LAJMI I FUNDIT:

Lugina e Preshevës, heshtja përballë diskriminimit

Nëse Prishtina dhe Tirana e ngrehin zërin për padrejtësitë dhe diskriminimin e vazhdueshëm që po ju bënë Serbia shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përball tyre Beogradi shpalos qetësinë politike të Luginës së Preshevës, integrimet e suksesshme të shqiptarëve në institucionet shtetërore, qofshin ato lokale apo vendore, të drejtën e lëvizjes së lirë, të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë, të drejtën e organizimit politik, etj.

Problemi i pazgjidhur i Luginës së Preshevës, nëse mendohet si problem politik dhe bisedimet Kosovë-Serbi janë dy çështje krejtësisht të ndara njëra prej tjetrës, dhe se mendimi për t’i bashkuar këto çështje, sa do që në shikim e parë duket i arsyeshëm dhe i mundshëm, ai paraqet një sfidë shumë të veçantë.

Ideja që shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të përfshihen në delegacionin e Prishtinës në bisedimet që po zhvillohen në mes Kosovës dhe Serbisë dhe, fajësimi i Prishtinës për mosrealizim të kësaj ideje, është përpjekje e këtyre ideatorëve dhe vet politikanëve që tu shmangen obligimeve dhe përgjegjësive që kanë përball elektoratit të tyre dhe shqiptarëve në përgjithësi të asaj pjese. Kjo të kujton “përtacin dhe fikun fajtor që nuk i pikë në gojë”.


Gjendja e tanishme nuk mund të jap pasqyrë tjetër të të kuptuarit se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë mirë të integruar në sistemin politik të Serbisë. Pushtetin në Preshevë dhe Bujanoc e kanë shqiptarët. Shqiptarët kanë edhe përfaqësuesin e tyre ne Parlamentin Serb. Ndërsa deklarimet e herë pas hershme të politikës zyrtare lokale rreth mospajtimeve të ndryshme qofshin ato politike, ekonomike apo kulturore, bota demokratike i merr si gjëra krejt të zakonshme që ndodhin në çdo shoqëri, në ndodhin në çdo shtet demokratik mes pozitës dhe opozitës, mes pushtetit qendror dhe atij lokal, pra çështje krejt normale edhe ne jetën politike të Serbisë.

Nëse e vëmë në objektiv diskriminimin dhe dhunimin permanent të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, gjë që e kanë potencuar edhe shumë organizata e personalitete të njohura ndërkombëtare, atëherë kërkohet një qasje krejtësisht ndryshe dhe e përkushtuar, së pari nga politika vendore e pastaj nga Prishtina dhe Tirana. Nëse vazhdohet a apriori të të vihet në thumb kritike Prishtina dhe Tirana për mos interesim të duhur, atëherë shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëjnë këto qendra? Nëse këto qendra ngrehin zërin për padrejtësitë dhe diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga Serbia, përball tyre Beogradi shpalos qetësinë politike të Luginës së Preshevës, integrimet e suksesshme të shqiptarëve në institucionet shtetërore, qofshin ato lokale apo vendore, të drejtën e lëvizjes, shprehjes së mendimit të lirë, të drejtën e organizimit politik, etj, etj.

Që problemi politik është evident dhe që kërkon zgjidhje, kjo nuk do koment. Por, po ashtu nuk do koment edhe pyetja se çka është duke bërë Lugina e Preshevës në mënyrë që Prishtina dhe Tirana ta mbështetin fuqishëm veprimin e tyre. Asgjë. Liderët politik nuk kanë gatishmëri për t’i lënë mënjanë inatet personale dhe ambiciet për bajraktarizëm dhe për të krijuar një trup unik e për tu marr me veprime të unifikuara politike.

Shpresat për një veprim unik nuk janë tërësisht të shuara, sepse e kaluara nuk është tërësisht e errët dhe pa aktivitet. Nëse i shfletojmë të bëmat në të kaluarën, do të shohim se secili subjekt përmes liderit të tyre ka bërë veprime interesante sensibilizuese për problemin e Luginës së Preshevës. Po përkujtojmë vetëm disa. Kryetari i PVD në Bujanoc i ka dërguar letër OKB ku ka sqaruar diskriminimin e shqiptarëve, PDSH i dërgon Promemorje shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lëvizja e Progresit Demokratik u jep Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s një Dokument me shifra e fakte lidhur me diskriminimin sistematik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Deputeti takon ambasadorët. Pra parcialisht janë bërë përpjekje, por këto përpjekje asnjëherë nuk u zhvilluan dhe nuk morën trajtën e seriozitetit.

Kemi edhe deklaratat e përbashkëta politike të delegatëve shqiptarë të të tria kuvendeve komunale, të cilat iu drejtohen institucioneve ndërkombëtare deri edhe vet OKB-së ku përshkruhen padrejtësitë dhe diskriminimi permanent i shqiptarëve. Por çuditërisht edhe këto deklarata mbeten deklarata në letër, duke mos u zhvilluar më tutje dhe duke krijuar duplifikim, dmth deklaratë pas deklarate, me një përmbajtje të shndërruar krejtësisht në rutinë.

Situata dhe statusi aktual i Luginës së Preshevës nuk të jep komoditetin që partitë politike në Luginën e Preshevës ta shtjerrin aktivitetin e tyre në drejtim të marrjes së pushtetit. Gjithsesi, pushteti duhet të jetë në dorë të shumicës, pra shqiptarëve, por objektiv kyç i politikës duhet të jetë avancimi i të drejtave politike të shqiptarëve deri në të drejtën e vetëvendosjes.

Nëse liderët e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës arrijnë të harmonizojnë idetë e tyre dhe të hartojnë një projekt për avancimin e të drejtave politike dhe të angazhohen për t’i realizuar ato, pa dyshim se do të gjejnë mbështetjen e duhur nga qendrat e mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përfundimisht, Lugina e Preshevës ka nevojë për një vullnet të mirë politik dhe gatishmëri të bashkëpunimit. Ka shumë fakte të cilat mund të merren si pretekst për të nisur procese të përballjes dhe kërkesave politike. Në fund, t’i kthehemi edhe njëherë Deklaratës së përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të të tria kuvendeve komunale, e lëshuar me 28 Janar 2011, dhe t’i referohemi pikës së 9 të kësaj deklarate, ku thuhet decidivisht, se në rast të mos plotësimit të kërkesave, shqiptarët do t’i përgjigjen Serbisë me mosdëgjueshmëri qytetare. Ku është politika vendore në raport me këtë kërkesë, të cilën vet e ka hartuar, vet e ka deklaruar dhe vet e ka nënshkruar? Pse heshtet?

Në trend

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Kalo në kategori