LAJMI I FUNDIT:

Epoka e nepotizmit dhe triumfi i korrupsionit

Duke qenë se Kosova është vend i vogël dhe me një numër jo të madh të popullsisë, struktura sociale e qytetarëve është shumë e ndërlidhur. Kjo ndërlidhje krijon një afërsi mes njerëzve, duke bërë kështu që grupet shoqërore të jenë më kompakte. Edhe më kompakt i bën përvoja e kaluar e shoqërisë sonë në relacion me shoqëritë tjera të huaja. Ekziston një fenomen social, që sa më i vogël dhe i rrezikuar nga jashtë të jetë një grup i caktuar, aq më të lidhur dhe kompakt janë anëtarët përbrenda atij grupi. Kështu, shqiptarëve në histori iu është dashur të mbajnë afërsinë me njëri-tjetrin për t’i rezistuar më lehtë rreziqeve nga jashtë. Kjo afërsi e njerëzve me njëri tjetrin u ka ndihmuar shumë qytetarëve tanë në të kaluarën, dhe vazhdon t’i ndihmojë edhe sot. Mirëpo, jo në të gjitha aspektet.

Afërsia e madhe e njerëzve me anëtarët e grupit të përkatësisë së vet, ka zhvilluar edhe një tendencë për refuzim të anëtarit të përkatësisë tjetër. Kjo shprehi e manifestuar në relacion me grupet e mëdha është bartur edhe në grupe tjera të vogla, si familja, partia etj. Për rrjedhojë, në Kosovën e pasluftës ka rezultuar në një problem shumë të rëndësishëm socio-politik siç është nepotizmi – marrja në punë e njerëzve apo kryerja e ndonjë shërbimi për ta në bazë të lidhjeve të familjare apo fisnore. Nepotizmi, mjaft i pranishëm në institucione publike dhe private, ndër tjerash ka instaluar një proces seleksionimi jo të drejtë dhe jo të natyrshëm, ku triumfon i dobëti dhe ngel i forti.

Me fjalë tjera, puna, pozita apo shërbimi nuk jepet në bazë të meritave, por në bazë të preferencave familjare apo partiake, duke bërë kështu që personat me kapacitete dhe potenciale të larta të shtypen, ndërsa të tjerët të avancohen në kuadër të faktit se ka kush t’i mbështes. Si do që të jetë, tranzicioni nëpër të cilën po kalojmë ka filluar të bëjë më pak të theksueshëm kolektivitetin brenda grupeve. Për rrjedhojë, ndërlidhjet apo afërsia e njerëzve mes vete ka filluar të distancohet gradualisht, duke ngritur çdo herë e më shumë në skenë individualen në vend të kolektivës.


Por, përveç ngritjes në skenë të individualitetit, tranzicioni po bënë çdo ditë e më shumë të dukshëm tek njerëzit dashurinë e tyre ndaj materies. Materialja apo benefiti financiar për njerëzit tani është më i rëndësishëm se sa raportet sociale mes anëtarëve të grupit përkatës. Për rrjedhojë, fenomeni i nepotizmit ka filluar të zëvendësohet me fenomenin e korrupsionit. Tanimë ka filluar që njerëzit të mos merren në punë apo të mos u kryhet një shërbim (posaçërisht në institucionet publike) në bazë të lidhjeve familjare apo partiake, por varësisht nga ajo se sa ata paguajnë ilegalisht për punën apo shërbimin e caktuar.

Ky lloj korrupsioni apo thënë ndryshe lloj krimi parazitar, për shkak se të korruptuarit bëjnë shkelje ligjore dhe morale po u munduar fare, po i shkakton dëme të mëdha vendit dhe shoqërisë sonë. Korrupsioni, përveç që po e dëmton rëndë brendësinë e shoqërisë dhe politikës sonë, ajo po e dëmton rëndë po ashtu edhe imazhin tonë si vend. Ndërsa, përpjekjet për të luftuar korrupsionin do të rezultojnë gjithnjë të kota, sa herë që ato nuk nisën nga pika e duhur. Një ndër pikat e duhura është pikërisht procesi i rekrutimit të kuadrove që do të trajtojnë problematikat ekonomike, politike dhe shoqërore. Nuk mund të luftohet korrupsioni nga njerëz të cilët janë ardhur në pozita, jo në bazë të meritave, por në bazë të korrupsionit.

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Magazina

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori