Isë, mos i legalizo mbindërtimet
(Letër publike Kryetarit të Komunës së Prishtinës)
Si qytetar i këtij qyteti, ndjejë obligim të ndërhyjë në procesin e legalizimit të ndërtimeve, sidomos në pjesën që ka të bëjë me mbindërtimet në ndërtesat kolektive të ndërtuara nga shteti (sic). Nëse kaloni kah lagjet Kodra e Diellit, ose Ulpianë, Dragodan, Qendër të Prishtinës dhe në disa pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës ku ka ndërtesa kolektive të ndërtuara para vitit 1999, praktikisht, asnjë nga ato ndërtesa nuk është pa ndërtim të sipërm, pra mbindërtim, të ndërtuar në mënyrë të egër, pa plan konkret për t’u përshtatur në ndërtesën kolektive në fjalë.
Mbindërtimet, pra ndërtimet shtesë mbi katet e larta, kanë ndodhur zakonisht mbi katin më të lartë (katit të katërt, pestë ose të gjashtë), varësisht nga niveli i ndërtesës. Këto mbindërtime nuk duhet të legalizohen në asnjë mënyrë e formë sepse këto mbindërtime janë bërë kundër interesit të qytetarit të Prishtinës, konkretisht, kundër interesave të atyre banuesve që jetojnë në ato ndërtesa. Edhe një herë, mbindërtimet janë bërë, fillimisht, pa asnjë marrëveshje në mënyrën ose formën e ndërtimit fizik, p.sh, në shtrimin e drenazhit sepse sa herë bie shi, kati përdhese ose bodrumi mbushet me ujë dhe shndërrohen si bazen, si dhe të tjera përshtatje ndërtimore të domosdoshme në mënyrë që mbindërtimi t’i përshtatet kushteve normale jetësore të përditshme në ndërtesën kolektive.
Pastaj, është disi çuditshëm që pronarët e banesave të kateve më të larta janë ndjerë që janë gjithashtu edhe “pronarë” të kulmit të banesës, pra rrjedhimisht të mbindërtimit, që është krejtësisht e kundërligjshme, si dhe kundër arsyes së shëndoshë.
I nderuari Kryetar i Komunës së Prishtinës, Ju duhet të ndërmerrni hapa konkret ligjor në mënyrë që të parandaloni belenë afatgjate në mes banuesve të ndërtesave kolektive dhe ndërtuesve të këtyre mbindërtimeve. Sepse rregullimi ligjor dhe ndërtimor i mbindërtimit duhet të shkoj në interesin e përbashkët ose kolektiv të krejt banuesve të ndërtesës kolektive. Kjo, besojë fuqishëm, duhet të jetë njëra nga detyrat Tuaja ligjore, por edhe politike.
Në këtë kuadër, përveç kësaj, është e paimagjinueshme se si Komuna e Prishtinës lëshon leje ndërtimi për ndërtesat private kolektive në vende, përkatësisht hapësira që nuk janë paraparë asnjëherë me asnjë plan, siç është rasti me dy të tilla në lagjen Kodra e Diellit, njëra tek Blloku 1 në rrugën “Enver Maloku”, e tjetra prapa shkollës fillore “Ismail Qemali”.
Hapësirat ku po ndërtohen këto banesa, por jo vetëm këto, mund të ndodhë të jenë pronë private, që është pakëz e çuditshme duke pasur parasysh mënyrën se si po privatizohen tokat në Komunën e Prishtinës nëpërmjet gjykatave nëpër Serbi. Pavarësisht kësaj, ndërtimet e tilla prishin mjedisin banues, në secilin aspekt, edhe të zhurmës, shkaktojnë mungesë parkingjesh, ngushtojnë rrugën, pamundësojnë furnizimin e rregullt me energji elektrike, tubat e ujit të pijes dhe për kanalizim, që mbingarkohen duke u prishur gati për çdo ditë, etj., etj. Me një fjalë, ngushtohet hapësira për një jetë normale.
I nderuari Kryetar i Komunës së Prishtinës, edhe një gjë: Lagja Kodra e Diellit, si lagja me më së shumti banues në krejt Prishtinën, dhe rrjedhimisht në krejt Kosovën, nuk ka stacion të policisë. Është e çuditshme se si, p.sh, nëse ka nevojë për një patrullë policie në trafik, ne duhet të presim që ajo patrullë të vije nga Kodra e Trimave ose nga ndonjë lagje tjetër me shumëfish më pak banues.
Një dukuri tjetër, përveç bërllokut të mërzitshëm edhe si temë, është zhurma gjithashtu në ndërtesat kolektive. Kuvendi Komunal i Prishtinës duhet të hartojë dhe të mbrojë edhe me ligj qetësinë individuale dhe kolektive. Sepse zhurmat e përditshme, në fakt, janë bërë edhe të përnatshme.
I nderuari Kryetar, unë nuk jam pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), por jam një qytetar i shqetësuar i Prishtinës që reagojë me ngapak çudi se si është e mundshme të ndodhin vepra të tilla, absolutisht të kundërligjshme, dhe të pritet që qytetarët të ndërmarrin hapa individual ose kolektiv në mënyrë që Ju, bashkë me Kuvendin Komunal, të reagoni ndaj asaj që duhet të jetë detyrë e juaja e përditshme dhe e zakonshme – sigurimi i mirëqenies dhe i rehatisë së qytetarit të Prishtinës.
Me respekt,
Skënder Limani, qytetar i Prishtinës
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëG Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër