A jemi të vetëdijshëm se jemi të gabueshëm?
Vetëdija se njeriu është i gabueshëm, është një shans që ai të ndryshohet. Këtë e sugjerojnë edhe mendimtarë të mëdhenj. Çdo njeri, qoftë ai politikan, qoftë artist, apo teolog, mund të gabojë, porse duhet ta pranojë këtë gabim. “Të korrigjohet njeriu, është praktikë që rekomandohet, dhe unë shpesh i referohem kësaj”, thotë njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të këtij shekulli, Umberto Eco. Ky mendim, në rrethanat politike shqiptare, duhet të shërbejë si mësim që duhet të praktikohet në të gjitha dimensionet e organizimit dhe të funksionimit nacional. Sidomos mbetet me rëndësi jetike, tashmë kur lipset më shumë se kurdoherë më parë, avancimi i çështjes shqiptare drejt integrimeve perëndimore.
Është më se natyrshme të pranohet gabimi, është e natyrshme që njeriu që punon edhe të gabojë, thonë fjalët e mençura popullore, mirëpo, nuk është e arsyeshme të jetohet në gabime, të mos pranohet asnjëherë faji, dhe, çka është më e keqja, ai të zhvendoset, të hedhet tjetërkund, gjë kjo që po bëhet praktikë e gabueshme në jetën tonë publike. Askush, nuk e pranon fajin se ka dështime, prandaj patjetër shtrohet pyetja se mos vallë qenkemi në parajsë? Realiteti i përgjithshëm na e thotë të kundërtën, dhe këtë madje e di shumica. Atëherë shtrohet pyetja, pse nuk pranohen çalimet, gabimet tona? Ndodhën gjitha këto drama politike, krejtësisht kundër çdo interesi shtetëror, për të cilat do të duhej të turpërohen shqiptarët shumë kohë, dhe askush nuk ndjehet i dështuar, i gabuar, i fyer, i skuqur.
Mediat tona “të famshme dhe shumë profesionale”, sidomos ato elektronike, edhe pse e kuptojnë kush është fajtor për gjithë këtë katrahurë, hezitojnë ta thonë qartësisht këtë. Në një shoqëri të mirëfilltë demokratike, për këso gjërash, shumica e bartësve dhe përgjegjësve publikë, do të jepnin dorëheqje, ndërsa për disa “përgjegjës” tanë kjo u bë vetëm një mundësi për t’i sforcuar pozitat. Në mënyrë të vazhdueshme shkelet dokumenti bazë i shtetit dhe askush se çanë kokën. Është me rëndësi, siç thoshte presidenti Rugova, “të mësohemi të logjikojmë si shtet”, mendim ky që duhet të jetë praktikë e shumë bartësve të institucioneve publike.
Institucionet tona publike, madje “gazetarët e famshëm”, duhet të pranojnë diçka nga ajo që mund të quhet dështim, gabim. Është e natyrshme që njeriu, atëherë kur e sheh se diçka nuk funksionon mirë, t’i ndërrojë idetë, t’i ndryshojë mënyrat e vepruarit. Proklamimi, veprimi i ideve dhe i koncepteve me ambiguitet, në këtë rast mbetet rrezik permanent i politikës kosovare, veçanërisht i spektrit të gjerë politik, në këtë moment të shtetëbërjes së Kosovës. Të tillët, sikur të jenë poetë, flasin me metafora, epitete e atribute personale, madje edhe prej njerëzve me “vlera të dëshmuara”, vlera të atyre kohëve apo të këtyre, që për realitetin nuk thonë asgjë, vetëm se shkaktojnë konfuzitet në opinionin e gjerë.
Se bartësit e institucioneve, të mediave publike dhe atyre tjera, duhet të vetëkorrigjohen, kjo s’do koment. Ata duhet të marrin shembull nga bota e përparuar, kur liderët kërkojnë falje, lusin popullin në mirëkuptim dhe vetëkorrigjohen. Edhe ne, kur të mësohemi të logjikojmë sipas kësaj logjike, do të jemi në gjendje të jemi shoqëri demokratike. Në mënyrë që Kosova të avancohet, shoqëria në përgjithësi të emancipohet, kërkohet një korrigjim i tërësishëm, esencial, madje edhe një ristrukturim, rikonsolidim edhe i partive politike, bartëse të proceseve demokratike në Kosovë, edhe i mediave. Me këtë tempo, ne vetëm do ta thellojmë anarkinë. Një politikë më transparente, me kompetabile me BE-në , SHBA-të, në mënyrë të sinqertë do ta shpëtonte Kosovën njëherë e përgjithmonë, nga kjo gjendje e rënd. Në rrugën e pakrye që gjendemi, dikush duhet të kuptoj se ka gabuar. Të kërkoj falje dhe të lë politikën. Kjo është demokracia. Ky është sistemi demokratik. Këto janë vlerat e shenjta të saj.
(Autorja ka mbaruar Studimet për paqe dhe konflikte dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Suedi)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-TRUMP-780x439.jpg)
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër