Ka vetëm një zgjidhje, Shqipëri Natyrale
Përkundër deklarimeve se gjendja në Kosovë u stabilizua, realiteti tregon të kundërtën. Në Kosovë po thellohet destabilizimi. Një qeveri me një pakicë shqiptare që mbahet në këmbë nga deputetë serbë dhe që mund të bjerë në çastin kur këta deputetë të marrin porosi nga Beogradi për tu tërhequr nga qeveria. Një president që përfaqëson vetëm dy për qind të votave të shqiptarëve vazhdon të kontestohet ne Gjykatën Kushtetuese dhe që mund të rrëzohet në çastin që bashkësia ndërkombëtare do ta gjykoje të arsyeshme. Dhe kjo për faktin se edhe në Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët janë pakicë. Nga 9 anëtarë, katër janë shqiptarë dhe pesë janë të huaj. Një EULEX që ndaj statusit të Kosovës vazhdon të mbajë qëndrim neutral, domethënë se nuk e njeh pavarësinë e saj dhe që kohët e fundit ka ndërmarrë një sërë arrestimesh ndaj ish-luftëtareve të UÇK-së. Një PDK, që megjithëse doli forca e parë politike, duket pas daljes në skenë të Vetëvendosjes me 14 deputetë dhe veçanërisht pas arrestimit te dyte te Fatmir Limaj, po shkon drejt ndarjes në dy pjese. Duke ju referuar realitetit, një territor i tërë si veriu i Kosovës vazhdon të jetë nën vartësinë e Serbisë dhe jo të Prishtinës.
Ky është realiteti politik i Kosovës. Duke i shtuar edhe realitetin social, ku varfëria vazhdon të thellohet, atë gjeopolitik ku shqiptarët e Kosovës janë një ishull i izoluar nga Evropa, pasi janë të vetmit që duhet të qarkullojnë me Viza, mund të nxjerrim konkluzionin se deklarimet janë falso, manipuluese. Qoftë deklarimet që vijnë nga disa politikanë shqiptarë, qoftë deklarimet që vijnë nga disa diplomatë perëndimorë, janë një mbulesë e dobët, që nuk e fshehin dot këtë realitet përkeqësues të gjendjes politike dhe sociale të Kosovës. Një popull, deri dje i shtypur, i persekutuar, sot përjeton realitet tjetër, atë të shtypësit dhe persekutorit. Raporti i Dik Martit, arrestimet e dhjetëra luftëtarëve të UÇK-së, bisedimet e detyruara me Serbinë janë disa prej dëshmive të pohimit të sipërthënë. Dhe në qoftë se dikush apo disa mund të shprehen se nuk atakohet populli, por disa politikanë të tij, më duhet të pohoj, se këta politikanë kanë dalë nga ky popull, janë votuar prej këtij populli. Përsëri në ndihmë të pohimit të bërë, vjen fakti se arrestimet e bëra së fundi, nuk janë për korrupsion, i cili ju takon vetëm politikanëve, por për krime lufte, drejtohen ndaj UÇK-së, që luftoi kundër regjimit të Miloshevicit. Pra indirekt synohet të satanizohen shqiptarët në tërësi.
Cila është pasoja? Janë dy: E para kjo situatë tek një pjesë politikanësh që drejtojnë aktualisht Kosovën dhe që kanë filluar bisedimet me Serbinë, për të ruajtur komoditetin që të jep pushteti, do të sjellë lëshimet që do t’i vuajë shteti dhe populli. E dyta do të thellojë pakënaqësinë në shtresa të gjëra të shqiptarëve, e cila pakënaqësi do të vazhdojë të thellohet. Aktualisht kjo pakënaqësi, po thellohet ndaj EULEX, pra ndaj BE. E paprekur ka mbetur vetëm SHBA. Fshehja e realitetit, do thellojë pakënaqësinë që nesër mund të shpërthejë më shumë se protestat e deritanishme. Pra BE me ndihmën e disa politikanëve inferiorë dhe të kapur fort pas pushtetit, po e çon Kosovën drejt shpërthimit, që kur ai të ndodhë, të fajësojë shqiptarët dhe rehabilitojë plotësisht serbët. Duket se në Bruksel ka akoma simpatizantë të Gjorgjevicit dhe Miloshevicit.
Por a ka një zgjidhje? Ka, por ka vetëm një. Zgjidhja ne Kosovë nuk është Edhe..Edhe. Ajo është vetëm Ose…Ose. Cila është ajo? Bashkimi me Shqipërinë, është e vetmja zgjidhje që Kosova të kapërcejë krizën ku është futur. Vetëvendosja, Lëvizja për Bashkim, deputetët pro-bashkimit në PDK, LDK, AAK, PSD, janë para imperativit të bashkimit mes njeri-tjetrit dhe kërkesës zyrtare për bashkim me Shqipërinë. Kërkesa për bashkim me Shqipërinë, jo vetëm do zgjidhe krizën në Kosovë, por do të ndihmojë edhe Tiranën të zgjidhë krizën e saj. Pasi do ta detyrojë, të kalojë në plan të dytë luftën e egër për pushtet, duke nxjerrë në mënyrë të detyrueshme diskutimin e kërkesës për bashkim. Dhe në fund nuk duhet të harrojmë historinë: Në vitin 1912, Shqipëria natyrale që u shpall ne Vlorë nga Ismail Qemali, u ngjiz në Kosovë nga Hasan Prishtina dhe Isa Boletini.
(Autori është drejtues i Lista për Shqipëri Natyrale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin