Pangopësia për të privatizuar
Se kjo qeveri i kushton rëndësi të veçantë interesit të ngushtë partiak e personal është dëshmuar në shumë raste. Kërkesa për të poseduar me pronat e Kosovës e që gjenden në shtete tjera për t’i privatizuar më pastaj, veç sa dëshmon këtë gjë edhe më shumë.
Nëse republika e Kosovës ka të drejtë t’i kërkoj pronat e saj që ka pasur dikur në territorin e ish-RFSJ, atëherë edhe vendet anëtare të kësaj ish-federate kanë të drejtë të kërkojnë pronat e tyre që kanë pasur në Kosovë, kjo është më se e natyrshme.
Në vendet normale bartës të një procesi të suksedimit duhet të jenë institucionet legjitime të shtetit, derisa tek ne përflitet që tema të tilla të diskutohen në të ashtuquajturat “bisedime teknike”.
Interesimi i kësaj qeverie për të poseduar me këto prona nuk është gjë tjetër vetëm që më pas t’i privatizoj ato. Edhe pse mënyra si ka shkuar procesi i privatizimit të ndërmarrjeve deri më tani është kritikuar nga ekspertë ekonomik vendor e ndërkombëtar prapë se prapë kjo qeveri nuk ka të ndalur me këtë mënyrë të privatizimit.
Numri i ndërmarrjeve brenda shtetit të Kosovës që duhet privatizuar tashmë është zvogëluar dukshëm, ndërsa qeveritarët të uritur për të shitur çdo pasuri që disponon Kosova janë vërsulur tash jashtë territorit të Kosovës, pasi brenda saj nuk kanë ngelur edhe shumë asete publike pa u shitur. Rezultati i këtij privatizimi doli të jetë përjashtimi i punëtorëve nga këto ndërmarrje, e në raste të caktuara edhe shndërrimi i tyre në kafe bare, e në çka jo tjetër.
Madje, kohëve të fundit kur u bë publik plani i hartuar në Bullgari u citua nga kreu i kësaj qeverie se ky është plani i parë ekonomik që ka bërë ndonjë qeveri në Kosovë, gjë që nënkupton se gjithë procesi i privatizimit dhe shumëçka deri më tani paska shkuar pa një plan. Edhe pse kjo nuk duket të jetë ndonjë befasi e madhe pasi që kjo qeveri në vazhdimësi ka publikuar plane dhe strategji të mbushura demagogji, por pa ndonjë numër ose afat konkret për zhvillimin ekonomik dhe realizmin e objektivave të paraqitura në këto plane.
Kur kemi parasysh se procesi i deritanishëm i privatizimit të ndërmarrjeve nuk na solli ndonjë të mirë, vazhdimi me këtë avaz veç sa e thellon krizën e papunësisë dhe ngecjen ekonomike. Një gjë e tillë qeverisë aktuale nuk duket t’i bëjë përshtypje shumë, gjatë mandatit të saj ajo mundohet të privatizoj çdo aset që mund t’i sjell ndonjë dobi Kosovës duke mos llogaritur se gabimet që po i bëjnë tani vështirë të korrigjohen edhe nga brezat e ardhshëm.
Kur është në pyetje interesi nacional i Kosovës, nuk ka të drejtë qeveria po as edhe kushdo qoftë të ndërmarrë veprime, të cilat cenojnë këtë interes derisa pasojat e të cilave do i bartin brezat që do vijnë pas nesh.
Dashtë Zoti, mandati i kësaj qeverie të jetë sa më i shkurtër, në mënyrë që të shpëtojnë sa më shumë pasuri të Kosovës pa u shitur.
(Autori është jurist i diplomuar)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin