LAJMI I FUNDIT:

Kthimi në pikën kritike

Vazhdimi me degradimin e Kushtetutës së Kosovës, konkretisht i mospërfilljes së saj nga Kuvendi me rastin e votimit të presidentit nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i tregimit të një papjekurie totale të klasës politike në Kosovë. Praktika i shkeljeve si duket nuk do të ketë të ndalur sikurse edhe papërgjegjësia e institucioneve për tu rikthyer në pikën kritike.
Sot, Kosova është pa presidentin e vet, i cili për herë të parë reflektoi të filloj mbarë në shumë drejtime të konsolidimit të pozicionit kushtetues si president i Kosovës. Atij iu ndal rruga e veprimit pikërisht nga pakujdesia e procedurave të votimit të cilat ishin plotësisht jokushtetuese dhe plotësisht pa gabimin e tij.

Paaftësia ose qëllimësia për ta kthyer situatën në pikën kritike është përgjegjësi totale apo papërgjegjësi politike dhe ekskluzive e dy krerëve të PDK-së, të zotëri Thaçit dhe zotëri Krasniqit, të cilët të pa harmonizuar nuk i krijuan kushtet solide për votimin e presidentit të shtetit.

Sipas kreut të qeverisë javën që vjen pritet të rivotohet presidentit për legjitimim kushtetues, mirëpo kur do të tentohet të provohet i njëjti skenar i votimit nuk do të të sjellë produktivitet drejt cakut final, por vendin do ta fuste përfundimisht në krizën institucionale drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.


Mjaft është e qartë edhe e definuar se si vendi bëhet me president dhe akoma më shumë pas interpretimit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Përsëri nëse nuk do të arrihet koncensuesi në tri drejtime themelore kushtetuese nuk do të ketë fare rezultat dhe dyshoj se për një javë vështirë se do të mund të arrihen të plotësohen këto pritje.

E para; konsiston në nominimin e dy kandidatëve për president dhe vështirë që përveç kompleksitetit të koalicionit do të mund të gjejnë kandidatin e dytë serioz, ndonëse nuk besoj se si do ta gjejnë ose do ta formalizojnë personin e dytë vetëm për plotësimin e aktit kushtetues.

Së dyti; vështirësi do të sjellë edhe prezenca e deputetëve në sallën e kuvendit, të cilëve iu është bërë praktikë e keqe bojkoti dhe daljet nga seancat e kuvendit. Kjo praktikë e deritanishme e deputetëve të padisiplinuar konsiderohet mjaftë shqetësuese që edhe në rastin e rivotimit që të arrihet plotësimi kushtetues.

Së treti; përpjekja dhe domosdoshmëria e arritjes së grumbullimit paraprak të votave të nevojshme e për presidentin, me këtë rast çështja e votave është shumë komplekse se sa në duke finale në ditën e votimit. Kontradiktat brenda PDK-së në njërën anë dhe kompleksiteti i seriozitetit të opozitës në anën tjetër vështirësojnë akoma më shumë gjithë këtë proces që do të pasoj javën që vjen.

E gjithë gatishmëria e opozitës kësaj radhe është e koncentruar në deligjitimimin e këtij procesi dhe të këtij koalicioni, për të cilin do të bëjnë çmos për ta paralizuar sistemin e votimit për presidentin. Situata e tillë përfundimisht Kosovën me apo pa vetëdije politike do ta kthente situatën në “pozicionin kritik” në brishtësinë e saj të “zgjedhjeve maratonike” të shantazhuara që përsëri do të manifestoheshin me parregullsi të llojit të vet.

(Autori është duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL, në Shkencat Politike)

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori