LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit e SHIK-ut nuk duhet të jenë në pushtet

Ndoshta titulli i këtij shkrimi mund të modifikohej në: “Njerëzit e shërbimeve sekrete nuk duhet të jenë në pushtet”. Por, pastaj lind pyetja: cilave shërbimeve, çfarë sekreteve?

Në fakt, tema e shtjelluar në vijim nuk ka për qëllim ndonjë “njollosje”, ose diçka të ngjashme, por po provojë të sqarojë atë që shumë shtete deri sot e praktikojnë – se njerëzit që u takojnë shërbimeve sekrete (në kuadrin e punës që bëhet aty) asnjëherë nuk përfundojnë në politikë. Dhe kjo është qasja procedurale, administrative dhe kryekëput politike. Sepse “shërbimi sekret” nuk është çështje e nëpunësisë administrative të zakonshme. Puna e shërbimit të tillë ka karakter tjetër administrativ e që nuk është koha tash të mbahet ligjëratë.

Çështja që e ndërlidh këtë temë me Kosovën është pyetja se si përfunduan disa nga zyrtarët e vetë-deklaruar të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) në Kuvendin e Kosovës? Përgjigja më e thjeshtë është: Paj, ata morën vota! Por, ky është naivitet dhe mosdije.


Pyetja e tillë lind nga deklarimet publike të kreut të SHIK-ut se ky shërbim nuk ka qenë shërbim apostafat partiak, dhe i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por diçka më gjerë se kjo (sic!) Sido që të jetë, nëse bazohemi në këto deklarime, atëherë dalin mospërputhje procedurale, administrative dhe kryekëput politike.

Sepse, zakonisht, njerëzit që punojnë ose shërbejnë në shërbime të tilla dinë “diçka” më shumë sesa ne të tjerët, se ato që i dëgjojmë nëpër media ose se edhe vet politikanët. Në fakt, politika, pra pushteti, i përdorë këto shërbime si ushqim informacionesh për çështja që, zakonisht dhe në parim, ndërlidhen me sigurinë kombëtare, pra me sigurinë e shtetit. Por, duhet theksuar që është arsimimi (sidomos ai keq), si edhe shëndetësia (sidomos e pazhvilluar ose edhe e korruptuar) gjithashtu çështje që ndërlidhen me sigurinë kombëtare ose të shtetit. E të mos flasim për drejtësinë, pra gjyqësorin.

Sido që të jetë, këta muaj dëgjuam kritika ose deklarime që shprehin habinë se si u bë e mundshme që disa nga njerëzit e SHIK-ut fituan mjaft vota saqë hyrën në Kuvendin e Kosovës dhe e morën titullin deputet? Sepse, në parim, dhe përgjithësisht, publiku i Kosovës nuk ishte i njohur me këta persona, pra aktiviteti i tyre nuk ishte publik në mënyrë që, për hatër zgjedhore, votuesi të kishte mundësinë të gjykonte punën ose mospunën e tyre, rezultatin e punës. Ose, a ka mundësi që krejt Drenica ose edhe krejt Mitrovica t’i ketë njohur këta njerëz? Në fakt, kjo është pyetje naive që s’ia vlen as të merresh me të.

Dua të them, përdorimi i një pozite të tillë, si shërbyes i një shërbimi informativ, praktikisht inteligjent, për hatër zgjedhore, është kryekëput përdorim i kësaj pune, rrjedhimisht të informatave të shumta, për dobi politike. Sepse këta njerëz parashihet të dinë shumë, ndoshta më shumë sesa që duhet (sic!).

Në këtë kuadër, paramendojeni shefin e CIA-së të konkurrojë për President të SHBA-ve. Këtë edhe truri nuk e kap. Nuk është me rëndësi nëse konkurrimi i tillë do të ishte i paligjshëm, por pozita e punës e pamundëson një konkurrim të tillë. Sepse do të ishte njeri i papërshtatshëm në një pozitë të papërshtatshme (për të dhe për krejt publikun). Ose, për vete, unë ende s’kam dëgjuar e parë që cilido Kuvend evropian në përbërjen e vet të ketë deputetë që kanë ardhur nga shërbimi sekret kombëtar.

Sa për ilustrim, edhe pse nuk po përdori emra, por kur në Kuvendin gjerman (nëse s’gaboj quhet diçka si Bundestag) u bë i njohur, pra publik, emri i kreut të shërbimit sekret atje, ai dha dorëheqje. Ndikimi i tillë lindi si rezultat i përfshirjes së dy agjentëve të këtij shërbimi në Kosovë.

Në fakt, krahasimi mund të mos jetë i qëndrueshëm, por puna është se në Kosovë, sa i takon shërbimeve sekrete, puna pak shkon pakëz më pështjelltë. Sepse politikanët këtejpari deklarohen që ka (ose ka pasur) shërbime të tilla dhe se ato tashmë nuk janë funksionale (si zëvendësim me Agjencinë Inteligjente të Kosovës). Por, tashti shtrohet çështja: çfarë kërkojnë këta njerëz në politikë, pra në Kuvend dhe gati gjithkund nëpër institucione qeverisëse? Kërkojnë rehabilitim ose po presin moshën 65 vjeçe për pension?

Konkretisht, sipas meje, njerëzit e tillë nuk duhet të jenë në politikë, dhe në asnjë institucion tjetër publik ose shoqëror veçanërisht jo në ato pozita ku merren vendime. Unë jam për rehabilitimin e tyre, por jo në këtë mënyrë.

Në trend

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori