Rritja e pagave, rëndësia e institucioneve dhe deficiti buxhetor
Si çdo veprim tjetër i qeverisë, rritja e pagave dhe miratimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës nxiti një debat të ashpër publik rreth politikave fiskale. Qeveria u kritikua për deficitin buxhetor, rritjen e pagave dhe problemet që ky vendim sjellë me Fondin Monetar Ndërkombëtarë (FMN-së), privatizimin e PTK-së dhe shpenzimet e larta të autostradës. Fatkeqësisht, ky debat fokusohet vetëm në kritika, duke mos dhënë shpjegime apo alternativa tjera të mundshme.
Institucionet dhe zhvillimi ekonomik
Rritja e pagave të kujton debatin për rëndësinë e institucioneve në zhvillimin ekonomik, që ende vazhdon në fushën e ekonomisë. Se a nevojiten institucione të mira për rritje ekonomike apo rritja ekonomike sjellë përmirësimin e institucioneve është dilemë për të gjitha vendet në zhvillim. Në rastin e Kosovës, kritikat e vazhdueshme për korrupsion dhe shërbime të dobëta publike janë në kundërshtim me vetë kritikat për rritjen e rrogave. Nëse kërkojmë funksionim efikas të qeverisë, atëherë duhet të jemi të gatshëm të paguajmë paga paksa dinjitoze për këto institucione.
Pritjet e larta të qytetarëve për ofrimin e shërbimeve cilësore publike mund të jenë tregues se në diskursin kosovar institucione të mira konsiderohen si parakusht për zhvillim ekonomik. Në raportet për Kosovën, shpesh krahasohet mesatarja e rrogës së nënpunësve civil me vendet tjera për të treguar prapambeturin në zhvillimin e institucioneve apo edhe të mbarë ekonomisë kosovare. Luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit, dhe zhvillimi i infrastrukturës, ndër të tjera, konsiderohen si faktorë të rëndësishëm për krijimin e kushteve të favorshme biznesi dhe nxitjen e investimeve. Rritja e rrogave, në këtë kontekst, nuk duhet domosdoshmërisht të kundërshtohet – për t’i dalë zot kritikave të FMN-së – por të përdoret si mjet për të kërkuar më shumë punë, efikasitet, dhe llogari nga shërbyesit civil.
Qëndrimi i FMN-së është që niveli i pagave duhet të përcjellë trendin e rritjes ekonomike të vendit. Edhe pse ky argument qëndron për vendet e zhvilluara, apo disa ekonomi tjera në zhvillim që kanë tregje stabile të punës, një argument i tillë nuk vlen në kontekstin e Kosovës për arsye politike dhe ekonomike. Së pari, nga aspekti politik, qeveria është në presion të vazhdueshëm për të përmirësuar shërbimet dhe për të luftuar korrupsionin. Nëse institucionet cilësore janë funksion i nivelit arsimor të shërbyesve civil dhe pagave të tyre, atëherë vendimi i qeverisë duhet të jap rezultate pozitive në periudhë afatgjatë, duke rritur efikasitetin dhe zvogëluar dukurinë e korrupsionit. Si rrjedhojë, rritja e pagave do nxis jo vetëm motivimin e shërbyesve por në të njejtën kohë do duhej të tërheq kuadro nga sektori privat dhe diaspora. Me fjalë të tjera, do ta bëjë sektorin publik më konkurrues. Së dyti, nga aspekti ekonomik, qeveria asnjëherë nuk ka implementuar një politikë që krijon një sistem përmes së cilës pagat përcjellin rritjen e bruto produktit vendor (BPV) dhe inflacionit. Kjo tregon që deri më tani, pabarazia në mes të pagave të sektorit publik dhe privat ka qenë në rritje me kalimin e kohës. Për shembull, paga e një të punësuari në bankë është më e lartë në krahasim më shërbyesit civil, nësë krahasohen punëtorë me përgatidje dhe shkathtësi përafërsisht të njëjta.
Për praktikat e zhvillimit ekonomik duhet marrim mësime nga vendet e Azisë lindore – Korea e Jugut, Taivani, Singapuri, Tailanda etj. – të cilat përmes investimeve në arsim dhe menaxhimin stabil të politikave makroekonomike, ndër të tjera, arritën të dalin nga varfëria e të renditën në mesin e shteteve më të zhvilluara të botës. E në vazhdën e debateve për këshillat e FMN-së duhet poashtu të jemi kritik dhe të kujtojmë kushtëzimet (dhe udhëzimet) e gabuara që FMN i kishte vënë këtyre shteteve dhe vendeve tjera të Amerikës Latine.
Rekomandimet e saja FMN i bazon në korniza standarde që i aplikon në shumë vende të botës pa marrë parasysh objektivat politike, kontekstin ekonomik, dhe kërkesat që rrjedhin nga proceset demokratike. Qëllimi kryesor i FMN-së është stabiliteti makroekonomik përmes promovimit të politikave konservative fiskale dhe monetare, pa marrë parasysh që këto politika mund të përdorën si strategji për rritje ekonomike dhe për zbutjen e recesioneve gjatë cikleve të biznesit. Për shembull, nëse SHBA do ishte pjesë e programeve të FMN-së, ngjashëm si Kosova, atëherë FMN-ja moti do kishte kushtëzuar pjesëmarrjen e SHBA-së në këto programe me zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe anulimin e blerjes së letrave me vlerë nga ana e bankës qendrore – politikë monetare që ndikon në rritjen e furnizimit me para dhe më këtë devaluimin e dollarit kundrejt valutave tjera.
Vendimi për rritjen e pagave, apo ai për ndërtimin e autostradës, është përcjellje e kërkesave qytetare përmes mekanizmit kryesor demokratik: zgjedhjet. Gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2007 dhe 2010, PDK konkurroi me programin që realizon projekte për ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e termocentralit të ri dhe rritjen e pagave, ndër të tjera. Opozita, mediat dhe shoqëria civile zakonisht kritikojnë qeverinë për nënshtrim ndaj kërkesave dhe kushteve të ndërkombëtarëve përkundër vullnetit të popullit. Paradoksalisht, në këtë rast qeveria prapë kritikohet, por tani për mosdëgjimin e ndërkombëtarëve.
Deficiti buxhetor
Zhvillimi ekonomik nganjëherë kërkon vendime të guximshme e ndoshta edhe të pazakonta. Vlerësimet që ndërtimi i Autostradës Ibrahim Rugova i tejkalon kapacitetet financiare të shtetit janë të sakta. Por në të njëjtën kohë, në një shtet të vogël si Kosova, ky projekt mund të jetë një nga instrumentet e rralla që mund të nxis zhvillimin, përmes ngritjes së nivelit të integrimit ekonomik me Shqipërinë dhe tregjet botërore. Studimet ekonomike tregojnë që integrimi ekonomik në mes shteteve varet edhe nga ngjashmëritë kulturore, si gjuha për shembull. Për këtë, mundësia për rritje ekonomike varet shumë nga integrimi ekonomik i Kosovës me Shqipërinë. Për shkak të mosmarrëveshjeve politike, paragjykimeve ndaj shqiptarëve, dhe mospërputhshmërisë së kulturave, integrimi më shtetet sllave të Ballkanit është më pak efikas. Natyrisht që marrëdhëniet me këto vende duhet përmirësuar në të ardhmen, por në periudhën afatshkurtër, integrimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë sjell më shumë benefite, duke rritur madhësinë e tregut për investitorë të mundshëm, kurse në periudhën afatgjatë integrimi rrit përparësinë konkurruese kundrejt ekonomive tjera të rajonit. Në këtë kontekst, ndërtimi i autostradës duhet të jetë shtytës për implementimin e politikave tjera që ngritin nivelin e integrimit ekonomik.
Deficiti buxhetor i Kosovës prej 5 perqind nuk është i jashtëzakonshëm. Një artikull i i publikuar në një nga mediat tona, citon një përfaqësues të institutit Riinvest duke kritikuar nivelin e lartë të deficitit buxhetor dhe duke krahasuar atë me kufirin prej 3 përqind për shtetet e BE-së. Së pari, e vërteta për këtë limit është që ai nuk vlen për të gjitha shtetet e BE-së, por vetëm për zonën e Unionit Monetar Evropian (EMU), ku përdorët monedha euro, dhe për shtetet e BE-së që aspirojnë të bëhen pjesë e këtij EMU-së. Së dyti, problemi me këtë krahasim qëndron në atë se, përderisa shtetet e BE-së kanë mekanizma dhe kredibilitet huamarrës për të financuar deficitin buxhetor përmes tregjeve (private) kapitale, Kosova nuk e ka këtë mundësi për arsye se qeveria ende nuk ka krijuar mekanizëm për shitjen e letrave me vlerë. Tre burimet e vetme të financimit të deficitit buxhetor janë devidentat nga kompanitë publike (kryesisht PTK-ja), bartja e parave nga suficiti i viteve paraprake (nëse ka mbetur suficit) dhe huatë nga institucionet financiare ndërkombëtare – që zakonisht kanë afat të gjatë kthimi. E mira (apo e keqja) e këtyre burimeve të limituara për huamarrje është që e parandalon rrezikun e futjes në borxh të paqëndrueshëm për të ardhmen.
Fatkeqësisht vitet e kaluara tregojnë që kapaciteti implementues i qeverisë për projekte kapitale është i limituar. Qeveritë e Kosovës zakonisht nuk janë në gjendje të harxhojnë tërë buxhetin dhe me këtë bartin mbetjen e fondeve nga një vit në tjetrin. Duke marr parasysh se për 2011 buxheti u miratua me vonesë, mundësia se edhe këtë vit do ketë suficit është e madhe. Për këto dhe arsyet e cekura me lartë, deficiti i tanishëm nuk është aspak alarmues për qëndrueshmërinë financiare.
Ndikimi i rritjes së pagave në ekonominë e Kosovës
AAK, njëra nga partitë më të zëshme opozitare, papritmas votoi në Kuvend për miratimin në parim të projektligjit për buxhetin 2011. Kjo tregon rëndësinë politike dhe ekonomike të rritjes së pagave që pritet të ndikoj në ngritjen e mirëqenies së përgjithshme në Kosovë. Buxheti për 2011 shënoi rritje prej 23 përqind në kategorinë e pagave dhe meditjeve për shërbyesit civil në krahasim me vitin paraprak. Si rezultat, rreth 88 milionë euro shtesë do i shpërndahen më shumë se 70 mijë punëtorëve të sektorit publik, duke ndikuar në rritjen e BPV-së në përgjithësi. Në qoftë se nuk do rriteshin pagat këtë vit, atëherë këto 88 milionë euro do shkonin në xhepin e kompanive që fitojnë tenderë qeveritar, duke rritur importin dhe me këtë deficitin tregtarë të Kosovës. Përkundrazi, tani këto para do rrisin efektin e shumëzimit të parasë në qarkullim, ndikojnë në zvogëlimin e pabarazisë në Kosovë, ngritjen e kapacitetit huamarrës të shërbyesve civil, si dhe ngritjen e nivelit të investimeve private.
Tani është barrë e qeverisë të vazhdojë me zbatimin e reformave në administratë publike. Një politikë do mund të rris më shumë efikasitetin e shërbyesve civil është zbatimi i një testi për administratë publike i cili do administrohej nga një agjenci e pavarur dhe e specializuar. Një test i tillë do mund poashtu të ndihmoi në largimin e nepotizmit dhe politizimit të administratës publike në të gjitha nivelet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër