LAJMI I FUNDIT:

“Veq ni kpuc t’ia kisha gjetë, nuk do t’isha mërzit hiq”

Kanë kaluar trembëdhjetë vite që nga lufta e vitit 1998, mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesit serb. Por ende nuk dihet për fatin e më shumë se dymijë të pagjeturve dhe bashkë me ta edhe për luftëtarin dhe dëshmorin Blerim Dervishaj, të rënë në mbrojtje të atdheut.

Në fshatin Irzniq të Komunës së Deçani, aty në varrezat e fshatit ku janë të varrosur dëshmorët e po këtij fshati si: Maxhun Çekaj, Mustafë Çeka, Malë Zejnaj, Altin Haskaj, Gëzim Dervishaj dhe Agim Berisha, në arkivolet e këtyre dëshmorëve pushojnë eshtrat e tyre, kurse arkivoli i Blerimit sot e trembëdhjetë vjet është bosh. Kjo është e dhimbshme dhe e padurueshme. Plaga shpirtërore gjithnjë rritet, ndërsa shpresa ende po i mbajmë gjallë, thonë prindërit e dëshmorit, Ahmeti dhe Dyka, të cilëve nuk u shqitej shikimi i tyre nga kodra dhekuqe që e kanë përballë shtëpisë.

E ëma, një plakë që mezi mbahet, me një fytyrë me plotë vrragë që ia kishte skalitur koha dhe me një palë sy të future në gropë nga lotët që asnjëherë nuk ndalen nga dhimbja për të birin. I ati poashtu një plak, i cili ta zgjon kureshtjen e një mendimtari, që mediton me orë të tëra, duke u munduar ta gjej një shkas apo motiv për ekzistencën apo mosekzistencën e të birit në këtë botë, duke tymosur cigare me orë të tëra dhe duke “prognozuar”, se në cilin varr masiv mund të gjendet ai. Që të dy pohonin dhembjen shpirtërore dhe me luhatje të kokave në shenje demoralizimi dhe shpresës së kotë.


Është e vërtetë se koha eshtra rritë dhe ata koha ngadalë i venitë dhe në fund i thyen fare, ky është ligji i natyrës, por kohës kush do t’ia thyej eshtrat, kjo përgjigje gjithnjë do të mbetet enigmë. Athua vallë ende do të mbeten enigmë eshtrat e me shumë se dymijë trupave të zhdukur, bashkë me ta edhe ata të Blerimit!?

E ëma e dëshmorit tek bisedonte, i dridheshin buzët, por lotët nuk i dilnin dot. Kjo gjendje e saj të kujton një burim uji që ti dikur ke pirë ujë në të, por ja që një ditë paska shterur. Sytë e saj donin që të lëngoheshin tek i nxirrte fjalët diku të plota e diku gjysma-gjysma, tek thoshte për birin e saj “Veq ni kpuc t’ia kisha gjetë, nuk do t’isha mërzit hiq”.

Në fshat sa herë mbahen tubimet përkujtimore për dëshmorët dhe martirët, në rast solemniteti u dërgohen lule dhe kurora lulesh nga familjarët dhe të afërmit e tyre në varrezat e tyre. Ndërsa varri i Blerimit është me arkivol bosh, lulet dhe kurorat që i dërgojnë familjaret dhe të afërmit e tij tek varri, i dedikohen vetëm një shtylle, që mban emrin, mbiemrin, datën lindjes dhe të vdekjes së tij.

“Sa herë që vjen kjo ditë për ne është dhembje e madhe” thonë familja e dëshmorit. “Në vend që ta largojmë mërzinë, ajo struket edhe më thellë në kraharorin tonë dhe asnjëherë nuk do gjendet qetësi, deri sa arkivolit t’i shtohen mbetjet e tij”.

Vuajtja për ta tashmë është bërë himn i padëshiruar, çdo ditë rrojnë me shpresë, duke iu lutur Zotit që dita e nesërme të gdhijë me perden e ndërgjegjes mbi autoritetet e Shtetit të Republikës së Kosovës. Duke përkujtuar se ata që janë në varr dhe atyre që ende nuk u dihet varri, ishin mburoja dhe vula e lirisë qe ne gëzojmë sot. Atyre s’iu dhimbs jeta për gëzimin tuaj, kurse ju udhëheqës të vendit duhet të kini pak respekt për këto familje dhe për kauzën që bënë këta të rënë për idealin që mbanim ne gji shekuj me radhe dhe sot e gëzojmë falë tyre.

O miku i miqve të vjetër, ne qajmë arkivolin tënd!?

Në trend

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori