“Wonderland”
Kush tha se “Wonderland” është vetëm një fiksion?
Apo se duhet të shkosh në Amerikën e largët, atje ku arrihet nga hiçgjë, çdo gjë.
Gabim! Ja ku është. Kosova, një wonderland! Vendi i mundësive dhe ëndrrave.
Si të bëhesh milioner
Në një kuiz diturie? Me pesëdhjetë mijë euro? Apo me, punë-punë natë e ditë?
Jo. Harrojeni!
Ka mënyra, mënyra. Të tjera. Kaloi tashmë një dekadë prej kur në Kosovë, nga mëngjesi në mbrëmje mbinë pasuritë, patundshmëritë. Dhe kurrë s’qe një sekret, një e paditur e madhe. Po. Ka një formulë për të arritur deri aty. Fare e thjeshtë. Mashtro. Keqpërdoro. Në emër të kësaj, asaj. Të bëmave, të dikurshme. Korruptohu. Kontrabando. Bëhu pjesë e skemave të mëdha. Të frikshme. Të milionave.
Si të bëhesh VIP
Duhet të keni gjak blu, trashëgimi qindravjeçare pronash, zinxhir hotelesh nëpër botë dhe… Prit!
Ku jemi? Konfuzion! Qenkemi në Kosovë. Po. Nuk ka nevojë të kesh origjinë aristokrate. Mund të jesh kushdo, nga kudo. Me një kusht. Të jesh pjesë e skemave. Sërish, domosdoshmëri. Të kesh mungesë absolute talenti. Pranohet. I pashëm apo i shëmtuar. I gdhendur, pagdhendur. Me injorancën atribut kryesor të personës tuaj. Kalon! Të jesh në TV, si gazetar mesatar, apo nga ata që s’lexojnë dot as pas 10 vjet përvojë pune. Nuk ka gjë! Këngëtar me pak zë, pa zë fare. Mjafton të dalësh, në media. Pa arsye, me arsye. Mund edhe të vetëshpallesh, “vip”!
Si të bëhesh President
Gjendu në vendin e duhur, në kohën e duhur. Moralizo. Milionat, një aset më shumë. Shfrytëzo pazotësinë e politikanëve e partive të tyre. Kushtëzo. Dhe ja ku je, President!
Apo rri në prapaskenë, ëndërro. Pa fushatë, pa sms, pa para, mbase. Thonë, rasti është mbret i botës. Një ditë të bukur, mund të rastis që lotaria presidenciale të të takojë, pa pritur e pakujtuar. E mbyllur në një zarf. Për shkak të inateve politike, një trysnie, eksperimenti apo thjesht nga fatum momentum, ju mund të jeni i përzgjedhuri i radhës. Bingo!
Ku ka më mirë
Në asnjë vend tjetër nuk shijohet jeta kështu. Trileri politik, teatër i përditshëm. Nga një president milioner të thekur, në një presidente. Incognito. Mbijetesa, luksi i shfrenuar, sofra jonë. Shakaja, televizioni ynë. Monotonia dhe e papritura, në simbiozë. Kështu, vendi ynë sërish përbën lajm. Brenda e jashtë. Për keq apo mirë. Me rëndësi janë fjalët. Thashethemet. Herezia. Paradokset e bardha. Të zeza. Ngjyra-ngjyra. Me vrima lepujsh. Gjithandej.
Se kështu e ka. Një wonderland!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin