LAJMI I FUNDIT:

Varfëria dhe optimizmi

Të gjithë e kujtojmë raportin e Galloup Internacional, ku Kosovarët ishin populli më optimist në botë. S’do mend kjo punë po më thoshte në atë kohë njeri që kishte jetuar për më shumë se 30 vite ne Gjermani. Gjithë ato vite jetova në Gjermani e kurrë nuk e kam dëgjuar një gjerman duke thënë “hajt more se bahet mirë”, dhe kështu nuk e kanë prepotencën për të qenë populli me optimist në botë. Ishim optimist për gjithçka, se gjithçka mbas atij tmerri qe e kishim kaluar me vite të tera e me një fund aq të tmerrshëm te viteve të fundit të represionit, se do të bëhet mirë çështja politike, se do bëhet mirë çështja ekonomike, sociale, e punësimit e shkollimit. Vetë fakti që ishim më optimistët e rruzullit tokësor tregon qe kishim guximin naiv të besonim se secilit me pak fat mund të na binte lotaria.

Tani raportet e shumta flasin për varfërinë, gjendjen sociale, si dhe llogaritjet se me sa euro në ditë jeton një familje. Por kurrë nuk pata rastin të lexoj për një krahasim se ku ishim dhe ku jemi. Unë sinqerisht ua besoj njerëzve të varfër, sepse këtu jetoj dhe kam kontakte me njerëz, por kam edhe ca mospajtime kur dëgjoj gjyshen , gjyshin dhe ata që jetuan edhe në një kohë tjetër.

Unë realisht nga mosha që kam nuk mbaj mend vitet 1940-të; 50-të; 60-të, sepse jam lindur shumë më vonë, por kam dëgjuar nga të lartpërmendurit që jetuan edhe atë periudhë. Në këtë periudhë d.m.th 1940 (e sigurisht edhe më herët) e deri tek përafërsisht fillimi i viteve 70’ta shumica dërrmuese e banorëve të fshatrave të Kosovës (e që përbenin afro 70% të popullsisë së përgjithshme të Kosovës)përdornin bukë misri (kallamoqi). Njerëzit bënin kilometra të tëra këmbë (dhe me ditë ndonjëherë) për të shkuar mysafirë tek shumë pak njerëz që mund t’i shërbenin me një kafe (në raste edhe pa sheqer).


Po të kishte një familje për drek fasulen dhe një copë djathi ishte mrekullia vetë, sepse djathi shitej për pjesën e vogël të popullsisë qe jetonin në qytet. Vezët shiteshin po ashtu në ndërrim te pak kripe ose një palë opingave apo një cope stof për të veshur. Mishi hahej vetëm në festa të veçanta, e ato që njihen si “darkat e pastermave” fliteshin me javë të tëra. Ishte koha kur pak njerëz e dinin se ç’është banania, kivi apo ndonjë pemë tjetër ekzotike.

Koha kur udhëtimet bëheshin këmbë dhe largësia matej me ditë ecjeje (psh. Kam motrën të martuar dy ditë këmbë nga këtu). Ishte koha kur fëmijët vdisnin ende pa mbushur 1 apo 2 vite nga shkaktar që askush si dinte (vetëm gjyshes sime i vdiqën pesë djem, asnjeri nuk i mbushi dy vite të plota nga shkaktar qe sot e asaj dite ajo nuk i din).

Në atë kohë letrat që dergohesh nga djemtë qe ishin jashtë për shërbim ushtarak, lexoheshin vetëm nga hoxha i fshatit edhe atë në shumicën e rasteve të shkruara në gjuhën serbe. Deri në vitin 1965-67 e gjithë rinia e një fshati tubohej tek një familje e vetme qe kishte TV për të pare një ndeshje futbolli.

Por mbi të gjitha thoshin se do bëhet mirë.

Ndoshta nuk jam mirë i informuar, por unë nuk kam dëgjuar për ndonjë rast që një familje përdor bukën e misrit(që kur ftohet nuk e thyen dot përgjysmë). Sot nuk e shoh asnjë të ri të mbath opinga, që në treg janë mbathjet më të lira pa marrë parasysh shumëllojshmërisë së mbathjeve për këmbë. Sot nuk njoh njëri që udhëton këmbë për takuar apo vizituar një të afërm të vetin, e as sa për të shijuar një filxhan kafe. Unë nuk di ndonjë rast që dikush i moshës së re ka vdekur pa e ditur mjekët shkaktarin e vdekjes së tij. Nuk kam rastisur të dëgjoj që në një familje të paktën njeri nuk di shkrim lexim.

Kam dëgjuar shprehjen që “po jetove me të kaluarën nuk ke të ardhme”, por kam dëgjuar edhe shprehjen që “po nuk e kujtove të kaluarën nuk ke të ardhme”, kështu që të kujtojmë se ku ishim dhe ku jemi sot, të bejmë krahasime të thjeshta. Mos të shohim shumë të tjerët se si jetojnë në vendet e tyre, por të kënaqemi me këtë që e kemi se po e përbuzëm do na e merr Zoti edhe këtë. Le të vazhdojë optimizmi i përkrahur me punë dhe kënaqësi shpirtëror edhe ju siguroj që nipërit tonë do bëjnë po të njëjtat krahasime mbas 50-60 viteve, sikurse ne sot me baballarët e gjyshërit tonë.

Xhenetin Zoti krijoj për njerëz por e krijoj në qiell, kështu që në tokë gjithmonë do të ketë diqka që do të lerë për të dëshiruar. Por gjithmonë do të bëhet mirë e më mirë. Perfeksioni ekziston, por jo në këtë jetë!

Në trend

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Kalo në kategori