Amaneti i çiftelisë
Në ato ditë shtetrrethimi qielli ishte i mbuluar me re të zeza. Natyra kishte pamje tjetër nga e zakonshmja … Mirëpo, edhe pse afër meje dëgjoja melodinë e tallkinit, unë nuk mendoja dhe nuk kisha frikë nga vdekja! Më duhet të përfundoj këngën. Të gjithë më flisnin për gjyqet e ngritura. Ju mendoni se kisha frikë? Jo, i rrethuar nga cicërimat e zogjve të patrembura nga krismat dua të përfundoj këngën… Po ëndërroj me përmallim çastin kur gjyshi më mësonte melodinë e këngës që fillova të këndoj. Edhe në ato momente, të shtetrrethimit, ruaj qetësin e shpirtit tim, armikut nuk i frikësohem. Në moment më lehtësohet frymëmarrja… më kujtohen shumë gjëra. Sfidoj vdekjen.
Por, për një çast në mendje më sillet vdekja e gjyshit. Më kujtohet momenti i varrosjes, kur mbi të hidhnin dheun e ftohtë. U ndjeva keq, mendoja se për mua s’ka shpresa, por melodia e çiftelisë jehoi thellë në zemrën time. Çiftelinë e kisha bashkëbisedues dhe nga melodia kuptova se: jo vetëm unë, por të gjithë njerëzit i përcjell një fat i tille, andaj s’ka vend për shqetësim, ngase njeriu është një pikë uji e bëhet lumë, është një molekulë e bëhet diell që ngrohë, është një lypës e bëhet mbret!
Dua që edhe unë të vdes sikur gjyshi. Të mbështillem me nder. Të bëhem lumë për të ujitur tokën time, tokën e popullit tim, të bëhem diell që me rreze të ngrohë shpirtrat e nënave që qajnë për djemtë e tyre, kurse sa për mbret nuk dua të flas, po mbaj armën fort… Pikërisht, ajo pranverë është e paharruar. Pranverë e përgjakur… krajl Nikolla deshi të na mashtroj. Ne ishim të vetëdijshëm për rrugëtimin e gjatë, të mbushur me sakrifica, me mund dhe me të papritura.
Nuk dua të vdes nën flamurin e atij të poshtëri, të atij krajli që mbjellë frikë tek populli. Ai që do të më vjedh kulturën, historinë, monumentet, ai që mi përdhosë varret. Jo, kurrë nuk bashkëpunoj me të, nuk dua të jem i nënshtruar ndaj epsheve të tij të një kanibali. Unë kam një emër tjetër, mua më quajnë kryengritës dhe flamuri im është i kuq. Ai do të valoj në qiellin tonë. Jo vetëm unë, por edhe shokët, vëllezërit e mi që qëndrojnë krahë me mua, para dhe pas meje janë të të njëjtit mendim. S’ka vend për dorëzim. Istikamet janë ndërtuar me mundin tonë, andaj janë të papushtuara. Secili mbron djersën, mundin e vetë. Dhe gjithë ne mbrojmë gjakun, atdheun tonë.
Operacionet filluan, u zhvilluan luftime të ashpra e të përgjakshme. Quhem Malësi e Madhe. Asnjëherë nuk kam qenë e vogël. Sot s’ka përse të ndjehem i vogël para ushtrisë armike. Zemra ime ka ritëm të çuditshëm për ju, shpejtësia e saj nuk do të thotë se ekziston frikë tek unë, por me shpirt pres përballjen. Për mua të gjithë janë të vegjël. Shumë ushtri kam mbështjellë me krahët e mi. Edhe kësaj here bijtë e mi luftuan trimërisht. Me heroizmin e tyre ata ngjallën entuziazmin në mbarë tokën që mban një emër dhe që është krenare – Shqipëri.
Jehona e armës time u dëgjua edhe më larg. Ajo tërhoqi vëmendjen e Evropës. Emri im, i një kryengritësi vuri në lëvizje edhe diplomacinë evropiane. Por, edhe ata sikur fqinjët e mi të fëlliqur deshën të më shtypin, që të sotmen ta venë në harresën e kohës. Deshën të mi presin krahët. Të kota ishin edhe përpjekjet e atyre që donin të më mashtrojnë me amnisti dhe se do të rindërtojnë shtëpitë e djegura.
Vendosa bashkë me vëllezërit e mi që të mos heqim dorë nga lufta, do të vije dita që shtëpitë do t’i ndërtojmë vetë. Karvani im është duke udhëtuar drejtë qëllimit, amanetit të të parëve të mi. Për këtë çiftelia më dha kurajo, jeta është e tillë, do rrugëtim të gjatë e të lodhshëm, kurse ne duhet të jemi nga ata që iu bëjnë ballë stuhive dhe shtrëngimeve kohore, si dhe shpirti ynë nuk duhet të ndrydhet as me dhimbjet e së shkuarës, as me frikën e së ardhmes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin