Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë: e gjatë dhe e kushtueshme, por me vend
Mbrojtja e Kosovës jo vetëm se ndaloi spastrimin etnik, por hapi rrugë drejt demokracisë.
Në artikullin “Shabllon për katastrofë” (“A template for disaster”, botuar në gazetën Guardian më 22 mars), David N Gibbs shkruan se fushata ajrore e NATO-s më 1999 në Serbi krijoi një precedent të tmerrshëm për ndërhyrje të ardhshme humanitare, përfshirë ndërhyrjen e tanishme në Libi.
Ai u përqendrua në “mite” të zakonta që – sipas tij – kanë shtrembëruar kuptimin popullor të mbrojtjes së Kosovës nga NATO-ja. “I pari (nga këto mite) është se në Kosovë, lufta përbënte një konflikt moralisht të thjeshtë, mes serbëve agresorë dhe shqiptarëve të viktimizuar të Kosovës”. Gibbsi citon dy komente – që i mvishen ish-kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, dhe ish-sekretarit të mbrojtjes, George Robertson – të cilat duket se paraqesin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si kërcënim të barabartë ose edhe më të madh se forcat serbe. Ky është tërësisht mashtrim.
Nën sundimin e Millosheviqit, shqiptarëve të Kosovës iu mohuan të drejtat themelore në përpjekje për të siguruar pushtetin për serbët e rajonit. UÇK-ja doli në skenë pasi shqiptarët e Kosovës kishin përjetuar papunësi të detyruar dhe mohimin e së drejtës për arsim për gati një dekadë. Ajo u paraqit për herë të parë publikisht vetëm pasi policia serbe kishte vrarë një mësues më 1997, sepse kishte mësuar fëmijët shqiptarë të Kosovës në gjuhën e tyre amtare. NATO-ja u përfshi vetëm pasi u përhapën pamjet e masakrave mbi civilët shqiptarë dhe pasi kishin dështuar një numër përpjekjesh diplomatike.
Përkundër pohimit të Gibbsit se “pasi (përfundoi fushata), forcat e NATO-s në të vërtetë vendosën UÇK-në në kontroll të Kosovës”, administrimi i vendit iu dorëzua Kombeve të Bashkuara. Asnjë ish-pjesëtar i UÇK-së nuk fitoi pushtet të njëmendtë derisa u mbajtën zgjedhjet e para demokratike disa vite më vonë.
Gibbs thotë: “Një tjetër mit… është se bombardimi përmirësoi gjendjen e të drejtave të njeriut”. Po, është i ditur fakti se spastrimi etnik nga forcat serbe u shtua pasi filloi fushata e NATO-s. Por është fakt edhe se ndërhyrja e aleancës e detyroi Millosheviqin të tërheqë trupat nga Kosova pas 78 ditësh, rrjedhimisht duke parandaluar çfarë më parë dukej e pashmangshme: spastrimin etnik të Kosovës.
Nëse Gibbsi e sheh ndërhyrjen e NATO-s si katastrofë, druaj se si do të klasifikonte dështimet e bashkësisë ndërkombëtare për të vepruar në Ruandë dhe Srebrenicë. Po të dështonte bota për të vepruar, Kosova me gjasë do të na mbetej njollë tjetër në ndërgjegjen tonë kolektive. Kur Gibbsi thotë, “është gabim të kujtohet ndërhyrja në Kosovë si jo e shtrenjtë dhe kohëshkurtër”, ka të drejtë. Kohëzgjatja e kostoja financiare e investimeve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë kanë qenë të larta. Por këtu mund të nxirret një mësim i vlefshëm.
Si bashkësi ndërkombëtare, jemi përgjegjës për mbrojtjen e civilëve në rast gjenocidi dhe spastrimi etnik. Nuk jemi, megjithatë, të detyruar të përcjellim vlerat dhe idealet tona mbi vendet e tjera në ecurinë e shtetndërtimit. Mbase pjesë e arsyes pse Kosova ka dalë kaq e kushtueshme është për shkak se vendet veças dhe organizatat donatore kanë lejuar interesat e tyre të vijnë para atyre të popullit të Kosovës. Dhe ndërsa një shumë e caktuar e ndihmave do të jetë e nevojshme për vendet e sapoformuara, atyre duhet t’u zihet besë që të skalisin vetë fatin e tyre.
(Shkrimi është botuar në gazetën britanike “The Guardian”, më 30 mars 2011. Autorja ka bashkëpunuar më parë me kabinetin e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi dhe ka shërbyer si vëzhguese e zgjedhjeve të fundit në Kosovë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër