LAJMI I FUNDIT:

Interpretimi i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese rreth rastit të “shkëlqesisë së tij” Behgjet Pacolli

(Para me pak se një muaj, kam botuar këtë opinion. Ku kam paraqitur shqetësimet se neni 86 pika 5 do jetë baza juridike qe Gjykata Kushtetuese ta quaj jo kushtetuese zgjedhjen e Behxhet Pacollit për President)

Gardiani i kushtetutës, siç e quajnë shumë konstitucionalistë Gjykatën Kushtetuese, do ti duhet edhe një herëta heqë “shpatën nga mielli”, për të goditë edhe një herë në institucionin e njëjtë. Por kësaj radhe në disa rrethana të reja. Gjykata Kushtetuese siç tregojnë rrethanat aktuale do të përballet edhe një herë me një rast mjaft delikat dhe jo edhe aq të parëndësishëm. Edhe njëherë sytë e mediave dhe të gjithë opinionit kosovarë dhe ndërkombëtar do të drejtohen tek trupi gjykues i kësaj gjykate, të cilët deri më tani janë dëshmuar të aftë dhe të vendosur për të dëshmuar qasjen e tyre për rend kushtetues dhe sundim të ligjit.

Kjo lëndë, në inicimin e saj duket e njëjtë me atë të mëparshmen, meqë të dyja kanë grup deputetësh si kategori që do vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Ky numër, që Kushtetuta e përcakton jo më pak se 30 deputetë nuk do të jetë problem pasi të gatshëm për të bashkëpunuar rreth kërkesës për interpretim duket të jetë i gjithë blloku opozitar në krye me LDK-në.


Pra, nëse proceduralisht analizojmë rastin “Presidenti 2” atëherë sekretaria e Gjykatës Kushtetuese nuk besoj se do ketë ndonjë nevojë për plotësim, por shumë shpejtë do ia përgatisë gjykatësit raportues lëndën (kjo pasi që kërkesat e gjykatës për tu vënë në lëvizje do i plotësojë lënda e radhës). Në këtë rast, mëdyshja se kjo lëndë mund të mos pranohet nga gjykata, eliminohen.

Çka pas, çka do të kërkojë si provë gjykata nga pala (deputetët nënshkrues) që pretendon shkeljen e aktit më të lartë juridik të Kosovës dhe çka do të sjellësi kundër provë Kuvendi apo edhe Presidenca? Këtu do ketë shumë punë Gjykata. Por nuk tingëllon të jetë një situatë e rënduar dhe pazgjidhje, pasi që në drejtësi thuhet: “Më jep faktet të jap të drejtën”. Kush do të ofrojë fakte për të marrë të drejtën në këtë rast? Pa dyshim që pala që ka iniciuar lëndën ka barrën kryesore të grumbullimit të fakteve, mbi bazën e të cilave do kërkoj të marrë të drejtën. E cilat do të mund të jenë këto fakte.

Nëse analizohet Kushtetuta dhe tekstualisht interpretohet, atëherë neni 86. paragrafi 5., përcakton se në raundin e tretë të votimit “kandidati që merr shumicë e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”. E këtu hapësirat janë të shumta për interpretim, duke ju falënderuar pikërisht kësaj kushtetute e cila nuk atakohet sot për herë të parë si kushtetutë jo përcaktuese në situata konkrete. Nëse kjo kushtetutë në raundin e tretë njeh për President kandidatin që merr shumicën e “gjithë deputetëve”, e kjo “të gjithë” nënkupton prezencën në sallë të të gjithë deputetëve.

Nëse ky ka qenë qëllimi i hartuesit dhe nëse kështu kuptohet kjo situatë, atëherë për Gjykatën Kushtetuese do të jetë e lehtë ta quajë jokushtetuese zgjedhjen e Presidentit. Por nëse Gjykata Kushtetuese do të orientohet tek interpretimi që kushtetuta nuk përcakton prezencën e gjithë deputetëve si kriter për zgjedhjen e Presidentit, atëherë kjo gjykatë do të interpretojë si kushtetuese procedurën e zgjedhjes së Presidentit.

Argumenti i dytë i radhës që do të mund të sjellë grupi i deputetëve që do kërkojnë interpretimin, është dëshmia e Kryetarit të Kuvendit për mospërfillje procedurash, përkatësisht nëse kanë pasur ose jo të drejtë deputetët e PDK-së për të kërkuar pauzë ndërmjet raundit të dytë dhe të tretë të votimit, që nga kryeparlamentari është parë si jokushtetuese, pasi që ekziston mundësia se disa deputetë i janë nënshtruar presionit për të ndryshuar qëndrimin e tyre të lirë dhe të pavarur për kandidatin për President. Por, në këtë argument Gjykata do të mund të distancohet si jokompetente për të interpretuar Rregulloren e Kuvendit, pasi neni 2 i kësaj rregullore përcakton se “Çështjet që lidhen me punën e Kuvendit dhe funksionimin e Kuvendit që nuk janë rregulluar me këtë rregullore, përcaktohen me vendim ose me një akt tjetër të Kuvendit, në përputhje me këtë rregullore dhe me kushtetutë”. Pra, i takon Kuvendit të interpretojë procedurat, konkretisht i takon Kuvendit të përcaktoj nëse janë shkelë procedurat për zgjedhjen e Presidentit dhe jo Gjykatës Kushtetuese në këtë rast.

Pra, në argumentin e dytë të mundshëm që do e përdorë pala ankuese, gjykata shumë lehtë mund të distancohet si jo kompetente. Me një veprim të tillë, gjykata do i hapte rrugë Kuvendit të fillojë një procedurë shqyrtimi dhe të merr një vendim apo akt tjetër me të cilin shpallë joprocedurale zgjedhjen e presidentit. E nëse Kuvendi arrin të marrë një vendim të tillë, që në mendimin tim është e pamundur, pasi që ata deputet që votuan Presidentin do të votojnë kundër një iniciative për të shpallur joprocedurale zgjedhjen e Presidentit.

Nëse Kuvendi do të arrinte të merrte një vendim, me të cilin do të shpallte joprocedurale zgjedhjen e Presidentit atëherë ky vendim i Kuvendit do të ishte një argument shumë i fuqishëm pranë Gjykatës Kushtetuese, që edhe kjo e fundit të përcaktoj jokushtetuese mënyrën e zgjedhjes së Presidentit.

Në interpretimin final të situatës, atëherë për Gjykatën Kushtetuese do të jetë më e lehtë të përcaktohet në një interpretim modest duke mos u marrë me atë se çka ka mundur të përcaktohet në nenin 86. paragrafi 5., por të ndalet në interpretimin e asaj çka aktualisht arrin të kuptohet nga ky nen, pas që gjykata nuk ka kompetencë të interpretoj mbi bazën e fakteve ekstra kushtetuese.

(Autori është student i vitit të katërt në modulin e Shkencave Administrative-Kushtetuese, në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës)

Në trend

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Magazina
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Kalo në kategori