LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët vetëm ne kriza bashkohen!

Shqiptarët nuk duhet të jenë bashkë e në unitet vëllazëror e politik vetëm në vdekje e në luftë, por ata kanë nevojë dhe duhet të jenë të bashkuar gjatë gjithë kohës, si në paqe ashtu edhe në luftë, si në hidhërime ashtu edhe në gëzime, si në mbrojtje kundër armiqve, ashtu edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Pra, shqiptarët, politikanët, fqinji me fqinj, njerëzit e thjeshtë, gjatë shumicës së kohës nuk shihen, nuk flasin me njëri-tjetrin, grinden e përlahen me njëri-tjetrin, shkojnë keq me njëri-tjetrin dhe ata pajtohen, takohen e shihen vetëm në rast të vdekjes së dikujt ose në rast të krizave e gjëmave të mëdha kombëtare kur rrezikohet ekzistenca e gjithë popullit nga xhelatët pushtues sllavo-grekë!

Kjo është e meta më e madhe e shqiptarëve. Ata lidhin Besën dhe bashkohen në kohë rreziqesh kolektive dhe përçahen, ndahen e armiqësohen përsëri me njëri-tjetrin posa kalon rreziku i cili i ka bashkuar! Por uniteti i shpejtë nuk sjellë ndonjë sukses në qëndresën e tyre përballë armiqve pushtues, sepse bëhet aty për aty, me një organizim dosido, i cili nuk sjellë fitore.


Kombi shqiptar ka ende shumë politikanë, qeveritarë, liderë e udhëheqës kozmopolitë, globalistë dhe internacionalistë, që fatkeqësisht janë në pushtet apo në krye të partive politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë e Ulqin, të cilët ose punojnë për pasurimin e vetvetes, ose veprojnë për forcimin e shteteve fqinje!

Shqipërisë Etnike i duhen politikanë, liderë e udhëheqës të mirëfilltë, kombëtarë e atdhetarë, që të mendojnë globalisht dhe të veprojnë shqiptarisht, që të mendojnë internacionalisht, por të veprojnë kombëtarisht. Politikanë që dinë t’i shfrytëzojnë taktikat – Shtetin e Kosovës, Republikën e Iliridës, Kosovës Lindore, të Malësisë së Madhe e të Çamërisë për të realizuar strategjinë politike – Shqipërinë Etnike.

Mosuniteti, grindja dhe mosbashkëpunimi i partive shqiptare i sjellin dëm Shqipërisë, Kosovës, Iliridës, Malësisë së Madhe dhe Kosovës Lindore, sidomos kur është në pyetje zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare. Është e natyrshme që këto parti kanë programe të ndryshme politiko-ekonomike për të ardhur në pushtet, por në momentet e caktuara kohore dhe gjatë kthesave të mëdha historike ato duhet të kenë një qëndrim, një unitet dhe një program të përbashkët kombëtar.

Këtë opsion dhe synim mbarëkombëtar për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike partitë politike shqiptare ende nuk e kanë. Kjo përçarje dhe ky konflikt ndërpartiak ekziston si në nivel krahinor, ashtu edhe në nivel mbarëkombëtar. Edhe formimi i shumë partive politike brenda Shqipërisë Etnike ka krijuar më tepër përçarje se sa unitet.

Në trend

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori