Pacolli dhe imazhi i tij
Vizitat e z.Pacolli në veri të vendit, si shenjë guximi, ishte i munguar në kohen e duhur. Kjo lirisht mund të krahasohen me vizitat e Tadiqit në Kosovë. Këto vizita që shërbejnë vetëm për konsum të brendshëm, për imazh, ndërsa nuk prekin as për afër problemet e qytetarëve, për të cilët thirret. Si duhet kuptuar vizita e Pacollit në veri, përveç se si synim për të përfituar popullin, opinionin publik, pas një krize të thellë që përjetoi figura e tij, e kontestuar si asnjëherë në jetën politike shqiptare. Vizita të këtij lloji, dhe në këtë mënyrë, vetëm sa konstatojnë gjendjen e mjerueshme dhe faktike të veriut të vendit. Ky është edhe një fakt shumë i rëndësishëm që mos të hyhet në biseda me Serbinë të pa përgatitur, pa një vizion të qartë se çka synohet të arrihet nga këto bisedime (negociata). Në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e territorit të vendit, kontrollohet, dhe dominohet nga një anarki totale, nga strukturat paralele të instaluara nga Serbia, të mbështetura, s’ka sesi mendja racionale të arsyeton shkuarjen ne negociata me synimin për të përftuar diçka për këtë krizë.
Dihet mirëfilli se tri shtyllat kryesore të një shteti janë: territori, popullsia, dhe sovraniteti apo pushteti shtetëror. Asnjërën nga këto tri shtylla, Institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e ushtrojnë në veri të Kosovës. Prandaj, bisedimet me Serbinë, pa ndryshuar asgjë në këtë çështje, mund ta qojnë Kosovën në rrugën e ndarjes, apo të ndonjë zgjidhje Ahtisaari Plus, varësisht nga interesat e Serbisë. Kjo nënkupton bosnjakizimin e Kosovës. Duke patur parasysh këto fakte, konsideroj që vizita e z.Pacolli në veri, i përcjell nga forcat e KFOR-it, nuk i bënë asnjë nder Kosovës, pos që i vë në dëshmi këto fakte. Deklarata e tij në piken kufitare se ka ardhur t’i vizitoj bashkatdhetarët tanë vërtetë nuk do koment. Sa di unë bashkatdhetar quhen vendasit kur janë rezident në shtetet tjera, e jo ata që pretendohet të jenë në të njëjtin shtet. Apo mos ndoshta z.Pacolli ka filluar na njoh realitetin e ndarjes së veriut të vendit.
Vizitave të tilla dhe aksioneve të z.Pacolli, e të përcjella me pompozitet të madh nga disa media, që synojnë t’ia përmirësojnë imazhin e institucionit më të lartë Kushtetues të Republikës së Kosovës, i cili tashmë është në pikën më të ulët të mundshme, si në opinionin e brendshëm kosovar ashtu edhe në atë ndërkombëtarë, është dëshmi i politikave improvizuese me të cilat po vazhdojmë të merremi si shtet. Këtë konkludim mund ta sjellim si rezultat i mosnjohjes dhe injorimit të madh që ju bë nga të dyja anët. Z.Pacolli ka po përjeton një kontestim të përgjithshëm. Në njërën anë partitë opozitare, organizatat e dala nga lufta, opinioni i gjerë publik, përpos që nuk e pranojnë faktin e zgjedhjes së tij, ai kontestohet dhe bojkotohet ne të gjitha mënyrat e mundshme. Presidenti i vendit, dhe mënyra e zgjedhjes së tij tashmë është rast i Gjykatës Kushtetuese. Në anën tjetër, përpos disa homologëve, të disa shteteve kyçe, të cilat janë në mënyrë direket të kyçura në zhvillimet në Kosovë, të cilat e përshëndetën zgjedhjen e Presidentit, për hir të procesit si: Uashingtoni, Tirana e Brukseli, e disa adresave të paketa, ndjehet një mungesë e qartë e përurimeve (përgëzimeve) për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Kam përshtypjen se ky post po tolerohet si ekzistent, por që në realitet po injorohet në total.
