(Pa)varësia e kushtëzuar mediale
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në Kosovën Lindore
Sipas kalendarit vjetor të ngjarjeve historike, anë e kënd botës, 3 maji, shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Kjo ngjarje kaq domethënëse për parimet themelore të lirisë së shtypit, si manifestohet në rajonin e Kosovës Lindore?! Në heshtje, pa u dukur fare. Sikur në këtë rajon të mos ketë mediume fare, ose krejt është në rregull: nuk ka sulme ndaj pavarësisë mediale, nuk ka presione ndaj gazetarëve etj. Nëse shtypi i lirë është guri themeltar i lirisë së shprehjes, apo kapaku i të gjitha të drejtave të njeriut, ku qëndron halli i mediumeve në rajonin e Kosovës Lindore, që këtë datë kaq të rëndësishme ta shikojnë si diçka periferike?!
A i besojnë lirisë së shtypit gazetarët e Kosovës Lindore, të cilëve u ka rënë hise, dikujt për t’ia siguruar vetës idaren, e dikujt famën dhe pasurinë. Në parim të gjithë e dinë se në këtë rajon nuk ka pavarësi mediale, por në heshtje këtë defekt e mbysin me dhëmbë, duke e gëlltitur si një lëmsh të hidhur pakënaqësie.
Në rajonin e Kosovës Lindore, nuk mund ta gjesh, të paktën një medium, a një gazetar, i cili vepron krejtësisht i pavarur. Të gjithë ata që merren me këtë zanat, ose janë nëpunës të ndonjë sektori qeveritar apo joqeveritar, ose, thjesht, janë të zgjedhurit e ndonjë bosi të biznesit privat. Në fakt njerëzit e mediumeve nuk veprojnë kokë më vete, ata, mjerisht dirigjohen nga lart, ndaj ky rajon vuan nga liria e mohuar e shprehjes së lirë.
Rast konkret. Në rajonin e Kosovës Lindore veprojnë 4 mediume elektronike, tri prej të cilave kanë në disponim edhe radiot. RTV “Presheva” dhe RTV “Bujanoci”, kanë për themelues pushtete lokale dhe është afërmendsh në këto mediume sa respektohet liria e shprehjes së lirë. Ndërkaq, TV “Spektri” dhe RTV “Aldi”, janë dy televizione private, të cilat për të mbijetuar shpesh trokasin në dyert e pushteteve lokale, të Trupit Koordinues dhe të Ministrive, për projekte, në mënyrë që të funksionojnë. Ato, nuk kanë ndonjë pavarësi mediale, ngase patronët e tyre u qëndrojnë mbi kokë me kamxhikun financiar. Kështu ngjet edhe me revistat: “Perspektiva” dhe “Nacional”.
Është interesant se një fat e kanë edhe ueb faqet, të cilat nuk janë të pakta në rajonin e Kosovës Lindore si: www.presheva.com; www.kosovalindore.com; www.bujanoci.net; www.ternoci.com; www.bujanoci.info; www.preshevaneës.com; www.preshevajon.com; e ndonjë tjetër që do të lind në të ardhmen.
Disa prej këtyre ueb faqeve drejtohen nga ndonjë person, apo grupe sish, të cilët në shenjë pakënaqësie janë ndarë e parcializuar si subjektet politike të këtij rajoni. Prej të gjitha këtyre ueb faqeve vetëm dy janë më pak të varura: www.bujanoci.net e www.ternoci.com, të tjerat varen nga ndokush.
Për ta parë gjendjen faktike të mediume në rajonin e Kosovës Lindore, mjafton vetëm t’i vizitoni e do të bindeni në bazë të lajmeve të plasuara se cili subjekt politik a pushtet lokal fshihet pas tyre.
Eduard R. Morrov, një figurë me ndikim në gazetarinë amerikane, besonte në lirinë e shtypit, duke deklaruar se: “Që të kemi mundësi të bindim të tjerët, ne duhet të jemi të besueshëm…, e që të jemi të besueshëm, ne duhet të themi e të shkruajmë të vërtetën”.
Synimi i gazetarisë është që ajo të jetë e paanshme. Kjo është përgjegjësia e gazetarit dhe e botuesit. Pra, ky është mesazhi i Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, një e drejtë themelore e njeriut, një pjesë përbërëse e çdo shoqërie tolerante dhe e hapur dhe është jetike për një shtet të ligjit dhe qeverisje demokratike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëG Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër