LAJMI I FUNDIT:

Shteti i Kosovës është efekt psikologjik

Mirëmbajtja e shtetit të Kosovës po del problem. Problem i madh bile. Aq problem saqë shpesh ky shtet po ecë nëpër tehun e shprishjes, shpërbërjes. Por, kur njeriu mendon se pse kjo ecje, atëherë gjithçka del e qartë.

Shteti i Kosovës po del i paqëndrueshëm si rezultat i korrupsionit. Për ata që ende nuk po mund ta kuptojnë, korrupsioni nuk është diçka që mund të luftohet sot ose të lihet për nesër ose edhe për me vonë. Në momentin kur një shtet, ngritja ose ndërtimi i tij varen nga kushtet minimale ose bazike ekzistenciale, e që këto kushte po i dikton dhe drejton korrupsioni, atëherë ose politikanët janë të përfshirë në korrupsion ose modeli politik mbi të cilin po qeveriset dhe ndërtohet shteti i Kosovës është model i korruptuar, i korrupsionit.

Dua të them, dera e korrupsionit në Kosovë është mënyra e punësimit. Fara e korrupsionit në Kosovë është mënyra e punësimit. Shumica nga ne, qytetarë të Kosovës, as që përpiqemi të ndërtojmë të ardhme në momentin kur hulumtojmë dhe jemi të vetëdijshëm që aty ku aplikojmë, kudoqoftë, në shkollë, universitet, institucion qeverisës, për punë, etj., nuk kemi askënd të njofshëm, që e njohim e na njeh. Pra, as që merret mundi të vazhdohet më tej.


Pastaj, ai ose ajo që punësohet, ose edhe shkollohet, del jo dëm anësor institucional, por dëm qenësor shtetëror. Sepse në vend që i/e punësuari/a të kujdeset për institucionin ku punon, rrjedhimisht për shtetin, atëherë institucioni ku punon, rrjedhimisht shteti, duhet të kujdeset për të. Pra, institucionet qeverisëse të Kosovës nuk punojnë për shtetin e Kosovës, por për njerëzit që i ka punësuar dhe që vazhdon t’i punësojë në to.

Në këtë mënyrë, institucionet shtetërore qeverisëse të Kosovës janë kthyer në çerdhe fëmijësh – të gjithë duan të shkollohen me magjistratura, të gjithë duan pozita pune të larta, të gjithë dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit, të gjithë duan honorarë, e kështu me radhë. Dhe për çudi, të gjithëve iu plotësohen dëshirat. Sepse shefi është ose baba, pra prindi, ose halla, ose tezja, ose daja, ose vëllai, ose mixha, e kështu me radhë. Dhe nga këtu, në këso kushte, nis edhe dialogu me Beogradin.

Kjo matematikë nuk ka lidhje as me filozofinë e as me gjithë ato qindra libra mbi shtetin dhe qeverisjen të botuar nga autorë të ndryshëm.

Secili qytetar i Kosovës është në dijeni, është i vetëdijshëm për situatën që mbretëron brenda institucioneve qeverisëse të Kosovës. Dhe nga këtu, ata, pra ne, kërkojmë zgjidhje mu ashtu siç e përshkruan dialogun Përfaqësuesja e Lartë dhe Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Ketrin Eshton (Catherine Ashton): “Niseni nga realiteti… Ajo që është me rëndësi në fund është bërja e jetës më të mirë për njerëzit e rëndomtë, sigurimi se ata kanë vende pune, se të drejtat e tyre janë të mbrojtura, se janë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të ecin tutje me jetët e tyre”.

Pra, institucionet qeverisëse-shtetërore të Kosovës nuk janë funksionale në kuptimin e qeverisjes së vendit në mënyrë të mirëfilltë dhe demokratike. Kjo punë nuk ka lidhje me veriun e Kosovës, por me organizimin e brendshëm të vet institucioneve. Mënyra se si janë organizuar dhe vazhdojnë të menaxhohen këto institucione është mënyrë anarkike, patriarkale dhe familjare, pra mënyrë mbretërore. Dhe nga këtu, Kosova duhet të trajtohet sa më parë si shtet i dështuar në mënyrë që të ri-fillojë ri-ndërtimi i saj, por nga brenda, e jo në marrëdhënie me jashtë, pra me Serbinë.

Dua të them, në një vend-shtet ku njeriu i rëndomtë nuk ekziston, ku punësimi është vet ekzistenca, ku mbrojtja e qytetarit nuk ekziston, ku lëvizja e lirë varet nga kuleta, pra në një shtet ku nuk mund të ecet tutje, sepse nuk ka rrugë për jetë të mirë, atëherë dialogu me Beogradin “papritmas” shfaqet si mundësi, si shpresë. Dhe nga ky pikëvështrim, shteti i Kosovës nuk del më shumë sesa një përmbushje emocionale, sesa një efekt psikologjik afati i të cilit po skadon.

Në trend

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori