Mjedisi në ditën botërore të tij!
“Edhe pse vendimet individuale mund të duken të vogla përballe kërcënimeve dhe trendëve globale, kur miliarda njerëz i bashkojnë forcat në një qëllim të përbashkët, mund të bëjnë një ndryshim të madh” – Sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban Ki-Moon
Dita botërore e mjedisit (5 qershor) është një ngjarje e përvitshme dhe tejet e rëndësishme, ditë në të cilën festohet dhe përmes aktiviteteve pozitive synohet që të ndërgjegjësohet opinioni i gjere publik për këtë ngjarje që ka të bëjë drejtpërdrejte më shëndetin, ekonominë dhe kulturën tonë! Dita botërorë e mjedisit ka filluar të festohet që në vitin 1972 (Më 5 qershor të vitit 1972, OKB-ja zhvilloi në Stokholm të Suedisë konferencën e parë të mjedisit), dhe përmes kësaj ditë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) synon të rritë vetëdijen për veprimet politike që duhet të marrin shtetet në mbarë botën për të treguar kujdesin ndaj Mjedisit.
Kjo ditë është një rast i mirë për secilin nga NE që të tregojmë jo vetëm përgjegjësin por edhe fuqinë për të ndryshuar qasjen përballe kësaj sfide globale. Poashtu kjo është edhe një ditë për njerëzit nga të gjitha sferat e jetës që së bashku të festojnë për të siguruar një mjedis të pastër, të gjelbër dhe të ndritshme për veten e tyre dhe brezat e ardhshëm, tek e fundit NE kemi një obligim moral ndaj gjeneratave të ardhshme që të punojmë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë. Gjendja e mjedisit sot vazhdon të mbetet një shqetësim i gjithë globit, për shkak të qasjes së tanishme të zhvillimit tekniko-teknologjik dhe zhvillimeve tjera janë shkatërruar shumë pyje, janë shkatërruar shumë shtretër të lumenjve, ndotja e tokës vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër dhe imitimi i gazrave çdo ditë e më shume po rrezikon shëndetin tonë etj.
Andaj dua të besoj që në këtë ditë do të organizohen aktivitet të ndryshme edhe nga institucionet përgjegjëse në fushën e mjedisit në Kosovë, aktivitete këto që sadopak do të ndikonin tek qytetarët për të përmirësuar sjelljet e tyre kundrejt mjedisit në të cilin jetojmë.
Kombet e Bashkuar e kanë shpallur vitin 2011si vit i Pyjeve! Pyjet mbulojnë 1/3 e sipërfaqes se tokës dhe kryejnë funksione jetike të cilat mundësojnë zhvillimin e jetës në tokë. Pyjet sigurojnë strehim për specie të ndryshme, sigurojnë punë (zhvillim ekonomik) e shumë funksione të tjera. Më një fjalë Pyjet janë mushkëritë e tokës. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në betejën tonë kundrejt ndryshimeve klimatike, duke liruar oksigjen në atmosferë ndërsa mundësojnë edhe ruajtjen e dyoksidit të karbonit. Fatkeqësisht sot në nivel global kemi një shkallë alarmante të shpyllëzimit, përafro 13 milion hektarë pyje shkatërrohen në vit.
Pyjet mbulojnë rreth 60% të territorit të Kosovës, por ato kanë një trajtim jo adekuat dhe si pasoj e saj kemi një shkatërrim të tyre. Kemi një menaxhim të dobët të pyjeve, vuajnë nga prerjet ilegale dhe mos ndëshkimi i këtyre prerëseve ilegal si dhe investime të paketa në këtë sektor që ka një rendësi të jashtëzakonshëm edhe për zhvillimin ekonomik dhe mjedisin jetësor të vendit. Por të gjithë duhet të vetëdijesohemi dhe të kujdesimi, si institucionet ashtu edhe qytetaret sepse pyjet janë resurse kombëtare të cilat mbrohen me ligj andaj përgjegjësia është e përbashkët.
Prandaj në këtë ditë shfrytëzoj rastin tu bëjë thirrje të gjithë qytetareve tanë që të organizojnë aksione duke filluar nga lagjet e tyre për pastrimin dhe largimin e mbeturinave, të ndalojnë përdorimin e qeseve plastike ose t’i përdorin në mënyrën e duhur, të mbjellin një pemë ose më mirë akoma të organizojnë mbjelljen e pemëve kolektivisht dhe të marrin çdo veprim në të mirë të përmirësimit të gjendjes së mjedisit…
(Autori ka përfunduar studimet e magjistraturës për Menaxhim dhe Legjislacion Mjedisor, në Estonian University of Life Science në Estoni)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër