Pengjet e Prishtinës…
Jeta në Prishtinën e okupuar tash e dymbëdhjetë më parë nga forcat ushtarako-policore serbe ishte shumë e rëndë. Urdhri për bombardimin e caqeve ushtarake serbe që u mor nga Aleanca Veri-Atlantike e NATO-së, për të shpëtuar popullatën shqiptare nga gjenocidi dhe holokausti i paparë në fundshekullin 20-të, që nisi më 24 mars, ndali për një çast veprimet e kriminelëve serbë, të cilët në shumë pjesë të Kosovës po kryenin krime të rënda kundër popullatës së pambrojtur shqiptare… U goditën depot e ushtrisë e policisë serbe në Hajvali, kazerma e ushtrisë dhe stacioni i policisë serbe në Prishtinë, aeroporti ushtarak i Sllatinës. Caqet goditeshin nga raketat me rreze të gjata veprimi “Tomahavk” dhe nga avionët që u nisën nga baza ushtarake e Avianos në Itali.
Lufta po merrte hov. Goditja e caqeve serbe tashmë ishte bërë realitet dhe veprimet e tyre kriminale bëheshin në fshehtësi të plotë. Nisën dëbimet masive nga shtëpitë e banesat edhe në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Karvani i popullatës së dëbuar me dhunë sa vinte e shtohej. Numri i të dëbuarve kishte kaluar gjysmë milioni njerëz. Në Prishtinën e pas 24 marsit të vitit 1999, vinte era shkrumb. Lëvizjet e qytetarëve shqiptarë ishin pakësuar në maksimum. Në qytet dilej me rrezik të jetës vetëm e vetëm për të siguruar gjërat elementare ushqimore, të cilat mungonin me të madhe. Prishtina në një anë zbrazej nga popullata vendase kurse në anën tjetër mbushej nga refugjatët e ikur nga zonat e luftës, Llapi e Drenica, Malisheva e Klina… Në fillim veprimet e avionëve të NATO-së bëheshin vetëm natën, mirëpo, më pas nisi bombardimi edhe gjatë ditës, gjë që vështirësoj tej mase sigurinë e atyre që kishin mbetur në kryeqytet.
Forcat policore serbe tashmë kishin bërë rrethimin e hekurt të Prishtinës. Po përgatitej plani i bastisjeve shtëpi për shtëpi, për të gjetur e arrestuar të gjithë shqiptarët që ende nuk i kishin lëshuar shtëpitë e tyre, të cilët jetonin me shpresë duke pritur dorëzimin e forcave ushtarake e policore serbe dhe hyrjen e trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të NATO-s në kryeqytet. Dhe kur në horizont po shihej humbja serbe, më 19 maj 1999, në orët e hershme të mëngjesit nisi aksioni policor për spastrimin e Prishtinës. Forcat e shumta policore serbe, kishin bllokuar çdo lagje. Që nga lagja e Muhaxhirëve, Kodra e Diellit, Aktashi e Ulpiana, ndërkohë që ditë më parë me disa predha ishte granatuar edhe një lagje në Kodrën e Trimave, pikërisht lagja e Hërticëve, ku gjatë okupimit veproi shkolla e lirë shqipe.
Policia duke hy shtëpi më shtëpi, nxirrte jashtë të gjithë meshkujt e moshës madhore, duke i futur në furgon, ku më rastisi të jem edhe unë me vëllanë tim. Pasi na nxorën nga shtëpia në sy të familjes, polici serb i urdhëroi me forcë familjarët e tjerë që të hynë brenda kurse neve na u kërcënua në gjuhën serbe se “nëse tentojmë të ikim do të na vrasin në vend”. Furgoni blu pa dritare, të cilin mbase ia kishin grabitur ndonjë shqiptari ishte stërmbushur me pengje të cilët brenda ishin futur si sardelet. Aty nuk e njoha askënd ngase nuk kishte dritë. Duke zbritur rrugës së “Dubrovnikut”, në kthesë te Video Klubi “Saba” i morën edhe dy shqiptarë të tjerë. I njoha ishin fqinjët e mi Bislimi dhe Enveri… Pas pesë minutave arritëm në stacionin policor, në Lagjen e Muhaxhirëve”.
Në rresht dhe të përcjellë me rreptësi na dërguan në bodrumin e stacionit policor, ku na detyruan të qëndrojmë në këmbë për tetë orë me duar pas qafe. Ai që rastësisht hiqte duart nga qafa e pësonte keq. Na katet më të larta të stacionit, ishin grupi tjetër i të arrestuarve, që kishin arritur më herët dhe të cilët po i nënshtroheshin testit të parafinës si dhe torturave çnjerëzore. Britmat e disave dëgjoheshin deri në bodrum ku në radhë pritnim që të na dërgonin edhe ne në testin e parafinës. Ky test bëhej për të hetuar nëse kishim përdorur apo mbajtur armë, apo ishim pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila në disa raste kishte kryer disa veprime luftarake edhe në disa lagje të kryeqytetit.
Listat e të arrestuarve ishin të gjata. Atë ditë sa ishim ne në stacionin e policisë në këtë lagje prej orës 11:00 të ditës u trajtuam së paku 400 qytetarë, ndër ta edhe shumë studentë, që kishin mbetur të strehoheshin në Prishtinë. Testin e parafinës nuk e kalonte secili. Policët kishin hartuar listat e tyre se sa njerëz u duheshin që të mbaheshin në burg, për të shfryer epshet e tyre shtazarake kundër shqiptare. Në orën 20:00, të 19 shkurtit, një komandant i policisë në ftoi që të merrnim letërnjoftimet që ishin vendosur mbi tavolinë, ndërkohë që atij që i thirrej emri duhej të kalonte nëpër dy kordonët e policisë , të cilët në dalje na stacioni na godisnin pa mëshirë me shkelma e grushte. Pjesa që ishte ndaluar, për t’i dërguar në burgun e Lipjanit, po zbriste nga kati më i lartë, ku ishte edhe vëllai im Veliu, i cili më preku pas shpine dhe që nga ky çast atë nuk e pashë për plot 15 muaj…
Ditën e nënshkrimit të marrëveshjes për kapitullimin e ushtrisë serbe e cila u bë më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë e kishim pritur plot 76 ditë… Ishte një gëzim i papërshkruar. U rrokëm në përqafim… Por për çudi mbrëmja e 10 qershorit jehoi me breshëri të shtënash nga çdo lloj armësh. Çfarë po ndodhte? Mediet ndërkombëtare njoftonin se në Prishtinë po hynin forcat ushtarake ruse , të cilat ishin nisur përmes Serbisë nga Bosnje e Hercegovina… Ishte ky një çast i rëndë shoku për të gjithë. Atë mbrëmje menduam se do të pësonim të gjithë. Po këtë mbrëmje, serbët e maskuar, hyn në shtëpinë e Nazmi Gojanit, të cilin e vranë. Vrasësi kishte qenë fqinji i tij serb ndërkohë që në rrezik për të pësuar kishin qenë edhe djali i tij dhe i nipi. Gojani ishte viktima e fundit në kryeqytet e paramilitarëve serbë.
Forcat ushtarake ruse vazhduan rrugëtimin për në aeroportin ushtarak të Sllatinës, kurse ushtarët e NATO-s komandantin e tyre Michael Jackson, hyrën në territorin e Kosovës nga kufiri me Maqedoninë. Të parët që shkelën tokën e Kosovës së lirë, ishin njësitë elite të Mbretërisë së Bashkuar të quajtur “Gurka” të cilët në mëngjesin e 12 qershorit marshuan rrugëve të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Popullata shqiptare tashmë ishte e lirë dhe po i priste me lule e përqafime. Prishtina ishte e lirë, ndërkohë që trupat serbe po e lëshonin Koosvën, duke marrë me vete edhe qindra pengje, të cilët i vendosën nëpër burgjet e Serbisë…
(Autori është gazetar i pavarur)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin