Atifetja në botën e çudirave
Mosmarrëveshjet janë bërë përditshmëri. Më të theksuara duken në rrafshin politik për faktin se mediat ushqehet me to. Zaten po të mos ishin ato, çfarë do të bëhej?! Nganjëherë qytetarët po i harrojnë edhe problemet e tyre, duke u marrë me problemet e partive e politikanëve. Po që se nisemi nga thënia ‘merrja bukën e harrojnë djathin!’, efekti tashmë është arritur. Konkretisht në vend se epiqendër e debateve të ishte përmirësimi i jetës së qytetarëve, gjetja e rrugëzgjidhjeve për problemet e shumta si dhe avancimi i imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare, na kalon koha duke u marrë me çështje triviale. Jemi mësuar që ta ngushëllojmë veten se kështu ndodh gjithkund, e veçmas në hapësirat ballkanike, por realiteti dëshmon se pikërisht shqiptarët janë bërë nyja gordiane e vetvetes, duke shkaktuar gjithandej ‘ngërç politik’ për veten e tyre.
Mosmarrëveshje në Shqipëri…
Mosmarrëveshje në Kosovë…
Mosmarrëveshje në Maqedoni…
Është kjo motoja e rutinës monotone, që po përshkon kombin, është vetë kutia e hapur e Pandorës, të cilën zor se do ta mbyll kush.
Në Kosovë Gjykata Kushtetuese përpiqet ta tregojë drejtësinë, shumë diskutabile, të ardhur me hir o me pahir si derivat i një pakoje, të kodifikuar ngutshëm me ligje herë-herë kontradiktore për ta tejkaluar një gjendje të caktuar, e cila ishte e padurueshme. Dhe gjersa janë shtuar zërat për vakuumet që u prodhuan nga vetë çelësi i supozuar i zgjidhjeve, këtë opozita orvatet ta shfrytëzojë më së ‘miri’, duke e ‘respektuar’ kushtetutën që më parë e kontestonte. Dhe rrjedhimisht vendi u ndodh në një qorrsokak, pa dalje, por edhe pa kthim të sigurt. Edhe po që se eventualisht zgjidhja kërkohej përmes zgjedhjeve, prapëseprapë rrëfimi fillonte aty edhe ku do të përfundonte, pra çka nëse rezultati zgjedhor ishte i njëjtë?! Asgjë hiç, përveçse sërish avazi i vjetër….
Dilemat e këtilla, s’di sa llogariteshin, por ajo që shihej qartë e hapur, ishte një etje e madhe për improvizim krizash. Të gjithë shtrojnë kushte: ‘o kështu o s’bën ndryshe’. Është botë kushtëzimesh, dhe jo vetëm politike, kushtëzime këto që nuk shkojnë përtej rrethit të ngushtë: ‘ne nuk luajmë nga ky pozicion, pa çka se pala tjetër nuk pajtohet’. Dhe befas vjen zgjidhja. Si zakonisht nga jashtë. Deus ex machine në zarf. Ambasadori amerikan Kristofer Dell e kishte këtë makinë-zarf në dorë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, me liderët e partive PDK, LDK dhe AKR, ai në mes tjerash tha (parafrazoj): ‘Sot kur është zgjuar Atifetja s’ka mund ta paramendoj as si ëndërr se sot bëhet presidente. Por sot u bë’. Pra, me këtë deshi të thotë se të gjithë do të çuditeni, por më së shumti do të çuditet presidentja e re. Kjo nuk ishte përralla e zotëriut Dell për Lizën në botën e çudirave, por ishte realiteti për Atifeten në botën e çudirave.
Kështu në këtë botë të çudirave në Kosovë, dues ex machine në zarf, vendosi në momentet kur partitë dhe politikanët nuk ishin në gjendje as të merren vesh e as të vendosin për asgjë në interes të përbashkët të vendit. I revoltuar kryeparlamentari J. Krasniqi u prononcua se police në krye të vendit vendoset vetëm në kohë puçi dhe tha se edhe me këtë zgjedhje është shkelur kushtetuta. Megjithatë, prapëseprapë mbetet për t’u shpresuar se zgjidhja që ka ofruar ambasadori amerikan ka qenë dashamirëse në momentet kur mosmarrëveshjet thelloheshin dhe vendi shkonte në udhë pa krye.
Mirëpo çfarë të thuhet për një dues ex machine tjetër. Ajo që paralajmërohet nga UE. Ministri i jashtëm sllovak Mirosllav Lajçak, vendi i të cilit është deklaruar se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se do ta mbështes Serbinë në raport me Kosovën, pritet ta zëvendësojë shefin e ICO-së, pas skadimit të mandatit këtë muaj. Lajçak të cilin UE e dërgoi edhe në Shqipëri të deleguar special për ndërmjetësim mes PS dhe PD, shihet si mundësi për të ardhur edhe në Kosovë për ta drejtuar misionin e BE-së. ‘Ndoshta Europa ka gjetur dues ex machine adekuate për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tona’.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?