindje të vendeve në parlament, si dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Pra, sistemet zgjedhore nuk janë asgjë më tepër veçse procedura për t’i shndërruar preferencat e votuesve në mandatesh deputetesh ne organet përfaqësuese. Pavarësisht nga sistemi zgjedhor, megjithatë, zgjedhjet duhet të rezultojnë në një legjislaturë përfaqësuese të forcave relevante politike të vendit. Nëpërmjet zgjedhjeve shtetasit sendërtojnë një ndër të drejtat themelore politike të tyre, të drejtën e zgjedhjes, me të cilin rast vjen në shprehje qenia e tyre politike. Pra, nëpërmjet zgjedhjeve ata ushtrojnë një ndër të drejtat themelore të tyre, zgjedhjen e përfaqësuesve më të mirë të popullit në organet përfaqësuese. Dokumenti i Kopenhagës i vitit 1990, thotë se “vullneti i njerëzve i shprehur lirë dhe fer nëpërmjet zgjedhjeve periodike dhe të vërteta, është baza e autoritetit dhe legjitimitetit të çdo qeverisjeje”. Sipas rekomandimeve të Lund-it përfaqësimi qeveritar nëpërmjet zgjedhjeve të lira, fer dhe periodike është gurthemel i demokracisë bashkëkohore. Ndërsa Komisioni i Venecias shprehet se “Zgjedhjet demokratike nuk janë të mundura pa respektimin e të drejtave të njeriut, sidomos, lirinë e shprehjes dhe të shtypit, lirinë e qarkullimit brenda vendit, lirinë e grumbullimit, dhe lirinë e bashkimit ose organizimit për qëllime politike, duke përfshirë krijimin e partive politike.
Shpeshherë shtrohet çështja se cili prej sistemeve zgjedhore është me i miri, në kuadër të një shteti apo një vendi nën administrim. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pranojnë se nuk ka një sistem të vetëm të zgjedhjeve që u përgjigjet njësoj të gjitha shteteve. Për më tepër, sistemet politike dhe proceset zgjedhore u nënshtrohen faktorëve historikë, politikë, kulturorë dhe religjiozë. Nëse një shtet dëshiron ta aplikoj njërin prej sistemeve zgjedhore është çështje diskrecionale e subjekteve politike dhe e legjislaturës së atij shteti të vendos se cilin sistem zgjedhor e përqafon. Mënyra me e mirë për përcaktimin e sistemit zgjedhor në një shtet apo vend nën administrim, është hapja e debateve publike dhe marrja e opinioneve të shoqërisë civile dhe ekspertëve të sistemeve zgjedhore për përcaktimin adekuat të sistemit zgjedhor.
2. Zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore në Kosovë nga viti 2001
Për shkaqe historike, Kosova e pasluftës ka ngecur prapa sa i përket demokratizimit të shoqërisë dhe jetës institucionale. Kosovarët kurrë nuk kanë vendosur tërësisht për fatin e tyre. Ata kanë qenë objekt i politikave koloniale gjatë një pjese të madhe të historisë, por me përfundimin e luftës në vitin 1999, Kosova iu besua një kujdestarie ndërkombëtare, që si e tillë nuk është drejtuar në mënyrë demokratike. Zgjedhjet parlamentare në vitin 2001 dhe 2004 janë organizuar sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura ndërsa zgjedhjet parlamentare në vitin 2007 janë mbajtur sipas sistemit proporcional me lista të hapura. OSCE e cila i ka administruar të gjitha zgjedhjet parlamentare në Kosovë deri në vitin 2007, pas përfundimit të tyre ka dhënë vlerësime zyrtare se në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet në pajtim me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Këto deklarime kanë qenë më shumë të karakterit politik se sa real.
Ato janë zhvilluar nën rrethana të veçanta politike dhe në periudha të caktuara emocionale kohore si dhe ka munguar tradita dhe kultura politike për organizimin e tyre. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 votuesit kanë pasur të drejtë të votojnë nga një deri në dhjetë kandidatë në kuadër të të njëjtës listë partiake. Kjo formë e votimit bie në kundërshtim me të drejtën për votim të barabartë: ku çdo votues ka, në parim, një votë; në rastet kur një sistem zgjedhor i akordon zgjedhësve më tepër se një votë, çdo zgjedhjes duhet të ketë të njëjtin numër votash. Kjo formë e votimit ka krijuar hapësirë të madhe për mashtrim elektoral, ku në fakt edhe mashtrimi ka ndodhur. Organet që kanë administruar zgjedhjet kanë pasur mundësi teknike që të bëjnë falsifikimin e votave duke mos lënë gjurmë në fletëvotim. I njëjti sistemi votimit ka ndodhur edhe në vitin 2010, por tani votuesit kanë pasur të drejtë të votojnë nga një deri në pesë kandidat vetëm të një partie politike.
Procedura e votimit luan një rol shumë të rëndësishëm në gjithë procesin zgjedhor; shanset për mashtrim elektoral janë më të mëdha gjatë votimit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 pati mjaftë ankesa dhe parashtresa për mashtrim zgjedhor nga partitë politike dhe qytetarët. Edhe pse u konstatua se ka pasur mjaftë keqpërdorime të votave të qytetarëve përmes mashtrimit zgjedhor, nuk është marrë asnjë vendim për anulimin e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre. Ka pasur edhe anomali të llojit të veçantë. Në një njësi zgjedhore, është konstatuar mashtrimi zgjedhor i incizuar me kamera, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim anakronik: për vjedhje të votave janë dënuar kandidatët individual të partive politike në atë njësi zgjedhore, por votat që janë konstatuara të vjedhura janë numëruar si vota valide për partitë politike, pavarësisht se është vërtetuar mashtrimi zgjedhor. I njëjti avaz, por me intensitet të shtuar ka vazhduar edhe ne zgjedhjet parlamentare ne vitin 2010 ku pati: vjedhje, shantazhe, mashtrime zgjedhore, blerje votash etj. Megjithatë në krejt këto sjellje anakronike, pati një pozitivitet, sepse aty ku këto anomali u konstatuan zyrtarisht, zgjedhjet u përsëritën. Procesi zgjedhor i vitit 2010 jo vetëm që anashkaloi standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, por krijoi një imazh negativ për Kosovën të cilës i duhet një rrugëtim i gjatë për ndërtimin e institucioneve demokratike të dala nga vota e popullit.
3. Cilat reforma zgjedhore duhet të bëhen në Kosovë
Njëra prej çështjeve më fondamentale pas reformave kushtetuese në një shtet pa dyshim se janë reformat zgjedhore. Ato duhet te realizohen ne mënyrë te vazhdueshme dhe te gjithanshme përmes një procesi mjaft të gjatë kohor. Reformat zgjedhore janë edhe me komplekse veçanërisht në shtetet të cilat janë në fazën e ndërtimit dhe konsolidimit të demokracie përfaqësuese dhe shtetit të së drejtës. Në këto shtete dhe vende nën administrim nuk është e kompletuar infrastruktura ligjore, mungon përvoja për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe është e zbehtë kultura politike për ndërtimin e demokracisë përfaqësuese. Në Kosovë ka nevojë për një debat të hapur dhe të gjerë publik, për të diskutuar për zgjedhjet, sistemin zgjedhor dhe mënyrën e votimit të cilën qytetarët e saj synojnë ta realizojnë. Zgjedhjet mund të organizohen vërtetë në mënyrë demokratike, vetëm në qoftë se plotësohen disa kushte themelore si: respektimi i të drejtave themelore, njerëzore, stabilizimi i ligjit zgjedhor me garanci të efektshme procedurale, trajnimi i organeve që bëjnë administrimin e zgjedhjeve, si dhe në anën tjetër të respektohen parimet bazë të trashëgimisë elektorale evropiane të cilat garantojnë zgjedhje dhe procese zgjedhore sipas standardeve ndërkombëtare. Këto reforma mund të arrihen:
1. Nëse Komisioni për reforma zgjedhore zgjerohet me përfaqësuesit te shoqërisë civile (por jo me vasal të pushtetit) si dhe ekspert te njohur vendor dhe ndërkombëtar nga fusha sistemeve zgjedhore.
2. Të amandamentohet Kushtetuta e Republikës se Kosovës jo vetëm ne kapitullin për zgjedhjen e presidentit, por ajo duhet te amandamentohet edhe ne kapitullin për menaxhimin e zgjedhjeve.
3. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të zgjidhet me konkurs publik nga Kuvendi i Republikës së Kosovës jetë ekspert i njohur sistemeve elektorale dhe jo siç ishte rasti me dy ish kryetarët e KQZ-zë që vinin nga sfera e pushtetit gjyqësor e të cilët gati ishin analfabet në fushën e sistemeve zgjedhore.
4. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë partiak dhe i ekuilibruar, por këta përfaqësues partish duhet të jenë njëkohësisht ekspert të sistemeve zgjedhore.
5. Të ndahet Kosova në shume zona zgjedhore, ku përfaqësimi qytetar të jetë sa me i ekuilibruar, e jo siç ka ndodhur deri me tani ku bie fjala, në legjislaturën e kaluar Peja me rrethinë kishte 25 deputetë, ndërsa disa regjione janë përfaqësuar fare pak, ndërsa disa komuna nuk janë përfaqësuar me asnjë deputet.
6. Të formohet një zonë e vetme elektorale për pakicat kombëtare siç e kanë të sanksionuar disa shtete në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
7. Të formohet një zonë e vetme zgjedhore për diasporën e cila përben 1/3 e qytetarëve të Kosovës e cila ishte boshti kurrizor për fitoren e pavarësisë së Kosovës.
8. Të sanksionohet me ligj vendosja e kamerave nëpër vendvotime, që zgjedhjet të organizohen ne mënyrë sa me transparente dhe që të mos ndodhin anomali të mashtrimit zgjedhor të cilat mekanizma elektronik kushtojnë shumë me pak sesa përsëritja e zgjedhjeve.
9. Të krijohet mekanizmi i spastrimit të listave të votuesve dhe të krijohet po ashtu një mekanizëm i kontrollit për kontrollin e spastrimit të listave, në mënyrë që në lista të mos figurojnë qytetarët qe kane vdekur edhe para 30 vjetëve.
10. Të reformohet legjislacioni që prek sferën e zgjedhjeve ku përveç ligjit për zgjedhjet duhet të amandamentohen dhe miratohen edhe Ligji për Regjistrimin e Partive Politike, Ligji për Financimin e Partive Politike dhe Fushatave Elektorale, Ligji për Mediat në kapitujt për fushatat zgjedhore etj.
Kjo mund të bëhet, kjo duhet të bëhet, sepse niveli i kulturës politike pas një dekadë të organizimit të zgjedhjeve ka lëvizur në progresion pozitiv. Në këtë mënyrë do të dizajnohej një sistem zgjedhor burimor i cili do të stabilizonte organizimin e zgjedhjeve dhe do të ndihmonte në konsolidimin e demokracisë përfaqësuese dhe ndërtimin shtetit e së drejtës.
(Autori është doktorant i shkencave juridike dhe ekspert i sistemeve elektorale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
"Do nominojmë Gjestin dhe Eglin", banorët thyejnë rregullat duke diskutuar për nominimet në rast se iu bie Kutia e Pandorës
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/rryma-zrre-tlg-780x439.png)
ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër