“Na ishte njëherë veriu i Mitrovicës”!?
Lërini të qetë në rrugën deri tek porta, nëse në ndërdijen e tyre ekziston teza se bashkësia ndërkombëtare është çelësi i të gjitha problemeve tona, atëherë destinacioni i rrugës është ndërruar, ose porta gjendet në një kahje tjetër!?.
Në këtë fazë të bisedimeve të sapo filluara për herë të dytë, tretë apo ku ta dimë për të saten herë…, Kosova është duke kaluar nëpër një tranzicion të vështirë, shumë delikat dhe të ndjeshëm, por të paperceptueshëm se a janë me rëndësi të veçantë a jo. Edhe bisedimet paraprake 120 ditore, mes Prishtinës dhe Beogradit, ishin për statusin e Kosovës, të cilat rezultuan pa ndonjë kompromis, sepse qëndrimet e të dyja palëve kishin mbetur të pandryshueshme.
Grupi negociator i Kosovës, kishte ngulur këmbë në “Traktatin e fqinjësisë së mirë”, në raport të dy shteteve të pavarura, ndërsa ai i Serbisë kishte ofruar propozime të ndryshme, si “Autonomi substanciale”, apo modelin e “Hong Kongut”. Modele këto, të cilat Serbia tashmë po i propozon për Mitrovicën Veriore, për cka tani kanë filluar ta ngrehin zërin edhe disa organizata ndërkombëtare, si Grupi i Krizave, që tash së fundmi kishte propozuar “status special”. Atëbotë presidenti serb, Tadiq dhe kryeministri serb, Koshtunica, këto modele i kishin quajtur të rëndësishme, dhe që kishin pasur sukses në vendet tjera në praktikë, kështu që gjëja që do të mund të kishte një zgjidhje stabile në Kosovë. Të njëjtën gjë po e përsërisin edhe tash, por për Mitrovicën Veriore, qysh thotë populli “njeriu duhet të kërkoj shumë, që të marr pak”.
Serbia që nga 1999, e ka pasur të qartë që e ka humbur Kosovën, por asnjëherë nuk e ka shuar etjen për Mitrovicën, duke u munduar që me çdo kusht dhe në çdo mënyrë ta ndryshoi kufirin në veri të Kosovës. Kurse Grupi i Unitetit, kategorikisht kishte ngulur këmbë se Pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e mirë dhe më e qëndrueshme, faktikisht një gjë e tillë ndodhi, por jo me integritetin territorial të plotë. Pra pala negociatore (Ishinger, Uisner dhe Harçenko), në atë kohë, nuk kishte mundur t’i bind palët për ndonjë kompromis, apo ndryshimin sado pak të qëndrimeve të tyre, gjë që ishin ballafaquar me të njëjtat mendime, më të njëjtat ide, që kishte ndodhur në kontinuitet gjatë bisedimeve.
Vallë cili është destinacioni i këtyre bisedimeve, do të jenë teknike, siç përsëritet çdo ditë nga Qeveria e Kosovë, apo ka diçka që është e ndërlidhur me statusin dhe ne nuk jemi në dijeni?!
Para 10 dhjetorit të vitit 2007, të gjithë kishim mbetur të heshtur se çka do të ndodh pas përfundimit të bisedimeve, të gjithë i kishim sytë nga OKB-ja, sepse nga aty dihej përcaktimi i së ardhmes së Kosovës. Ekipi i Unitetit paralajmëronte se pas skadimit të afatit të bisedimeve, do të përpiqeshin që në mënyrë unilaterale të vendosnin për përcaktimin e datës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Megjithatë ishte krijuar një boshllëk, huti, paqartësi apo as vet nuk e dinin se çka, ishin në knfrontim me vetveten, se a duhet ta shpallnin menjëherë apo duhej që së pari të pyetej SHBA-ja dhe Be-ja. Bërja e Shtetit të Kosovës ndodhi, Serbia ishte zhgënjyer me bashkësinë ndërkombëtare, por asnjëherë nuk ka ndenjur duarkryq, ajo nuk kishte se çka të humbë më dhe ajo vazhdimisht ishte munduar që ta pengojë Pavarësinë e Kosovës.
Madje ajo kishte shkuar shumë larg, kishte kërcënuar se do të nxiste dhunë dhe destabilizim në ”Republikën serbe” në Bosnje, si dhe do të nxis edhe serbët e veriut të Mitrovicës që të kërkojnë shkëputje, ose kërkim të ndonjë “autonomie”. Një gjë të tillë e ka bërë vazhdimisht Serbia, në një mënyrë apo në një tjetër ka pasur sukse, sepse Mitrovica e veriut nuk është së pari nën administratën e Qeverisë së Kosovës, nuk funksionojnë pika kufitare të asaj ane, aty hyhet e dilet si në Pazar, pa e pyetur askënd.
Për këtë fakt ne kemi faj dhe për këtë dua ta jep një shembull shumë të dhimbshëm: Në Mitrovicën e veriut karburantet janë 40 për qind më lirë se brenda pjesës tjetër të territorit të Kosovës, po ashtu edhe gjerat ushqimore janë përgjysmë më lirë. Derisa X personi shkon në atë pjesë të Kosovës për të blerë karburant, e mbush rezervuarin e automjetit dhe një bidon 10 litërsh dhe kur kthehet tek ura e ndal Policia e Kosovës dhe i thotë personit në fjalë se nuk mund ta marrësh bidonin andej. Ai i habitur nga fjalët e policëve, pyet: Pse? Në Kosovë e bleva! A është edhe andej Kosovë? Mirëpo policia nuk merret më të gjatë dhe ia ndal bidonin me karburant duke kërkuar prej X personit që të largohet. A nuk është e dhimbshme kjo, a nuk nënkupton një ndarje faktike të Mitrovicës, a nuk mund të aludojmë në titullin e këtij opinioni dhe si mund të thuhet se në Kosovë bisedimet që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë janë vetëm teknike!?.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin