LAJMI I FUNDIT:

Çfarë më pëlqen e çfarë jo?!

Në përgjithësi kur flasim për tranzicionin në Maqedoni na paraqitet fotografia me shumë paqartësi, e përmbushur me kontradikta, si dhe me zhvillime të vrullshme që lanë pasoja tek populli shqiptar. Njerëzit jetojnë me frikën se mund të ju ndodhë diçka jo e zakonshme, ndonjë e keqe, montim politik apo diçka e ngjashme. Si duket nuk jemi të mësuar me zhvillim të drejt, ku shqiptarët duhet marrë hisen e vetë dhe të luajnë rolin vendimtar në shoqëri.

A ka vend për ndryshim? Mendoj se erdhi koha e ndryshimeve. Ju mund që të habiteni me konstatimin tim dhe të më quani njeriun më optimist apo të më kundërshtoni. Mirëpo, po ua bëjë më dije se në këto momente po i ndjejë ndryshimet. Ç’është e vërteta, po i afrohemi fundit të kampanjës parazgjedhore dhe jemi dëshmitar të një klime tjetër politike. Shqiptarët po vetëdijesohen dhe kjo lë përshtypje të mirë. Rrugëve nuk dëgjohen zërat e tmerrshëm që terrorizonin popullin, rrahje, gjakderdhje…

Heshtja mbisundon, shumica janë indiferent dhe nuk interesohen për aktivitetet politike. Me këtë nuk e mohoj aktivitetin e disa të tjerëve që lëvizin nga një qytet në tjetrin për të marrë pjesë në tubime partiake. Pra, kjo është veçoria e parë që karakterizon kampanjën. E dyta gjë që më pëlqen është retorika politike e përdorur gjatë kampanjës. Liderët po paraqiten të matur dhe çuditërisht dalin me platforma politike. Si duket kanë kuptuar të vërtetën dhe kanë marrë mesazhin nga shumica e njerëzve që qëndrojnë indiferent.


Është koha që të rregullojmë shtëpinë tonë, të logjikojmë duke zgjedhur më pak të keqen nga grumbulli i të këqijave. Andaj, sot, mesazhi i popullit bazohet dhe ngrihet në mendimin politik të Faik Konicës:
U ngjall nga idealistët.
U ruajt nga rastet.
U vra nga politikanët.
Kurse, politikanët po përpiqen të tregohen “idealist” të kohës e jo vrasës. Ashtu qoftë!

Kurse, ajo që nuk më pëlqen dhe që na paraqitet e re është invadimi i biznesmenëve në politikë. Mendoj se kjo ka rrezikshmërinë e vetë. Mendimet e shumta do të jenë nën ndikimin e këtij invadimi. Qeveria e së nesërmes do të mundohet ta mbroj biznesin lokal. Populli do të jetë nën trysnin e këtij invadimi, ngase qeveria do të krijoje klimën e shoqërisë të varur nga një person. Paraqitjet e tilla dëshmojnë se interesi për të ardhur deri te pasuria është më e rëndësishme se sa interesat politike që i ndihmojnë popullit.

Shpesh pyetemi: A duhet të mbijetojnë vetëm ato që janë të pasur? A kemi nevojë për një sistem të shpikur ku në konsideratë merren klasat? Koha është për një qasje të re, që të ketë zhvillim politik dhe në këtë konkurrencë të ketë edhe të varfër, për atë hiqini dallimet dhe mos veni sistemin skllavopronar në demokraci. Mbi të gjitha merrejeni në konsideratë parimin: Zoti nuk e ndryshon gjendjen përderisa ne nuk ndryshojmë diçka në vete.

Në trend

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër

Auto
Kalo në kategori