Vizita e legjendës së futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, e cila meritë i shkruhet z.Pacolli, vërtet do ishte një ngjarje shumë më rëndësi për vendin, në qoftë se do të ishte si rezultat i një agjende të përgatitur. Por deklarata e tij me rastin e mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari të Prishtinës, se nuk është në dijeni për arsyen konkrete të ardhjes së tij, e zbehu entuziazmin tim. Fakti që z.Bekenbauer mund të ketë ardhur si rezultat i një lobingu të shpejt, në formë avokati me honorarë, për të kontribuar në përmirësimin e imazhit të z.Pacolli, më bën vërtetë të ndihem keq dhe ta vej në dyshim simpatinë e madhe për idhullin tim Francin. Arsyeja është se do të kisha dashur që vizita e tij në Kosovë të ishte ndryshe. Që ai të kishte njohuri të mëdha për Kosovën, dhe se vizita e tij të ishte vërtet me zemër, e jo ashtu siç ndodhi. Prezantimi i vizitës ishte identik i ngjashëm, me disa prezantime të mëhershme të disa njohjeve nga zyra e AKR-së , me pompozitet që ne e bëmë. A i bënë nder kjo Institucionit të Presidentit? A ka ardhur Kosova në atë gjendje që ndoshta të paguaj njerëz që ta vizitojnë Presidentin e vendit?
Deklarata e këshilltarit të parë të z.Pacolli, z.Gecaj në info magazinë në TV Klan, se Presidenti, shpejt do të arri pajtim me ata, të cilët tashme nuk e njohin, dhe do jetë president i pranueshëm dhe unifikues për të gjithë, vërtetë lë hapësira për të menduar, se këta po menduakan se në këtë botë çdo gjë është në treg dhe mund të blihet. Është e vërtetë se çdo gjë materiale mund të blihet. Por vërtetë duhet të jesh injorant të mendosh që njeriu mund të blej: dashurinë, ndjenjat, shpirtin, lumturinë, e aq më pak zgjuarsinë. Mandej në deklaratën në vazhdim drejtuar disa mediumeve të caktuara, të cilat kanë shprehur rezervat e tyre ndaj zgjedhjes se z.Pacolli, në postin e Presidentit, si dhe publikimit të disa raporteve dhe dokumenteve të mediave të ndryshme ndërkombëtare mbi deklaratat dhe të bëmat e z.Pacolli, zëdhënësi Gecaj akuzon për shpifje mediumet vendore, për keqinterpretim të deklaratave publike. Në anën tjetër i thërret, mediat që të jenë të kujdesshme në deklaratat e tyre kur është në pyetje autoriteti i Presidentit si institucionin më të lartë Kushtetues i vendit. Deklarata të tilla, nuk janë as më shumë as më pak se presion dhe ndërhyrje ndaj mediave të lira. Deklarata e tillë mua mi përkujton deklaratat e mëhershme të ish-zëdhënësit të Qeverise, tash ministrit të Kulturës, z.Memli Krasniqi, se ata të cilët akuzojnë pandërprerë institucionet, janë kundër shtetit të Kosovës. Diktatura brina nuk ka, kështu, ngjizet, e ndryshe nuk funksionon.
Çka mund të konkludojmë nga kjo, kemi përfaqësues të shtetit të cilët asnjë homolog i ndonjë shteti normal, nuk ka gatishmëri t’i takojë, as t’i ftojë as t’i vizitoj zyrtarisht, me gjasë, varësisht nga jetëgjatësia e këtyre institucioneve, me udhëheqësit e tyre do të çmallemi, do të kënaqemi, duke i pasur të pranishëm në Kosovë. Vizitat e tyre zyrtare do të jenë vërtetë të rralla, përpos në vende të cilat janë të kyçura direkt në sendërtimin e shtetit tonë, dhe vendeve, ku demokracia është në nivelin e ngjashëm me atë të Republikës së Kosovës. I vetmi entuziazëm që më mbanë, për momentin është Parlamenti i Republikës së Kosovës, ku opozita e vendit është e fortë dhe kam shumë shpresë që vendimet që dalin nga këtu do jenë vërtetë në shërbim të vendit, ose nuk do kalojnë fare. Tjetër, vërtetë është shumë me rëndësi që Gjykata Kushtetuese, ta sqaroj sa me parë, amullinë, e cila është krijuar me rastin zgjedhjes së Presidentit të vendit.
(Autori ka përfunduar Fakultetin Drejtësi Shkenca Politike dhe Diplomaci)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_16-4-780x439.png)
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin