LAJMI I FUNDIT:

Fillim i bisedimeve për dialog apo luftë asimetrike

Presionet e fundit nga diplomacia e BE-së edhe përkundër situatës jostabile politike në Kosovë pas legjitimitetit të ri institucional edhe pa një rezolutë nga Kuvendi, detyruan që të paktën simbolikisht të rinisin bisedimet “dialogu” me takimin në Burksel, natyrisht se çështjet tekniko-politike, nuk janë në kohë të duhur për Kosovën. Serbët janë të njohur për përshtatjet e tyre në politikë dhe diplomaci në interes të tyre, “të notuarit në ujëra të temperaturave të ndryshme”, megjithatë Kosova ka të drejtë të besoj se fundi i këtij dialogu do të jetë vetë aderimi në BE. Përderisa, besohet se ky dialog nuk do të rrezikoj substancën e sovranitetit të shtetit të Kosovës në asnjë rrethanë, ky dialog nuk duhet të devijojë në mes dy vendeve dhe të mos siguroj komunikimin normal në interes të dy shteteve sovrane.

Sa është tani koha e dialogut të ciklit specifik–teknik, politiko-shtetëror Prishtinë-Beograd?

Shikuar situatën në retrospektivën që nga periudha e Rambujës e deri te bisedimet e Vjenës, tutje “tentim vazhdimi” i përmirësimit të raporteve shqiptaro-serbe të deklaruar nga dy palët se ka ardhur koha e pajtimit mes dy kombeve, si duket nuk do te kenë fatin që të rinisin deri ne fund të këtij viti. Arsyeshmëria e terrenit politik dhe situata e krijuar në Kosovë edhe përkundër ngutisë nga Beogradi, tregon se ne duhet të jemi vigjilent, jo nga frika e komunikimit e as nga tendenca e humbjes nga ky dialog, ndonëse një dialog i tillë u insistua edhe për kundër jo stabilitetit politik dhe institucional. Rilegjitimimi i institucioneve shtetërore padyshim dhe rezoluta nga Kuvendi do të ishte idealja e këtij cikli specifik të dialogut teknik për lehtësimin e lëvizjes së jetëve të qytetarëve të dy shteteve reciprokisht.


Në fakt është e qartë se për fillimin e këtij komunikimi normal dhe demokratik në mes të dy vendeve tradicionalisht armike duhet të ndodhë një shtrëngim duarsh “simbolikë protokollare” e fillimit të “dialogut praktik” në interes qytetarë, të diskutimit të temave specifike në nivele ministrish, ekspertësh të fushave të ndryshme me qëllim rregullimin e raporteve ndërshtetërore.

Pesha e dialogut nga këndvështrimi politik në dimensionin teknik – “strategjia e luftës asimetrike”

Këto bisedime realisht duhet kuptuar si dialog teknik, mirëpo në vetvete i gjithë procesi i këtij dialogu që do të mund të zgjatë më tepër qe që mendohet, ngase edhe problemet e trashëguara janë të stërngarkuara. Vetëm problemi i ngritur nga Serbia me pronat në Kosovë e në veçanti me pronat që tani janë publike si p.sh; PTK –ja, etj, etj, Serbia akoma po i konsideron asete të PTT-së dhe po konsideron mbi një miliardë euro humbje si vlerë e përgjithshme nga to, andaj këtë çështje dhe shumë të tjera të pazgjidhura, duhet trajtuar me mjaftë kujdes, dhe pikërisht përveç ngritjes së problemit nga niveli teknik, zgjidhja dhe përfundimi duhet të jetë gjithsesi marrëveshje diplomatiko-politike.

Shembulli më tipik i lartpërmendur nga shumë të tjerë që nga marrja e pushtetit për qeverinë e re në Kosovë nuk do të jetë komoditet dhe privilegj, por gjithsesi përgjegjësi dhe djersë e madhe në zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve që tani më rinisin me dialogun tekniko–politik në mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit pjellë historike e problemeve shekullore në Ballkan.

Pikërisht rinisja e dialogut të insistuar nga politika serbe dhe BE-ja duhet të tregoj bindshëm opinionit se me të vërtetë ka braktisur përfundimisht “politikat e njohura serbe” dhe jo të mbetet e maskuar dhe tani në pamundësi për pengim politik dhe diplomatik të “kuptimit ndërkombëtarë” të krijimit dhe njohjeve të shtetit të Kosovës të rikonfirmoj vullnetin për dialog, por me tendenca të “riokupimit ekonomik” të aseteve të trashëguara. Ndonëse pikërisht për këtë kam skepticizmin ngase Serbia ka të nuhatura konceptet e reja bashkëkohore ku ka përfunduar lufta klasike për territore, ajo si e tillë po manifestohet çdo ditë dhe ne nuk e shohim me “qasje multidimensionale”. Pra, “strategjia e luftës asimetrike” me theks ajo ekonomike nga pushtimi i tregjeve me produkte serbe në Kosovë, etj., është dëshmia e dhimbshme, por faktografike e kësaj situate. Prandaj vigjilenca “inteligjenca ekonomike” e këtij dialogu me Serbinë duhet të reflektohet në “komisionet teknike”, sidomos në ato të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Doganat tona, ngase mundë të gdhihemi ndonjë mëngjes dhe ta shohim veten të riokupuar tërësisht nga produktet serbe.

Përfundimisht Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë vigjilente në këto bisedime në pesë drejtime kryesore: në garantimin e paprekshmërisë së sovranitetit; në njohjen reciproke të dy shteteve; në parimin e reciprocitetit; në fillimin e dialogut për liberalizmin e vizave; në insistimin e njohjes edhe të pesë vendeve të mbetura të BE-së, etj.

(Autori është duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL, në Shkencat Politike)

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori