Tregime të moçme dhe premtime parazgjedhore
Leu dhe u la per trashëgim
Me nderim e me qëndrim
Fjala e burrit e shenjteruar (Lasgush Poradeci)
Gjithsecili në fëmijërinë e tij ka lexuar ose ka dëgjuar mbi librin “Tregime të moçme shqiptare” . Një ndër tregimet më të bukura dhe prekëse padyshim është Agë Ymeri.
U martua, veç një natë qëndroi me gruan e tij sepse i erdhi thirrje për në luftë. Një luftë e ashpër e priste atë dhe nuk e dinte nëse do të kthehej i gjallë apo jo, prandaj pyet vashën se sa gjatë do ta priste. Ajo i tha se do e priste nëntë ditë, po menjëherë Agë Ymeri i tha se nëntë ditë ishin pak, vendi ku do të zhvillohej beteja ishte larg. Atëherë ajo tha: “Nëntë vjet e nëntë ditë, do të të pres o Agë Ymeri”.
Vazhdimin e historisë e mbajnë mend të gjithë sesi Agë Ymeri i zënë rob në qelitë e mbretit këndonte me çifteli këngë trimash dhe mbante lart moralin e të burgosurve të tjerë. Por, kur u plotësuan nëntë vjet, Agë Ymeri nuk këndonte më, ai s’fliste më, si dhe as nuk qeshte më. Kjo gjë i ra në sy të bijës së mbretit dhe pyet se përse trimi nuk ishte më si më parë i gëzuar. Ai thotë se kishte dhënë një fjalë dhe duhej ta mbante në të kundërt vasha e tij do të martohej me një tjetër.
Bija e mbretit e lejon Agë Ymerin të shkojë pranë vashës së tij me kushtin që të kthehej përsëri. Agë Ymeri shalon gjogun e bëhet erë drejt vendit të tij. Atje kishte dasmë, martohej vasha e Agë Ymerit, larg duket shiriti i pluhurit të Agë Ymerit , njerëzit ndalen vështrojnë këtë të huaj që befi papritur. Ndalet para nuses e i thotë që ishte Agë Ymeri, por ajo nuk e beson pastaj ai i tregon kafshimin e gjogut në krah dhe i thotë që ishte kthyer për të mbajtur fjalën e dhënë.
Por në të njëjtën kohë ai i kishte dhënë besën bijës së mbretit që do të kthehej përsëri. Ndërkaq mbreti do të dënonte me vdekje bijën e tij sepse kishte liruar një të burgosur. Por sapo mbreti bëhej gaati të ekzekutoj vendimin – aty mbërrin trimi, bija e mbretit gëzohet, gëzohet pa masë edhe mbreti dhe për këtë cilësi që nuk e kishte parë tek askush tjetër, mbajtjen e fjalës, e shpërblen me lirim Agë Ymerin.
Histori dhe tregime të tilla që kanë gatuar nëndijen e një kombi për shekuj me radhë ka shumë; kujtojmë Kostandinin që u ngrit nga varri për të mbajtur fjalën e dhënë nënës së tij.
E fillova me një rrëfenjë pak për të çlodhur mendjet e njerëzve, pak për të kujtuar këto tregime kaq të qenësishme dhe autentike dhe shume të vyera për të nxjerrë mesazh prej tyre. Fjala e dhënë ose besa, ka qenë e shenjtë për shqiptarin. Ai e ka paguar edhe me kokë mbajtjen e premtimit, por kurrë nuk e ka shkelur atë. Gjithmonë e ka ditur të shenjtë dhe ashtu ia ka trashëguar brezave.
Ndoshta jo në të njëjtin kontekst apo kuptim pasi rrethanat janë shumë larg në kohë dhe në hapësirë po me një esencë të njëjtë, sot, ne populli shqiptar trashëgues të besës e shohim veten të katandisur në një paburrëri moderne. E shtrënguar kjo nga një shfrenim në premtime për pushtet, në premtime parazgjedhore. Nisur nga shenjtëria e fjalës, premtimit apo edhe besës, them sot, se duhet t’u kujtojmë njerëzve se mosmbajtaja e premtimeve parazgjedhore është shkelje e besës, e fjalës dhe e moralit. Pasi siç na e tregojnë librat dhe këto tregime fantastike që të mbushin me emocion sa herë që i lexon, shqiptari ka ditur gjithmonë ta çojë deri në fund fjalën e dhënë.
Nevojat e popullit janë shumë, si të tilla edhe premtimet zgjedhore janë të shumta, si shqiptarë që jemi duhet të kujtojmë se fjala e dhënë a premtimi i dhënë duhet të çohet në vend pa asnjë lloj justifikimi. Sepse ndryshe do të na zërë mallkimi i të parëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë