LAJMI I FUNDIT:

Populli i Kosovës duhet të dëshmojë fuqishëm se është i gatshëm për t’i mbrojtur çlirimtarët e tij

Aksionet e dikurshme të UNMIK-ut dhe këto spektakolare të EULEX-it, të drejtuara kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish pjesëtarëve të saj që rrezikuan jetën e tyre për mbrojtjen e popullit nga vrasjet, masakrimet, dhunimet, krimet, gjenocidit dhe sulmet e pareshtura të forcave vrastare ushtarake e paraushtarake serbe nuk janë asgjë tjetër vetëm se përpjekje për zëvendësimin e fakteve me shpifje, mbulimin e realitetit me imazhe të rreme dhe njollosjen e luftës së pastër çlirimtare të UÇK-së me akuza të sajuara kundër pjesëtarëve dhe eprorëve më të shquar të saj.

Kur shqiptarët me të drejtë herë pas here kërkojnë drejtësi për dhjetëra mijëra të vrarët e të masakruarit nga forcat serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, për dëbimin dhe gjenocidin kundër popullit shqiptar, kur kërkojnë kthimin në Kosovë të mijëra trupave të pajetë të shqiptarëve të rrëmbyer nga formacionet ushtarake e paraushtarake serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare thotë se në Kosovë nuk ka pasur luftë, por konflikt. Përgjigje të njëjtë viktimat e terrorit të ushtruar nga regjimi i Beogradit zyrtar marrin edhe kur kërkojnë drejtësi për mijëra femrat e dhunuara shqiptare nga njësitë e ushtrisë dhe policisë serbe. Duket se kjo ka bërë që populli shqiptar të mos kërkoj asnjëherë kompensim për dëmet ekonomike të luftës as për pasojat e shumta të shkaktuara nga veprimet e mirë planifikuara dhe mirë koordinuara nga të gjitha institucionet e Serbisë kundër popullit shqiptar.

Përpjekjet e vazhdueshme për ta injoruar dhe fshirë nga kujtesa kolektive luftën dhe tmerret që kanë përjetuar shqiptarët gjatë dy viteve të luftës çlirimtare dhe paraqitjen e saj si konflikt, fatkeqësisht janë ndihmuar me apo pa vetëdije edhe nga një pjesë e individëve, politikanëve dhe medieve të Kosovës të cilat luftën intensive dyvjeçare çlirimtare e kanë lënë në harresë e në rast se e përmendin e trajtojnë si konflikt, ndërkaq kur bëhet arrestimi i liri-bërësve të Kosovës përdorin gjuhën sikur i pëlqen Serbisë dhe përkrahësve të saj dhe me apo pa vetëdije mbrojtësit e popullatës i trajton ashtu sikur dëshiron t’i trajtoj Beogradi, pra të akuzuar për krime lufte në Kosovë.


Pra ndryshe trajtohet lufta në Kosovë kur Serbia bënë akuza ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nga Beogradi zyrtar trajtohen si persona të përfshirë në krime lufte, e ndryshe kur kërkohet llogaridhënie nga Serbia për krimet e shumta kundër popullit shqiptar me ç’rast lufta dyvjeçare çlirimtare trajtohet si konflikt. Ndonëse pa të drejtë, kjo po bënë që për luftën çlirimtare në Kosovë të paraqiten dy koncepcione përjashtuese të njëra tjetrës, varësisht nga motivet politike e që për fat të keq, ka vite që më shumë është duke u propaganduar varianti serb i bazuar në shpifje se sa varianti real, i bazuar në fakte, pra ashtu sikur i leverdisë Serbisë dhe miqve të saj.

Mosafirmimi i fuqishëm i të vërtetave që dëshmojnë për krimet e tmerrshme që ka bërë Serbia kundër Kosovës dhe popullit të saj ka bërë që ne tani të merremi me demaskimin e shpifjeve të Beogradit zyrtar. Përulja e vazhdueshme e Prishtinës zyrtare ndaj sugjerimeve dhe kërkesave të qarqeve të ndryshme ndërkombëtare për trajtimin e luftës si konflikt, për heshtjen e krimeve të shumta të Serbisë kundër fëmijëve, grave e pleqve duke përfshirë, vrasjet, masakrimet, dhunimet, dëbimet, fshehjen e gjurmëve të krimeve monstruoze, mosreagimi adekuat dhe i fuqishëm ndaj arrestimeve të ish pjesëtarëve dhe ish eprorëve të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e ndihmojnë Serbinë që ajo ta propagandoj variantin e saj për luftën në Kosovë. Duke përdorur misionet ndërkombëtare, UNMIK-un dikur dhe EULEX-in tani, Beogradi zyrtar po ia del që ta plasoj tregimin e saj për Kosovën e sipas të cilit, krimet në Kosovë nuk janë shkaktuar nga pjesëtarët e formacioneve të ndryshme ushtarake e paraushtarake serbe, por nga ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë këtë, akuzat e vazhdueshme kundër luftës çlirimtare të UÇK-së dhe arrestimet e fundit të pjesëtarëve më të përkushtuar të saj po dërgojnë mesazhe se populli shqiptar nuk ka qenë viktimë e formacioneve vrastare ushtarake e paraushtarake serbe, por viktimë e bijve dhe bijave që me luftën e tyre të pashembullt ua bënë të pamundur forcave vrastare serbe që të bëjnë në rrafshnaltën e Berishës atë që bënë në Srebrenicë para syve të forcave ndërkombëtare. Heshtja dhe mosreagimi i fuqishëm ndaj përbuzjes, poshtërimit dhe dënimit që po ju bëhet tani e 12 vite bijve dhe bijave që rrezikuan jetën dhe lanë gjymtyrët e tyre nëpër fushëbeteja për mbrojtjen e popullit dhe të atdheut nga formacionet e shumta vrastare policore-ushtarake serbe është gjëja që më së shumti i leverdisë Beogradit zyrtar dhe përkrahësve të tij.

Se cila është e vërteta për luftën e Kosovës, se nga kush janë vrarë dhe masakruar mijëra fëmijë, gra e pleq, se nga kush janë dhunuar mijëra vajza shqiptare, se nga kush janë dëbuar afër një milion shqiptar nga Kosova këtë më së miri mund ta tregoj vet populli i Kosovës. Tani kushtrimi është dhënë nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata kanë kërkuar nga të gjithë shqiptarët liridashës pjesëmarrje masive në protestat që do të mbahen anekënd vendit. Të shqetësuar dhe të indinjuar pas arrestimit të luftëtarëve të lirisë nga policia e EULEX-it si dhe për fatin e vendit Organizatat e dala nga lufta çlirimtare kanë ftuar të gjithë qytetarët liridashës që të zhvillojnë protesta për të kundërshtuar arrestimet e më meritorëve të shoqërisë për çlirimin e vendit dhe për mbrojtjen e popullatës nga vrasjet, dhunimet, masakrimet, dëbimet, gjenocidit dhe krimet më të tmerrshme që ka kryer ushtria dhe policia e Serbisë, gjatë luftës në Kosovë.

Dhe nuk duhet harruar se ishin pikërisht ish pjesëtarët e UÇK-së që dhanë jetën e tyre, gjymtyrët e tyre në mbrojtje të popullit dhe atdheut dhe këtë janë të gatshëm ta bëjnë kurdo, edhe sot, nesër e për jetë e mot. Është momenti për të dëshmuar fuqishëm se ata kanë pasur dhe kanë për kë të sakrifikohen. Përkrahja masive e çlirimtarëve të Kosovës do t’i demaskoj më së miri shpifjet, njollosjet dhe akuzat që po i bëhen luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish pjesëtarëve të saj. Mbështetja e fuqishme e tyre do t’i dërgoj mesazhin më të mirë Serbisë dhe shërbëtorëve të saj se populli shqiptar nuk e ka harruar e as që do ta harroj ndonjëherë luftën e pastër të pashembullt të UÇK-së, të heronjve e dëshmorëve të saj dhe sakrificat e mbrojtësve dhe çlirimtarëve të tij nga pushtues-vrasësit shekullor sllav.

Në trend

Më shumë
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?

“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?

Magazina

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Azia
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Kalo në kategori