LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët humbën zgjedhjet

Si një i ri shqiptar i këtyre trevave është më të vërtetë brengosëse se ç’do të ndodh tash e tutje këtu?

Në kampin politik maqedonas del fituese një parti politike e cila nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë ndërmend që t’i përfillë ndonjëherë shqiptarët, një parti nacionaliste e shoviniste (flas për neve shqiptarëve sepse për sllavët kjo është partia tyre më e duhura). Del fituese një parti politike shqiptare e cila gjatë viteve të sundimit në pushtet nuk bëri asgjë, vetëm se humbi atë që shqiptarët e fituan me gjak, një parti kozmopolite e servile ndaj pushtetarëve gjë që kjo për neve është humbje e madhe. Këta shërbëtorë të qeverisë sllavo-ortodokse, hijezuan dhe thyen shumë virtyte kombëtare, si besën, krenarinë, dinjitetin…

Është me të vërtetë për keqardhje fakti se në këto zgjedhje shqiptarëve iu “dogjën” edhe 24964 vota, një numër jo edhe i vogël i votash. Në zgjedhjet e 2008 gjithsej pati 28 deputet shqiptar, ndërsa tani do të ketë 25. Në humbje janë 4 deputetë shqiptar. Edhe këtu u vu në pah një papjekuri e politikbërjes të partive politike shqiptare në plan kombëtar. Mosunifikimi i shqiptarëve, një koalicion parazgjedhor bëri që shqiptarët t’i humbin 4 deputetë e që nuk janë pak. Po ku ngeli diaspora? Nga 3 deputetë e asnjë nuk u zgjodh shqiptar. Me të vërtetë zhgënjyese është ky fakt ku shqiptarët në mërgatë dhanë aq shumë për popullin e vet, ndërsa dolën si humbës të dyfishtë.


Mirëpo prapëseprapë nuk duhet edhe aq shumë që të dëshpërohemi, pse e them këtë ? Sepse gjendja aktuale politike e shqiptarëve në të gjitha vendet ku janë, dihet se si është. Ne jemi të varfër dhe në momentin kur partitë politike nuk kanë agjendë politike, ata elektoratin e “blejnë” me para. Jemi mësuar kështu, parti politike pa vizion të qartë gjithmonë të jenë në krye të “shtetit“, them kështu sepse shqiptaret jashtë Shqipërisë amë, kurrë nuk kanë pasur shtetin e tyre të lindjes në duar të tyre.

Shumë projekte u filluan me “Prerodb-ën”, që janë fund e krye antishqiptare dhe sa po shohim prapë do të vazhdoj ky hov i madh anti-vlerave shqiptare dhe pro atyre sllave. Përsëri shqiptarët e Velesit, Krushevës, Manastirit, Ohrit e Resnjës do të ngelin në mëshirë të fatit, aty ku diskriminimi sllav është i shfaqur haptazi, aty ku projektet sllavo-maqedonase për spastrim etnik dhe asimilim shihen qartazi. Përsëri shqiptarët e Kumanovës, Likovës e Shkupit do të mëshirohen me fatin e tyre të lënë anash nga qeveria, pa bërë së paku një investim në zonat ku popullata shqiptare është shumicë.

Është e ditur se shqiponjat janë shpezë që gjithnjë janë në kërkim të territoreve, kërkojnë territore, i marrin, i mbajnë nën kontroll dhe i shfrytëzojnë për nevoja të tyre. E nëse shikojmë nga ky aspekt, neve shqiptarëve, nuk jemi shqiponja, shqipe të maleve. Ne edhe ato territore që i patëm dalëngadalë po i humbim, e mos të flasim për territore tjera, nuk jemi në gjendje që atë që kemi ta menaxhojmë si duhet e të kemi në dorë “gjahun” tonë.

Por thonë shpresa e fundit vdes, pra ende ekziston një shpresë. Ajo është rinia shqiptare, një rini me botëkuptime të kohës, një rini me potenciale mjaft të mëdha, një rini e arsimuar, një rini shqiptare evropiane. Kjo është ajo që bën edhe malet të përkulen. Kjo është ajo rini e cila do të duhet t’i bëj ndryshimet rrënjësore e të sjell një të ardhme më të ndritshme të shqiptarëve, një rini në të cilën bëj pjesë edhe unë. Dhashtë Zoti që në këtë milenium të ri, shqiptarët t’i zgjidhin problemet e tyre dhe të jetojmë një jetë ashtu si edhe e meritojnë. Zoti i bekoftë shqiptarët!

(Autori është nxënës i shkollës së mesme në Kumanovë)

Në trend

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Kalo në kategori