“Unë jam Zoti”
Për më së pesëqind vite më parë Makiaveli dhe pikëpamjet e tij edhe sot janë aktuale e sidomos në realitetin tonë të “brishtë” i përcjellë me shumë peripeci dhe sfida të pafundme që nuk shohin zgjedhje për momentin. Makiaveli edhepse ai vetë nuk ishte makiavelist gjërat gjatë jetës së tij i vërejti, se si politika ishte shkëputur nga përmbajtjet etike dhe për të arritur synimet e parashtruara nuk zgjidhen mjetet apo mekanizmat, por me rëndësi është qëllimi apo arritja e cakut.
Disa sundues kishin pas sukses gjatë pushtimit të tyre e disa kishin dështuar, gjatë kohës së Makiavelit, dhe ky i shpjegon se tiparet e suksesit nuk mund të kërkohen në të mbështeturit e fatit, por njeriu me synimet dhe veprimet e tij mund të ndryshoj rrjedhat e ngjarjeve dhe fatin e ka në duart të veta, e jo të jetë inert ose jovigjilent e të pres se si rrethanat i diktojnë rrjedhat qofshin ato pozitive apo negative, por vetë njeriu duhet t’i kanalizoj gjërat dhe t’ju ndryshoj rrjedhën në të mirë të të gjithëve, gjithmonë duke “lujatur sipas rregullave”-etikës.
Mbreti në fron në disa raste mund të jetë dhelpër ose dinak e në disa raste kërkohet të jetë ujk, kur duhet të intervenoj me brutalitet apo egërsi, atëherë kur nuk respektohet vullneti i tij sundues, vërente Makiaveli… Jo, nuk janë ngjarje nga përditshmëria jonë, nuk jam duke e pasqyruar realitetin tonë të hidhur, dhe të pashpresë, këtu ku NE jemi mbetur si në një geto të izoluar apo sikur një “vrimë ë zezë” të një spektri kontinental bashkëkohorë!
Sot, edhepse kaluan më se pesë shekuj në shoqërinë tonë kosovare mund të themi se e njëjta ideologji makiaveliste është duke mbizotëruar nga pushteti aktual apo “sunduesit”, të cilët me politikat dhe tiparet e moralit janë shumë larg përputhshmërisë apo arsyes së shëndoshë. “Sunduesit” apo zotërat tek ne janë të paprekshëm, me fuqi dhe pushtet të pakufishëm dhe mbi ligjin.
Sipas mitologjisë greke apo romake përmendën zotërat sikurse ai i “luftës”, “dashurisë”, “pasurisë”, “mençurisë”, “bukurisë”, “forcës”, etj., që ishin sinonim i madhështisë, pompozitetit dhe hyjnisë në antikën e dikurshme. Tek ne sot, në realitetin tonë të mjerë janë krijuar edhe tek ne zotëra të ndryshëm (imoral) me të gjitha karakteristikat e sundimit të njëjtë sikur të mëparshmëve, por këta të sotmit dallojnë vetëm në përmbajtje si p.sh. kemi “zotëra” si: “zotin e korrupsionit”, “imoralitetit”, “zotin e konflikt interesit”, “zotin e servilizmit”, “nepotizmit”, “injorancës”, “arrogancës”, “egoizmit” etj.
Të gjitha zotërat e mitologjisë grekë kishin liderin e tyre apo udhëheqësin, zotin e zotërave – Zeusin i cili i udhëhiqte perënditë e lartpërmendura në jetën e tyre perëndore, …a thua ky lloj Zeusi, a mund të jenë disa individ nga qarqet ndërkombëtare që më sjelljet e tyre pa presedan apo të arbitrit, krijimit të rrjedhave, agjendave, gjenden mbi këta zotëra të vegjël, të dëgjueshëm, të cilët nuk punojnë dhe nuk i kanë synimet e përbashkëta me shoqërinë kosovare për një jetë më të mirë dhe të prosperuar për ditët që vijojnë? Cili është Zeusi jonë që drejton jetën e këtyre zotërave dhe nëpërmes tyre edhe jetën tonë e cila i ngjanë jetës së shekujve të lartpërmendur, aty ku sundon kaosi dhe joligjëshmëria?
Deri sa shoqëria mendon dhe shpreson për një pushtet demokratik ku vota e qytetarit të respektohet dhe sovrani të jetë ai që do punoj në emër të dëshirave dhe vullnetit të shumicës ne kemi “arnime” apo “politika magjike” sikurse truket kur lepuri nxirret nga cilindri (rabbit from the hat) për tejkalimin e sfidave momentale të cilat nuk janë premtuese për shoqërinë tonë kosovare. Shoqëria jonë nuk është retarde për politika të tilla retarduese, e për pushtetin vendosni vetë çfarë e kemi?, JU që e zgjodhët kuazipushtetin duke anashkaluar votën e shenjtë dhe të lirë të qytetarit, me një sistem zgjedhor i cili i shkon vetëm pushtetit në fuqi për shtati, duke u përcjellë me dëmtime të rënda, jokorektësi dhe kleptomani të paskajshme.
Tomas Hobsi dhe Levijatani i tij qysh më se 400 vite më parë shtroi çështjen e krijimit të një shteti apo të një “përbindëshi” siç ishte Levijatani ku të gjithë “përbindëshit e vegjël” t’i nënshtrohen këtij të forti, shoqëri te e cila mbizotëronte kaosi, anarkia, aty ku secili “njeri për njeriun ishte ujk” dhe ishte “luftë e secilit me secilin”, në të mirë të krijimit të favoreve individuale, të mirave materiale, egoizmit të pashoq të tepruar, aty ku padrejtësia nuk kishte fare kuptim. Hë, mua po më duket se jam duke e pasqyruar sërish realitetin tone të sotëm, jo atë para katër shekujve!
Hobsi mendonte se të gjitha të drejtat në aspektin e ligjit duhet t’i ipen Sovranit apo atij që do udhëheq me shtetin në të mirë të ruajtjes së paqes dhe sigurisë së shoqërisë nga ajo parashtetërore dhe daljes së saj nga ai kaos në një shoqëri të organizuar, ku të gjitha të drejtat civile t’i bart pushteti në të mirë të krijimit të obligimeve apo detyrimeve të gjithëmbarshme për secilin individ në mënyrë të barabartë, ku askush nuk do jetë mbi ligjin apo të jetë “Zot”.
Duke ditur që në historitë mesjetare nga shoqëritë politeiste kaluan në ato monoteiste ashtu edhe ne po shpresojmë të kemi një “Zot”, një Sovran e jo shumë zotëra siç i shihte Hobsi apo veprimet e tyre siç i shpjegonte Makiaveli që ishin në kundërshtim me normat morale dhe njerëzore. Ai Zot duhet të jetë shoqëria apo zëri i cili do kumbonte në këto hapësira, ku fjala dhe qëllimi i tij të respektohet, të çmohet dhe të punohet në atë drejtim ku Zoti – Sovrani të merr “timonin” në duar.
Kjo shoqëri ka njerëz kredibil e të aftë të cilët mund ta udhëheqin shoqërinë kosovare në krahasim më këtë elitë politike të degraduar. SHBA, BE dhe të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë duhen të gjejnë partnerë të barabartë për bashkëpunim, politikat oligarke, të standardeve të dyfishta dhe politikat arbitrare të përfundojnë sa më parë dhe të shndërrohen në relacion të partneritetit të ndërsjellë, se kjo shoqëri edhe në të kaluarën ka pasur njerëz të cilët kanë ditur të udhëheqin me shoqërinë dhe dëshirat apo vullnetin e qytetarëve të Kosovës, kanë ditur si ta kanalizojnë dhe të gjejnë rrugë demokratike drejt arritjes së qëllimeve dhe aspiratave për avancim dhe progres në të gjitha segmentet e jetës sonë shoqërore, aq sa kanë pasur mundësi duke u bazuar në rrethana ekzistuese.
Duhet që të gjitha qarqeve ndërkombëtarë t’ju tregohet se ne kemi zgjedh këtë rrugë dhe kemi nevojë për përkrahje e jo të na tregohet së si duhet ne të rrugëtojmë dhe në çfarë mënyre, ne nuk kemi kohë për të humbur, se jemi mbrapa me kohë, më shume se një shekull,… së paku, … kohë e përcjellë me robëri dhe tentim nga dashakeqët me qëllim të asimilimit dhe krijimit të realitetit të ri në kundërshtim me faktet të cilat ekzistonin në terren.
Pra, kjo politikë e sotme e dështuar e “gatuar” me egoizëm individual duhet të përfundoj menjëherë dhe dëshirat apo vullneti personal i këtyre “pseudozotërave” të mos jetë mbi atë, qytetarë apo nacional.
Shoqëria jonë domosdo duhet të ketë projekte nacionale kapitale dhe të këtë platformë afatgjate që duhet ndjekur pa marr parasysh se cila qeveri vije në pushtet, më qëllim të krijimit të vazhdimësisë së rrugëtimit dhe synimeve të qarta ku kjo shoqëri dëshiron të arrijë, e assesi të krijojmë politika të përkohshme, të cilat nga vëzhgimi groplan janë në diskontuitet dhe fragjil në kuptimësi të plotë. Pra, mos të bëhemi shoqëri pa vizion dhe cak synues, apo të mos jemi robofrymorë të teledirigjuar pa gjak, pa jetë dhe pa shpirt.
Nuk duhet që shoqëria jonë të ketë “zotëra” apo njerëz mbi ligjin dhe votën e popullit, por vetë populli apo njerëzit që jetojnë në këto treva të jenë Zotë të këtyre hapësirave, ku me zgjedhjen e vet legjitime, synimet dhe vullnetin e tij ta dërgojnë përpara. Pra UNË Qytetari i këtij vendi duhet të jem ZOTI, edhe ju gjithashtu ndërsa pushteti duhet të jetë gjithmonë në vëzhgim apo mbikëqyrje nga kjo “perëndi”(NE) dhe për të gjitha “mëkatet” e bëra nga pushteti duhet të përgjigjet më ndëshkim nga shoqëria (NE).
Një fjalë e Albert Ajnshatajnit të madh thotë se: “Zotërat nuk dinë të luajnë bast”. Pra, mos t’i lëmë as këta “pseduzotëra” tanë të luajnë me ne… apo jetët tona.
(Autori është absolvent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Sociologjisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër