Mission impossible
Misioni i EULEX-it, pjellë e kompromisit të hidhur të kosovarëve, tashmë mund të thuhet ka dështuar plotësisht në përmbushjen e detyrave për të cilat kishte ardhur. Mandati i tij për të ndërtuar dhe kontrolluar gjyqësinë, administratën policinë dhe doganën nuk është plotësuar as për 1%. I ftuar nga institucionet vendore falë servilizmit të tepërt të disa liderëve tanë që kanë karshi ndërkombëtarëve, ky mision nuk u përmbushë asnjëherë, për më tepër në raste të caktuara ishte provokim për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Mandati i tij edhe pse i stërzgjatur mund të thuhet se nuk ishte asgjë tjetër veç se vazhdimësi e prishtë e misionit të UNMIK-ut. Në të shumtën e rasteve ky mision tek shoqëria kosovare barti mesazhin se si nuk duhet funksionuar një shtet ligjor dhe atë duke ndërmarrë aksione spektakulare, shpeshherë duke i tejkaluar kompetencat e tij, duke inkriminuar politikën në raste të ndryshme, duke ngritur aktakuza pa prova, duke u marrë me kontrabandë etj…të gjitha këto, shefi dhe pjesëtarët e këtij misioni i dinë ose më mirë është dashur t’i dinë që nuk lejohen, në një shtet demokratik e ligjor modern siç pretendon të jetë Kosova. Madje është për tu habitë fakti se si një mision i “përkushtuar” për një shtet ligjor, të funksionojë si i tillë duke i shkelur parimet mbi të cilat edhe është i thirrur ky mision.
Veç konfuzionit dhe pakënaqësisë tek shoqëria kosovare, forcat e këtij misioni nuk kanë arritur të sjellin gjë tjetër. Paralajmërimi për kapjen e “peshkaqenëve të mëdhenj” ishte një pikë drite në tunelin ku nuk shihej asgjë, e edhe sot vazhdon të jetë i errët. Edhe ky paralajmërim doli të jetë jo i vërtetë, sepse jo vetëm se nuk u kapën këta peshkaqenë, por edhe disa “peshq të vegjël” që u kapën u liruan gjoja në procedurë të rregullt.
Misioni i EULEX-it duhet ta ketë të qartë se procedura e rregullt e hetimeve dhe e ngritjes së një aktakuze nuk mund të zgjat pa fund, sidomos kur kem parasysh mandatin e EULEX-it që nuk është i përhershëm, siç mund të jetë i një institucioni publik të shtetit. Druhemi që misionet e filluara nga EULEX-i do ngelin në gjysmë, se do t’i vazhdojnë këto raste institucionet vendore apo do të krijohet ndonjë forcë tjetër “ad hoc” për mbikëqyrjen e këtyre rasteve mbete të shihet në të ardhmen e afërt, kur do i skadoi mandati këtij misioni të dështuar në start.
Në vitin që lamë pas u bë shumë zhurmë dhe u tha se janë duke u bërë hetime për krime ekonomike në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, për keqpërdorimin e parasë publike, këto hetime aq shumë të përfolura rezultuan këto ditë me ngritjen e një fletarresti ndaj Fatmir Limaj për krime lufte, kjo vërtet është e çuditshme. Këto veprime të këtij misioni në raste të caktuara ven në dyshim edhe anën profesionale të tyre, me pasigurinë e tyre për veprimet e veta.
Falë mos punës së tij, ky mision asnjëherë nuk arriti të fitoj besimin e qytetarëve të Kosovës, pasi që ka vepruar shumë pak për t’i bindur ata. Distancimi nga ana e veriore e Kosovës dhe fokusimi i tyre në pjesën tjetër të Kosovës, ku gjendja e përgjithshme vlerësohet si e qetë, vetëm sa vulosi dështimin e këtij misioni në Kosovë.
Kohë më parë nëpër media qarkullonte një letër në të cilën bëhej thirrje për largimin e forcave të EULEX-it nga pjesa e veriore e Mitrovicës për gjoja se do të ketë një situatë të tensionuar dhe se do të rrezikoheshin pjesëtarët e këtij misioni. Ne si shtet i ri kemi pasur nevojë, e ndoshta edhe sot kemi për një forcë ndërkombëtare që të na mbikëqyrë dhe të na këshilloj edhe kur kemi situata të tensionuara dhe jo të distancohen nga ato vende dhe të qëndrojnë në pjesë tjera të Kosovës. Tek e fundit ky është edhe misioni i tyre. EULEX-i nëse ka dashur të kontribuoi sado pak formimin e shtetit ligjor, punën më të madhe është dashur ta bëj pikërisht në veri dhe jo të distancohet nga atje. Kjo për faktin se të gjitha dukuritë negative kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të fokusuara në veri, atje ku çdokush është mbi ligjin derisa ligji nuk është mbi askënd.
Fundi i mandati i EULEX-it parashihet të jetë viti 2012, shpresojmë që të jetë edhe më herët pasi që nuk kemi nevojë për misione që nuk ka si të quhen ndryshe vetëm “Mission impossible” dhe nuk janë në funksion të Kosovës.
(Autori është jurist i diplomuar)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin