LAJMI I FUNDIT:

Ku po shkon rini?

(Duhani, Alkooli, Droga, Prostitucioni, mjaftojnë apo jo?

Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë. Ajo është e sotmja dhe e ardhmja e çdo vendi, jeta dhe shpresa vetë! Megjithatë rinia ka halle, derte dhe preokupime. Ajo sot është në tranzicion si e gjithë shoqëria jonë, dhe jo vetëm kaq! Tek një pjesë e të rinjve sot dhe gjithë ditën janë bërë pjesë e disa shprehive asociale për të mos thënë deviante, të cilat vetëm i dëmtojnë ata…

Për se është fjala?


Të rinjtë, e sidomos adoleshentët, sot më shumë se kurrë janë bërë bartës të një vargu dukurish negative: Ata konsumojnë duhan, alkool, por edhe drogë në përmasa shqetësuese. Ata edhe si kurrë më parë janë pjesë e “lojës” me emrin PROSTITUCION që është pikë mbi I-në, por jo edhe pik që nënkupton fundin e të këqijave që mjerisht vështirë që kane një fund!

Megjithatë çdo gjë nuk filloj sot…

Që prej se ekzistojnë gjurmët e para të jetës në tokë, kemi të dhëna të ndryshme edhe për përdorimin e alkoolit, të duhanit, por edhe te frutave “çudi bërëse”. Atë botë ato përdoreshin në trajtë, mënyrë, por edhe me emra të tjerë. Raca njerëzore prore kërkonte dhe gjente forma të ndryshme, por edhe mjete te ndryshme për tu vetëkënaqur apo për të kënaqur të tjerët.
“Qejfi është më i madh se Stambolli”, thotë fjala e popullit, prandaj duhej bërë pa pyetur për çmimin fare, sado që shpesh nuk ia vlente barra qiranë. Dhe kjo dukuri ka vazhduar ndër shekuj, vazhdon edhe sot, tek i zë pisk edhe ata që Migjeni do t’i quante dikur “të bijtë e shekullit të ri”, dhe këtu e kemi hallin.

Përdorimi i mjeteve të dëmshme, duhanit, alkoolit, drogës dhe prostitucionit, fillojnë kryesisht në fazën më të ndjeshme, në pubertet, kur të rinjtë janë në ëndërr me shumë se sa që janë esëll, dhe nuk iu duhet shumë për te hyrë në rrugët e pa rrugë. Një cigare “Marlboro”, një gotë “whisky”, për fillim e më vonë edhe pak “pluhur” me erë “ëndrre”, i bëjnë ata më të mëdhenj, më të bukur dhe më trima. Të tillë ata janë më “Cool”, janë më ‘Boss”-a, dhe këtë gjë ata duan ta realizojnë shpejtë, sepse nesër iu bëhet vonë!

Bukën tonë të nesërme falna sot – thotë MAKSIMA
E vjetër sa vet fara njerëzore, por edhe e saktë sa s’ka çka t’i shtohet.

Të pengojmë apo të shërojmë?

Është apo nuk është kjo ajo dilema e Shekspirit tek Hamleti – Të jesh apo të mos jesh.
Ti themi një herë e mirë: STOP DUHANIT; STOP ALKOOLIT; STOP DROGËS; STOP PROSTITUCIONIT, që dita në ditë, shumë e më shumë pa hezitime e hamendje po i prish mendjet dhe pamjet, por edhe jetët e shumë të rinjve. Prandaj pyesim: Ku po shkon rini? Çfarë po bën? Me çka po merresh? E keqja përhapet shpejt si mortaja, prandaj duhet goditur shpejt dhe menjëherë. Një për të gjithë dhe gjithë për një!