Vargani i analfabetëve dhe “Termokosi”
Është për shqetësim fakti se reagime nuk kemi patur as nga Komuna e Prishtinës, as nga sindikatat e arsimit, as nga vet personeli arsimor, ndërkohë që mungesa e këtyre reagimeve flet qartë për rritje të vazhdueshme të papërgjegjësisë institucionale
Po bëhen gati tre muaj që kur në institucionet arsimore në kryeqytetin e Kosovës nuk funksionon sistemi i ngrohjes dhe po kaq muaj orët mësimore në të gjitha shkollat e Prishtinës janë shkurtuar në 25 minuta. Dje, nxënësve të shkollave fillore të Prishtinës u është dhënë një javë pushim pikërisht për shkak të mungesës së ngrohjes dhe rënies së temperaturave, ndërkohë që edhe ky “vendim” është duke kaluar pahetueshëm dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë për humbjen e miliona orëve mësimore.
Është e çuditshme indiferenca e mosreagimit të institucioneve dhe prindërve për këtë fenomen që po shndërrohet në dukuri, ndërkohë që mediat këtë çështje janë duke e vënë në margjina për nga rëndësia që ka procesi mësimor për mijëra fëmijë dhe studentë në kryeqytetin e Kosovës.
Mungesa e ujit dhe energjisë elektrike në dhjetë vitet e fundit në Kosovë te qytetari ynë kanë krijuar imunitet. Tashmë mund të jetë i çuditshëm vetëm funksionimi i tyre, ndërkohë që këtyre dy mungesave jetike për qytetarin e Kosovës, muajve të fundit i është shtuar edhe mungesa e ngrohjes.
Ndërhyrjet buxhetore të Qeverisë së Kosovës dhe të Komunës së Prishtinës nuk kanë ndryshuar asgjë. Mjetet buxhetore që janë ndarë për kompaninë “Termokos” për të përmirësuar sistemin e ngrohjes të paktën për nga dy javë, udhëheqja e “Termokosit” nuk e ka aktivizuar sistemin e ngrohjes qoftë edhe për dy orë, prandaj qytetari me të drejtë shtron pyetjen; njëmend ku kanë përfunduar dhe kush mban përgjegjësi për mjetet e taksapaguesve kosovarë?!
Papërgjegjësia institucionale në Kosovë tashmë ka kaluar në përmasat e shqetësimit dhe askush nuk merr përgjegjësinë për moskryerje të detyrave, ndërkohë që akti i dorëheqjes tash sa vjet as që ekziston.
Derisa gjatë dhjetë viteve të okupimit serb vargani i fëmijëve dhe studentëve shqiptarë në Kosovë ia mësynte edhe bodrumeve për të zënë diturinë e munguar, tashmë nxënësit dhe studentët kosovarë as janë të pranishëm në bodrume, as në ambientet e shkollave. Kjo papërgjegjësi për mosvijim të rregullt të procesit mësimor do t’i kushtojë fëmijëve tanë dhe të ardhmes së Kosovës, pasi dihet shumë mirë se boshllëqet dhe cilësia jo e mirë e sistemit arsimor datojnë që nga fillimi i viteve ’90-ta, përkatësisht që nga fillimi i okupimit serb në Kosovë.
Po të kemi të dhëna të rregullta statistikore nga ndonjë institut shëndetësor, sigurisht që numri i sëmundjeve nga pasojat e të ftohtit të sivjetmë është shtuar dukshëm, por në mungesë të këtyre të dhënave, atëherë këtë defekt mund të mos e pranojmë njësoj si mungesën e procesit të rregullt mësimor që e shohim ndjeshëm dhe në pikë të ditës.
Është për shqetësim fakti se reagime nuk kemi patur as nga Komuna e Prishtinës, as nga sindikatat e arsimit, as nga vet personeli arsimor, ndërkohë që mungesa e këtyre reagimeve flet qartë për rritje të vazhdueshme të papërgjegjësisë institucionale.
Muajve të fundit jemi dëshmitarë kur fëmijët me orar të shkurtuar të orëve mësimore kthejnë menjëherë pas orës dhjetë të ditës, por a thua a do të nxjerrin ndonjë statistikë institucionet tona arsimore për miliona orë të humbura gjatë këtij semestri shkollor? Vështirë për ta besuar…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi