Ndryshimet kushtetuese dhe efektet në fuqinë politike
Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për të filluar procesin e ndryshimit të Kushtetutës do të përfshijë domosdo edhe ndryshimet në ligjin për Presidentin, ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe nxjerrjen e ligjit të ri për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, po ashtu nga këto ndryshime do të ketë efekte edhe në raportet ndërmjet institucioneve qendrore të pushtetit shtetërore lidhur me fuqinë e tyre politike
Kuvendi i Republikës së Kosovës themeloi dy komisione të cilat do t’i prijnë reformës kushtetuese dhe zgjedhore në vend. Hyrja në këtë proces ishte e domosdoshme, sepse paraqitja e krizës politike dhe krijimi i kushteve dhe rrethanave për zhvillimin e demokracisë në Kosovë e mundësoi një proces të tillë në demokracinë kosovare e cila e sfidoi Kushtetutën aktuale në fuqi, po ashtu edhe ligjin për zgjedhjet e përgjithshme (shih dy vendimet (aktgjykimet) e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e dy presidentëve dhe parregullsitë të cilat ndodhën në zgjedhjet e fundit parlamentare).
Dispozitat kushtetuese për Presidentin
Ndryshimet kushtetuese që do të bëhen, fillimisht do të duhej përqendruar në dispozitat kushtetuese që kanë të bëjë me Presidentin, sidomos me nenin i cili ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, i cili nen aktualisht rregullon, se Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi me votim të fshehtë (shih nenin 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më, 15 qershor 2008), përmes këtyre ndryshimeve do të kemi dispozita të reja (amendamente kushtetuese) të cilat do ta rregullojnë se Presidenti i Republikës së Kosovës do të zgjedhet drejtpërsëdrejti nga populli, ndërsa kjo dispozitë e re kushtetuese do të shërbejë si bazë kushtetuese për nxjerrjen e ligjit të ri për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli, ligj i cili do t’i rregullojë në mënyrë detale një mori çështjesh që kanë të bëjnë me procedurën dhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Dispozitat aktuale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që kanë të bëjë me Presidentin dhe rregullojnë këto çështje si: statusi i Presidentit, kompetencat e Presidentit, kualifikimi për zgjedhjen e Presidentit, mandati dhe betimi, papajtueshmëria, imuniteti, mungesa e përkohshme e Presidentit, shkarkimi i Presidentit (shih kapitullin V, nenet 83, 84, 85, 86, 87, 88, 89, 90, 91 të Kushtetutës aktuale e cila hyri në fuqi më, 15 qershor 2008), do të duhej ndryshuar duke hartuar dy lloje amendamentesh, amendamente teknike për t’i evituar disa lëshime teknike që janë bërë me rastin e hartimit të Kushtetutës dhe amendamente përmabjtësore të cilat do të bënin ndryshimin rrënjësor të rregullimit të ndonjë çështje, si për shembull ndryshimi i nenit 86 të Kushtetutës do të duhej ndryshuar përmes amendamenteve përmbajtësore, sepse do ta ndryshonte rrënjësisht dispozitën që rregullon mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, dhe kompetenca për zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi i cili deri më tani e ka zgjedhur Presidentin do të kalojë tek populli (zgjedhësit).
Ndryshimi i fuqisë politike të institucioneve
Pas ndryshimeve kushtetuese, për herë të parë në historinë politike dhe institucionale të Kosovës do të kemi rastin që në demokracinë kosovare populli në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhë dy institucione shumë të rëndësishme të pushtetit shtetëror, Kuvendin dhe Presidentin e Republikës së Kosovës dhe demokracia kosovare me ndryshimet kushtetuese të cilat pritet të bëhen brenda këtij viti do të ketë ndryshim edhe të fuqisë politike të institucioneve sa i përket organizimit të pushtetit shtetëror, sepse një kompetencë (funksion) shumë të rëndësishëm që e ka deri tani Kuvendi për zgjedhjen e Presidentit të shtetit, do të kalojë tek populli dhe kjo do të jetë në funksion të organizimit sa më të mirë të ndërtimit të institucioneve shtetërore për shumë arsye, e sidomos do të kemi shansin e pavarësimit të plotë në ushtrim të funksioneve të tij dhe do të jetë plotësisht unifikues në ushtrimin e pushtetit shtetëror dhe rolit të tij si President i Republikës.
Ndryshimet kushtetuese do të kenë efekte edhe në raport me fuqinë politike ndërmjet institucioneve të larta të pushtetit shtetëror, sidomos do të kemi një balancim më të mirë në mes dy pushteteve, ati legjislativ dhe ekzekutiv, sepse do të kemi Institucionin e Presidentit institucion të cilit do t’i burojë fuqia politike drejtpërsëdrejti nga populli (zgjedhësit) dhe së bashku me Kuvendin si organ përfaqësues do të jenë më të ekuilibruar dhe më përfaqësues (legjitim) të vullnetit politik të popullit (zgjedhësve) dhe garantues të stabilitetit politik dhe efikasitetit të demokracisë. Në këtë aspekt do të kemi edhe disa ndryshime politike dhe të fuqisë politike të pushtetit ekzekutiv, tani qeverinë si bartëse të pushtetit ekzekutiv do ta kemi për nga fuqia politike më të “zbehur”, sepse përfaqësues të pushtetit ekzekutivo – administrativ do ta kemi Presidentin e Republikës, ndërsa qeveria si institucion ekzekutivo – administrativ dhe degët e saja – ministritë do të shndërrohen në organe tipike të shërbimit administrativo – profesionale, ndërsa figura/pozita e Kryeministrit do të jetë pozicion i të parit të ministrave, apo do të jetë tamam profesion i figurës profesionale – qeverisëse në qeveri (në aspektin e paraqitjes publike do ta kemi më të shpeshtë Presidentin si përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe figurë politike më aktive).
Me ndryshimet kushtetuese do te kemi efekte edhe sa i përket ndërtimit të koalicioneve qeveritare, sepse mund të ndodhë që postin e Presidentit ta fitojë partia, apo koalicioni i cili nuk do t’ia arrijë ta ketë shumicën në Kuvend, ku këtë shumicë mund ta ketë partia, apo koalicioni tjetër që nuk e ka fituar postin e Presidentit, kjo situatë politike nuk përjashtohet se do të ndodhë qysh në mandatin e parë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese (amendamenteve kushtetuese) dhe kështu do të kemi një gjendje politike krejt tjetër nga ajo që kemi pasur deri më tani, ku posti i Presidentit ka qenë post objekt bisedimesh për ndërtimin e koalicionit qeveritarë dhe në këtë aspekt e ka pamundësuar funksionimin në mënyrë të pavarur të Institucionit të Presidentit ashtu siç është kërkuar nga Kushtetuta dhe kjo gjendje ka quar deri te fillimi i procesit për ndryshimet kushtetuese.
Mandati i Presidentit, 5 vjet
Shikuar nga aspekti kushtetues dhe politik, mandati i Presidentit të zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli (zgjedhësit) mendojë se duhet të mbetet prapë mandat me kohëzgjatje 5 vjeçare, në mënyrë që mos të ketë lidhshmëri kohore me mandatin e Kuvendit dhe Qeverisë, ku dallimi do të jetë një vjeçar, për arsye se do të evitohen disa ndërhyrje politike të një institucioni tek tjetri dhe do të kemi mundësi që sa më pak t’i drejtohen pastaj Gjykatës Kushtetuese dhe do të fillohet të ndërtohet një traditë e mirë e pavarësimit të pushteteve dhe mos ndërhyrjes në punët e njëra tjetrës, kjo do të mundësojë në ruajtjen e një balance ndërmjet pushteteve shtetërore dhe respektimi reciprok të fuqisë së tyre kushtetuese dhe politike.
Praktikat kushtetuese ndërkombëtare, lidhur me mandatin pesë vjeçar të Presidentit të Republikës, ndër arsyet kryesore bëhen për ta shmangur mundësinë e njëjtë të kohëzgjatjes së mandatit të Kuvendit dhe Qeverisë me atë të Presidentit, por siç po duket, duke i analizuar rrethanat aktuale politike në vend, nuk do të kemi mundësinë ta bëjmë një gjë të tillë në Kosovë, sepse referuar marrëveshjes politike të tri partive politike, dy partive të koalicionit aktual qeveritarë dhe të partisë më të madhe opozitare për ta zgjidhur krizën politike në vend në pamundësi të zgjedhjes së Presidentit të propozuar nga koalicioni, krizë e cila çoi deri te arritja e një marrëveshje politike me ndërmjetësim diplomatik, e cila mundësoi fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, po del që duke ju referuar kësaj marrëveshje politike për zgjidhjen e krizës politike në vend, do të jetë e vështirë të kemi ndarje kohore të rrjedhjes së mandatit të Presidentit dhe Kuvendit/Qeverisë, për arsye se sipas marrëveshjes, në pranverën e viti 2012 do të kemi zgjedhje presidenciale, ndërsa në vitin 2013 zgjedhje të përgjithshme parlamentare, kjo i bie që mandati i Presidentit nëse do të jetë pesë vjeçar, atëherë do të zgjatë deri më 2017, ndërsa ai i Kuvendit/Qeverisë katër vjeçar dhe do të zgjasë deri më 2017 dhe do të kemi rrjedhshmëri të njëjtë kohore të mandateve të dy institucioneve Presidentit dhe Kuvendit/Qeverisë, sepse do të përfundojnë mandatet në të njëjtin vit dhe do të organizohen zgjedhjet në të njëjtin vit dhe mandati do të fillojë në të njëjtën kohë, si për Kuvendin/Qeverinë ashtu edhe për Presidentin, ndërsa mandati i Kuvendit/Qeverisë do të duhej të fillonte së pari (Shih marrëveshjen politike për zgjidhjen e krizës politike në vend të arritur nga liderët politik të dy partive në koalicionin aktual dhe të partisë më të madhe opozitare).
Së pari, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare
Prandaj mendojë që për ta mundësuar ndjekjen e një praktike të mirë kushtetuese ndërkombëtare dhe me të vërtetë për të krijuar kushte dhe për t’i evituar ndikimet politike dhe për ta ruajtur balancimin dhe pavarësinë e pushteteve dhe me të vërtetë për t’i dhënë mandat pesë vjeçar Presidentit të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga populli (zgjedhësit) dhe për ta pa mundësuar rrjedhshmërinë kohore të njëjtë të mandatit duhet që së pari të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ose të shkohet menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, mundësi e vetme për ta ndjekur praktikën kushtetuese ndërkombëtare, e cila mundëson shkëputjen e rrjedhshmërisë së njëjtë kohore të mandatit të Kuvendit/Qeverisë dhe Presidentit, sepse mandati i Presidentit duhet të përfundojë një vit më vonë se ai i Kuvendit/Qeverisë mundësi e cila do krijonte kushte dhe fillim të ndërtimit të një tradite të mirë për ndërtimin e demokracisë dhe forcimin e saj.
(Autori është asistent në Katedrën e shkencave Kushtetuese – Administrative, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Sergio Ramos po bëhet me ekip të ri – nuk mungon homazhi për Real Madridin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?